ARKIVI I LAJMEVE

Dorëzohen ende rezultate të RIK

Agjencia Kadastrale e Kosovës sipas nenit 29, Ligji për Kadastër Nr. 04/-L-013 ka zhvilluar projektin për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale për 23 zona kadastrale. Si pjesë e këtij projekti ka qenë përfshirë edhe Komuna e Podujevës, rrespektivisht Zonat Kadastrale Gllamnik, Obranqe, Peranë, Livadice, Letancë, Surkishë, Siboc i epërm. Pas përfundimit të projektit, përfaqësuesit e Agjencisë Kadastralë të Kosovës me datën 30.12.2014 në Zyrën Komunale Kadastrale në Podujevë dorëzuan raporti final të punës nga realizimi i Projektit, respektivisht dosjet e realizuara nga Projekti RIK (kopje fizike dhe të skanuara), të dhënat Grafike (ITF file), ITF është migruar në Cadastral Map, parcela të rindërtuara, objekte, matjet origjinale, matjet e barazuara, shapefilat (gjendja faktike e komplet ZK), parcelat, skicat e terrenit (kopje fizike dhe të skanuara), evidencat e pjesëmarrjes në Shikim Publik, raportin në mes të gjendjes grafike dhe tekstuale (Excel file), materialet e Informimit Publik, materialet e Shikimit Publik, etj. Përfaqësuesit e AKK-së u pritën nga drejtorët e Zyrave Kadastrale dhe stafi profesional i Komunave respektive, të cilët shprehen falënderime dhe përgëzime për AKK-në për realizimin me sukses të këtij.


Dorëzohen rezultatet e RIK

Agjencia Kadastrale e Kosovës sipas nenit 29, Ligji për Kadastër Nr. 04/-L-013 ka zhvilluar projektin për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale për 23 zona kadastrale. Në komunën Fushë Kosovë janë përfshirë Zonat Kadastrale Henc, Vragoli, Sllatinë e Vogël, Miradi e Epërme, Miradi e Poshtme dhe Kuzmin, si dhe në Komunën Lipajn janë përfshi Zonat Kadastrale Topliçan, Konjuhë, Grackë e Vjetër,  Dobraj e Madhe, gadime e Ulët dhe Shalë. Pas përfundimit të projektit, përfaqësuesit e Agjencisë Kadastralë të Kosovës me datën 23.12.2014 në Zyrën Komunale Kadastrale në Lipaj dhe në atë në Fushë Kosovë dorëzuan raporti final të punës nga realizimi i Projektit, rrespektivisht dosjet e realizuara nga Projekti RIK (kopje fizike dhe të skanuara), të dhënat Grafike (ITF file), ITF është migruar në Cadastral Map, parcela të rindërtuara, objekte, matjet origjinale, matjet e barazuara, shapefilat (gjendja faktike e komplet ZK), parcelat, skicat e terrenit (kopje fizike dhe të skanuara), evidencat e pjesëmarrjes në Shikim Publik, raportin në mes të gjendjes grafike dhe tekstuale (Excel file), materialet e Informimit Publik, materialet e Shikimit Publik, etj. Përfaqësuesit e AKK-së u pritën nga drejtorët e Zyrave Kadastrale dhe stafi professional I Komunave rrespektive, të cilët shprehen falënderime dhe përgëzime për AKK-në për realizimin me sukses të këtij. 

Shkarko raportin për Lipjan 

Shkarko raportin për Fushë Kosovë


Raporti për RIK, Komuna Prishtinë

Agjencia Kadastrale e Kosovës sipas nenit 29, Ligji për Kadastër Nr. 04/-L-013 ka zhvilluar projektin për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale për 23 zona kadastrale. Ndërsa në komunën e Prishtinës kanë qenë të përfshira në projekt katër ZK, si Bërnicë e Poshtme, Prugovc, Barilevë dhe Drenoc. Pas përfundimit të projektit, përfaqësuesit e Agjencisë Kadastralë të Kosovës me datën 18.12.2014 në Zyrën Komunale Kadastrale në Prishtinë dorëzuan raporti final të punës nga realizimi i Projektit, rrespektivisht dosjet e realizuara nga Projekti RIK (kopje fizike dhe të skanuara), të dhënat Grafike (ITF file), ITF është migruar në Cadastral Map, parcela të rindërtuara, objekte, matjet origjinale, matjet e barazuara, shapefilat (gjendja faktike e komplet ZK), parcelat, skicat e terrenit (kopje fizike dhe të skanuara), evidencat e pjesëmarrjes në Shikim Publik, raportin në mes të gjendjes grafike dhe tekstuale (Excel file), materialet e Informimit Publik, materialet e Shikimit Publik, etj. Përfaqësuesit e AKK-së u pritën nga drejtoresha e ZKK Prishtinë Nora Kelmendi dhe stafi profesional. Stafi i ZKK Prishtinë shprehen falënderime dhe përgëzime për AKK-në për realizimin me sukses të këtij projekti pjesë e të cilit kanë qenë edhe ZKK Prishtinë. 

