ARKIVI I LAJMEVE

Takim solemn i personelit të AKK-së

Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha ka mbajtur një takim solemn me stafin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të përgëzimit të secilit prej tyre për angazhimin në kryerjen e detyrave të caktuara. Sipas Kryeshefit, kontributi i secilit prej punëtorëve të AKK-së ka ndikuar në ngritjen e kualitetit të shërbimeve kadastrale. Po ashtu Kryeshefi ka thënë se relaizimi i projekteve është vlerësuar si nga bashkëpunëtorë të fuqishëm ndërkombëtar si Banka Botërore, "Staten Kartverk", Komisioni Evropian, JICA japoneze etj. Sipas tij, edhe institucionet vendore kanë vlerësuar realizimin e projekteve, ofrimin e qasjes së shpejtë në dhëna të sakta. Në takim u theksua se gjatë vitit që po lihet pas ka pasur edhe sfida të ndryshme, por se të njejtat janë identifikuar me kohë dhe me bashkëpunim është arritur që të njejtat të tejkalohen. Sa i përket vitit të ardhshëm në takim u diskutua edhe mbi vizionin për të ardhmen, duke u zotuar në kryerjen e projekteve të ndryshme që do ta rradhitin kadastrën në Kosovë në të njejtin rrafsh me shtetet e zhvilluara perëndimore.  


Menaxhmenti, mbledhja e fundvitit

Në takim e fundvitit mbajtur nga Menaxhmenti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga Ekzekutivi dhe Drejtorët e Drejtorive është bërë një rekapitulim i projekteve të realizuara gjatë vitit 2015. Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha vlerësoi angazhimin e ekspertëve të AKK-së në realizimin e projekteve duke thënë se të gjitha vlerësimet e bëra si nga institucione vendore poashtu edhe nga ato ndërkombëtare, puna e AKK-së është vlerësuar si e kënaqshme. Rezultatet e projekteve nuk kanë munguar ndërsa si më të rëndësishme u cekën projekti i Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale në 50 Zona Kadastrale, avancimi i kornizës ligjore dhe strategjive në fushën e gjeoinformacionit dhe teknologjisë së informacionit, pastaj përfshirja e komuniteteve në shrfytëzimin e të drejtave pronësore, transparcena, zgjërimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve, etj. Menaxhmenti i AKK-së vlerësoi angazhimin e të gjithë stafit në realizimin e projekteve, duke thënë se një angazhim i tillë ndikoi në ngritjen e kualitetit dhe sigurisë së të dhlënave kadastrale, dhe qasjen e shpejtë në këto të dhëna për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

 


Udhëzimi Administrativ për shpëronësim

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) duke u bazuar në Ligjin Për Kadasër Nr.04/L-013, neni 4, paragrafi 6 është përgjegjëse për Kadastër dhe ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. AKK-ja ka përgatitur Udhëzimi Administrativ MMPH-Nr. 18/2015 për regjistrimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme dhe i njejti ka hyrë në fuqi pas aprovimit edhe nga Ministri i MMPH-së, z. Ferid Agani. Udhëzimi për lexim dhe shkarkim mund të gjindet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës www.kca-ks.org.

Shkarko UA

 


Aktivitete të ngjeshura rreth RIK

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke implementuar fazën e fundit të implementimit të projektit Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 50 Zona Kadastrale, me ç'rast janë duke u kontrolluar procesverbalet e grumbulluara nga qytetarët në  zonat ku është implemetuar projekti. Ekspertë kadastral, rrespektivisht menaxherët e projektit të RIK si dhe anëtarët e Komisionit janë duke bërë kontroll të kualitetit të procesverbaleve, para se gjendjet e reja faktike të futen në sistemin qendron për administrimin e rregjistrave pronësorë, Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokës në Kosovë. Ky project është kryer në kuadër të projektit të bankës Botërore "RECAP" dhe ka për qëllim harmonizimin e gjendjes së regjistrave pronësor me gjendjen reale në terren. 


IMPULS, AKK përfaqësohet në Malmo

Prof. Dr. Murat Meha në cilësin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që është autoritet qendror për kadastër dhe hartografi, është duke marrë pjesë në takimin e drejtorëve të Agjencive homologe nga shtetet e regjionit, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë. Një takim i tillë është duke u mbajtur në kuadër të projektit IMUPLS, projekt ky që konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore mes shteteve të regjionit me ato të shteteve anëtare të BE-së. Qëllimi I takimit është bashkëpunimi regjional në krijimin e politikave për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore mes shteteve të regjionit, rrespektivisht harmonizimi i të dhënave, shpërndarja e standardizuar e tyre, krijimi i bazës ligjor e për një proces të tillë si dhe krijimi i sa më shumë benefiteve nga një proces i tillë. Kryeshefi në takim ka prezantuar ecurinë e projekteve të AKK-së në këtë fushë, qoftë në aspektin ligjorë qoftë në bashkëpunimin me institucionet tjera që administrojnë të dhëna ghjeohapësinore, qoftë në realizim të suksesshëm të projekteve në terren.