ARKIVI I LAJMEVE

Intensifikohen punët në RIK

Me qëllim të diskutimit të ecurisë së planit dinamik në implementimin e projektit Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 50 Zona Kadastrale, sot në hapësirat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur një takim gjithëpërfshirës mes  ekspertëve të AKK-së, respektivisht Kryetarit të Komisionit për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, menaxherëve të projektit, ekspertëve kadastral dhe atyre për barazi gjinore, etj. Në takim është biseduar rreth sfidave në  projekt, ecurisë së projektit, fushave të informimit e ngjashëm. Nga operatorët ekonomik është kërkuar ngritje e shkallës së raportimit, si dhe dhënia e kontributit të tyre në barazinë mes gjinive gjatë regjistrimit të pronës. Përfaqësues të operatorëve ekonomik janë pajtuar që paralelisht me regjistrimin e pronës brenda RIK-ut, të informojnë edhe qytetarët mbi benefitet nga një pronë e regjistruar si dhe të drejtat e barabarta në pronë.


Benefitet nga IMPULS

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha dhe Udhëheqësi i Njësisë për Sistemin e Adresave brenda AKK-së z. Amir Sogojeva, ka qëndruar në Gavle të Suedisë ku me 25 - 26 nëntor 2014 është mbajtur seminari i radhës i projektit IMPULS,  i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të regjionit në pajtueshmëri me standardet evropiane. Fokus kryesorë i këtij seminari ka qenë komponenta e gjashtë e projektit që ka të bëjë me benefitet e projektit "Impuls", demonstruar kjo përmes shembujve konkret. Pos përfaqësuesve nga Republika e Kosovës, në këtë seminar morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve bartëse për infrastrukturën e të dhënave gjeohapësinore nga shtetet e regjionit si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues nga autoriteti suedez për kadastër "Landmateriet", që njëherësh janë edhe implementues të projektit "Impuls". Ne vazhdën e takimeve të projektit Impuls, këtë javë do të mbahet një seminar regjional ne Shkup ne lidhje me Regjistrin e adresave, ku po ashtu do të prezantojë edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës.

 


Avancim në barazi gjinore

Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë ka filluar me implementimin e projektit të regjistrimit të pronave edhe në emër të dy bashkëshortëve. Me qëllim të ngritjes së shkallës së barazisë gjinore, Banka Botërore ka përkrahur AKK-në në zhvillimin e projektit për regjistrimin e pronave në bashkëpronësi të dy bashkëshortëve, pra pronar të jenë burrë e grua. Me fillimin e këtij projekti, Agjencia Kadastrale e Kosovës edhe njëherë dëshmon vendosmërinë e saj në ngritjen e vetëdijes dhe funksionalizimin e Kadastrit dhe Pronës konform kërkesave dhe standardeve europiane. Sot në AKK janë mbajtur takimet e para mes përfaqësuesve të Komunave, shoqatës për të drejtat e grave dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ku janë diskutuar hapat konkret veprimi dhe janë zotuar në shtyrje para të këtij procesi dhe krijimin e një baze të qëndrueshme pronësoro-juridike pa dallime gjinore.


Vlerësimi masiv i pronave të paluajtshme

Agjencia Kadastrale e Kosovës me datë me datë 18 dhe 19 nëntor 2014 ishte nikoqire e seminarit me titull "Vlerësimi masiv i pronave të paluajtshme" i cili është një në vargun e punëtorive, konferencave e aktiviteteve të ndryshme që mbahen si pjesë e projektit "Impuls" i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeo hapësinore të shteteve të regjionit në pajtueshmëri me standardet evropiane. Pos përfaqësuesve nga Republika e Kosovës, në këtë seminar morrën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve batëse për infrastrukturën e të dhënave gjeohapësinore nga shtetet e regjionit si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues nga autoriteti suedez për kadastër "Landmateriet", që njëherësh janë edhe impementues të projektit "Implus". Gjatë seminarit dy ditorë u mbajtën prezantime përmes të cilave u trajtuan principet e vlerësimit masiv, metodat e përgjithshme të veprimeve të tilla dhe legjislacioni i cili shërben si bazë për vlerësim masiv. Po ashtu, u shkëmbyen ide rreth kapërcimit të sfidave të ndryshme dhe reziqeve potenciale nga një proces i tillë, duke u bazuar në praktikat e shteteve të zhvilluara. Nga Kryeshefi i AKK-së u tha se ekspertët e AKK-së kanë nevojë për një trajnim shtesë me qëllim që të jenë në nivel të kryerjes së detyrave gjatë procesin të vlerësimit masiv të patundshmërive. Projekti i financohet nga SIDA suedeze. 


Njoftim me aplikacionet e AKK-së

Në seminarin e organizuar nga Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me OSBE-në, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka prezantuar të arriturat e saj dhe janë demonstruar hapat e përdorimit të aplikacioneve të bazës tekstuale SIKTK dhe Cadastral Map. Në këtë seminar, pjesëmarrës kanë qenë zyrtar nga Zyra Kadastrale Komunale Graçanicë, Shtërpce, Novobërdë, Kllokot, Ranillug dhe Partesh. Pjesëmarrës nga Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë qenë ekspertët kadastral z. Avni Ahmeti, z-nja. Drenusha Januzi dhe z.Vllaznim Vuçitërna, për të prezantuar të arriturat në zhvillimin e projekteve të shumta dhe trajnimet e kërkuara në bazën e të dhënave SIKTK. Në këtë panel, z.Ahmeti prezantoi te arriturat e AKK-së në zhvillimin e projekteve siç janë: Rinxhinjerimi i zyrave, Kadastri i ndërtesave, Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Sistemi i Adresave, Gjeoportali, Hartat Topografike, Cadastral Map, KOPOS dhe shumë të tjera, si dhe benifitet që kanë këto komuna të dalura nga Pakoja e Ahtisarit pas decentralizimit. Pjesëmarrësit e ZKK-ve kanë përshëndetur punën e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe kanë përgëzuar menaxhmentin e saj për projektet e zhvilluara deri më tani, projektet të cilët kanë ndikuar direkt në ngritje të efikasitetit dhe kanë ofruar një qasje moderne të cilën deri më tani nuk e kanë pasur. Pjesëmarrësit nga AKK-ja u zotuan që do të ofrojnë mbështetjen e parezervë për këto komuna me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të plota ne lëmin e kadastrit, në mënyrë që qytetarëve në këto komuna t'ju ofrohet një shërbim i shpejtë dhe i saktë konform standardeve bashkëkohore gjeodezike.