 


Inaugirimi i sallës bashkëkohore të trajnimeve

Agjencia Kadastrale e Kosovës me ndihmën e Qeverisë Norvegjeze ka investuar një shumë prej mbi 100.000 euro për krijimin e një salle bashkëkohore trajnimi e konferencash. Me këtë rast, me datë 10 dhjetorë 2014 (e mërkurë) , me fillim prej orës 11:00, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës u bë inaugurimi solemn i kësaj salle trajnimi nga vetë Ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës z. Jan Braathu. Me rastin e inaugurimit ambasadori norvegjez vlerësoi angazhimin e një të arriture të tillë duke thënë që padyshim një ambient i mirë pune e trajnimi ka ndikim të madh edhe në ngritjen e kualitetit të të dhënave që u ofrohen qytetarëve. Nga ana tjetër, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës prof. Dr. Murat Meha tha që ngritja e vargut të projekteve, të shërbimeve dhe të produkteve në Agjencinë Kadastrale të Kosovës nuk erdhi sa hap e mbyll sytë. "Avancimet, tani më të dukshme, erdhën falë angazhimit tonë profesional dhe falë përkushtimin të secilit prej punëtorëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Gjatë këtij rrugëtimi u shoqëruam edhe nga sfida të ndryshme shumë prej të cilave i kemi tejkaluar me sukses. Por duhet thënë se pos që ishim shoqëruar nga sfidat, paralelisht ishim të shoqëruar edhe nga miq të fuqishëm. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj ekipin e autoritetit norvegjez për kadastër dhe hartografi "Staten Kartverk", z. Helge Onsrud, z. Brede Gundersen dhe z. Steinar Hoseggen, të cilët profesionalisht ndihmuan në realizimin e projekteve kapitale si Sistemi I Unifikuar i Adresave dhe Sinjalizimet rrugore, SIKTK, Cadastral Map dhe Gjeoportalin. Edhe pse nga të dyja palët, si nga AKK po ashtu edhe nga Staten Kartverk, ekzistonte aftësia dhe vullneti për të ngritur sistemin kadastral në Kosovë, një gjë e tillë vështirë do të ishte e arritshme pa mbështetjen konstante të mikun të madh të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ambasadorit të Norvegjisë në shtetin tonë, z. Jan Braathu", tha z. Meha. Në fund të takimin palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke garantuar përkushtim profesional e transparenë gjatë realizimit të projekteve.


AKK bashkëpunon me GIZ-in

Me qëllim të përkrahjes së vazhdueshme për AKK-në, një staf I delegacionit të GIZ-it gjerman udhëhequr nga  inxhinieri I gjeodezisë, M.Sc. Bernhard Heckman, ka prezantuar projekte të ndryshme nga lëmi i gjeodezisë dhe kadastrit, të cilat projekte ndikojnë direkt në ngritje të cilësisë së të dhënave kadastrale dhe lehtësimin e shërbimeve gjeodezike paralel me zhvillimin e teknologjisë. Pjesëmarrës në seminar kanë qenë: Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së, Prof. Dr. Murat Meha dhe një pjesë e stafit të AKK-së. z.Heckman fillimisht ka prezantuar formën e duhur të definimit të gjeoidit regjional, metodat për përcaktimin e tij përmes matjeve gravimetrike dhe saktësinë që ai ofron nëse matjet gravimetrike realizohen konform hapave që ai prezantoi. Përveç asaj, z.Heckman, prezantoi punën e tij 6 mujore në azhurnimin e udhëzimeve të punës nr. AKK  2005/01, 2005/02, 2005/03, 2005/04 dhe 2005/05 dhe prezantoi modelet të cilat Agjencia Kadastrale e Kosovës mund të përfitoj direkt në cilësisnë e të dhënave. Prof. Meha përgëzoi z.Heckman dhe përshëndeti atë dhe GIZ-in gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ata janë duke e bërë për AKK-në, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe krijimin e një platformë të qëndrueshme bashkëkohore në lëminë e gjeodezisë dhe kadastrit. Stafi gjerman u zotua që AKK-ja do të përkrahet vazhdimisht nga GIZ-i dhe do të hartohen udhëzime të punës, me qëllim të krijimit të Kadastrit Kooordinat dhe bashkëkohor paralel me atë Evropian.