NEWS

AKK-ja takim me Akademinë e drejtësisë

Pas trajnimit që u mbajtë ditë më parë për Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj nga AKK, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar me Drejtorin e zyrës ligjore z. Ismet Kryesiu dhe z. Bashkim Shaqiri pritën në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë z. Valon Kurtaj me bashkëpunëtor. Këta të fundit falenderuan Agjencinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe propozuan që në trajnimet e tyre të shtohet një modul që do të ligjërohet nga ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.Palët ranë dakord qe të vazhdojnë bashkepunimin edhe në të ardhmen gjithmonë në të mirë të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës Kosovës.


AKK, takim me AACK

Agjencia Kadastrale e Kosovës, si institucion përgjegjës për koordinimin e infrastrukturës kombëtare për informacione hapësinore, është duke e thelluar bashkëpunimin me institucione publike që prodhojnë, mirëmbajnë dhe shfrytëzojnë të dhëna hapësinore. Për këtë arsye, me datë 11 Shkurt 2019, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takim pune mes kreut të AKK-së z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtor dhe z. Eset Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), po ashtu me bashkëpunëtor. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i informacioneve hapësinore mes institucioneve në fjalë, respektivisht ofrimi i të dhënave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për nevoja të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Z. Ahmeti prezantoi të dhënat që posedon AKK, si dhe prezantoi mënyrat më të shpejta e sigurta për ofrimin e këtyre të dhënave. Po ashtu z. Ahmeti informoi mbi mundësitë që ofron gjeoportali shtetëror i Republikës së Kosovës të cilin e administron AKK, si aplikacion unik për grumbullimin dhe shpërndarjen e informacioneve hapësinore. Pas informimit rreth produkteve dhe nevojave të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, palët u pajtuan që në të ardhmen të vazhdojnë takimet në nivel teknik, ndërsa si përfundim u konkludua se nga bashkëpunim I tillë, përfitues do të jenë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

 


AKK, takim në ARC

Bashkëpunimi midis Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencia për Shoqëri të Informacionit dhe Agjencisë së Regjistrit Civil me qëllim të lidhjes së shtetasve të Republikës së Kosovës me adresat e tyre (lidhja e regjistrit civil me regjistrin e adresave) si një domosdoshmëri për lehtësimin e dhënies së shërbimeve, funksionimi i shtetit ligjor (gjykatat , policia), etj, ishte qëllimi i takimit të mbajtur mes kreut të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtor, me z. Bekim Hoxha Kryeshef i ARC dhe me z. Selim Lulaj dhe z. Ardian Zajmi nga ASHI.  Në takim palët informuan njëri tjetri me progresin e deritanishëm në ndërtimin e një sistemi të unifikuar dhe modern të adresave dhe sistem modern te gjendjes civile (ARC). Në takim u propozuan mënyrat se si do të mund ta mbështesin financiarisht dhe me ekspertize këtë iniciativë të përbashkët. Po ashtu u diskutua gjithashtu mbi elementet të cilat do të ndihmojnë në lidhjen e dy regjistrave.  Palët ranë dakord të punojnë së bashku, nëpërmjet një grupi të përbashkët punues,  për ndërtimin e metodologjisë të lidhjes se dy regjistrave, pilotimin e kësaj metodologjie në një prej komunave të Kosovës dhe analizimi i mundësive për ta shtrirë këtë aktivitet në komunat e tjera të Kosovës në një të ardhme të afërt.

 

 


Ambasadori norvegjez viziton AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës qysh nga themelimi i saj, pos përkrahjes financiare të Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ka pasur edhe përkrahjen e donatorëve të fuqishëm ndërkombëtar, në mesin e të cilëve edhe Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi Kartverket. Me këtë përkrahje janë realizuar projekte të rëndësishme, përfituese nga të cilët kanë qenë si qytetarët po ashtu edhe institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë projektet si ngritja edhe avancimi i Sistemit të Informacionmeve Kadastrale të Tokës në Kosovë, Sistemi i Unifikuar i Adresave, Gjeoportali Shtetëror, Ueb shërbime për shkëmbim të të dhënave e ngjashëm. Me qëllim të prezantimit të këtyre të arriturave, si dhe me qëllim të identifikimit të fushave ku bashkëpunimi do të mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, Ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku u prit nga kreu i këtij institucioni z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtor. Në takim, u prezantuan në detaje statistika rreth të arriturave të AKK-së, ndërsa përmes demonstrimit në kohë reale të mbarëvajtjes së punëve në AKK z. Sjaastad kishte mundësi që nga afër të shohë të arriturat e AKK-së me fokus në fushat ku Norvegjia ka investuar financa dhe ekspertizë. Në fund të takimit z. Sjaastad u shpreh i kënaqur me të arriturat e AKK-së, ndërsa u zotua që përkrahja dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.


MMPH, takimi javor

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti morri pjesë në takimin e rregullt javor të organizuar nga Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Fatmir Matoshi. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve brenda MMPH-së, prioritetet dhe angazhimet për të ardhmen. Në takim, përfaqësues të MMPH-së, Kryeshefat e Agjencive, Kryeinspektori, U.d drejtorin e ARPL-së, Auditori i Brendshëm prezantuan planet dhe aktivitetet brenda institucioneve të tyre, diskutuan mbi sfidat eventuale dhe kanalet për tejkalimin e tyre. Takimet e këtij lloji janë të rregullta në MMPH, ndërsa konsiderohen si trup i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve dhe produkteve ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.