KUSHTET E LICENCIMIT
Kushtet për licencim të gjeodetit
Personi fizik mund të licencohet si gjeodet i licencuar nëse i plotëson këto kushte:
i. të ketë së paku përgatitjen e lartë për gjeodezi, respektivisht titullin inxhinieri gjeodezisë,
ii. licencimin mund ta fitojnë edhe personat me përgatitje të mesme profesionale drejtimi i gjeodezisë, por për punë me kohë të caktuar deri në
fund të vitit 2010.
iii. të ketë së paku 3 vjet përvojë në punët e gjeodezisë ose të kadastrës,
iv. të ketë të dhënë provimin profesional për punë në lëmin e gjeodezisë dhe të kadastrës,
v. të mos jetë në marrëdhënie pune në institucionet e kadastrës në ZKK, AKK ose në institucionet tjera që paguhen nga Buxheti i Kosovës,
vi. të ketë pajisjet e domosdoshme për punë, dhe marrëdhënie pune vetëm në një kompani gjeodete të licencuar ose kompani tjetër të
ngjashme.
vii. të ketë lokalin – objektin e punës qoftë në pronësi ose të drejtën e shfrytëzimit .
Personat të cilët nuk e kanë të dhënë provimin profesional për punë të gjeodezisë dhe të kadastrës mund të marrin licencën për punë me kusht që provimin ta përfundojnë në afatin prej 2 vjetësh prej momentit të fillimit të organizimit të provimit profesional.
Një gjeodet i licencuar mund të jetë në marrëdhënie pune vetëm në një kompani gjeodete të licencuar ose kompani tjetër të ngjashme.
Kushtet për licencimin e kompanive gjeodete
Kompania gjeodete apo kompania tjetër e ngjashme mund të licencohet përkryerjen e punëve të kadastrave sipas nenit 3 të këtij udhëzimi, nëse i plotëson këto kushte:
i. nëse kompania është e regjistruar në regjistrin e bizneseve në organin kompetent,
ii. nëse ka në marrëdhënie pune së paku një gjeodet të licencuar,
iii. të ketë pajisjet dhe instrumentet që i plotësojnë standardet teknike për kryerjen e punëve profesionale dhe të shërbimeve kadastrale për të cilat kërkon të licencohet ose deklaratën (kontratën ) për mënyrën e sigurimit dhe të përdorimit të pajisjeve (instrumenteve),
iv. të ketë lokalin e vet ose të drejtën e shfrytëzimit të një lokali të punës.
Shkarko kërkesën për licencim të kompanisë gjeodete