ARKIVI I LAJMEVE

Takohet Komisioni Ndërministror për Administrimin e Tokës

Nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe me pjesëmarrje të palëve të interesit si nga institucionet publike po ashtu edhe institucionet ndrëkombëtare, në Prishtinë është mbajtur takimi i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës. Qëllimi i këtij takimi ishte trajtimi i mundësive për avancimin e administrimit të tokës, legjislacioni që rregullon administrimin e tokës dhe avancimi i tij, projektet në fushën e administrimit të tokës dhe transparenca. Takimi u hap nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Mendim Rugova, i cili në hapje të takimit  iu referua raportit "Doing Bussines" të Bankës Botërore në të cilin Republika e Kosovës ka shënuar ngritje të ndjeshme. "Qysh në fillim dua të u informojë se bazuar në Raportin e Bankës Botërore për bërjen e biznesit, falë angazhimit të këtij rrjeti institucional të përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushave përkatëse, bërja e biznesit në përgjithësi dhe regjistrimi i pronës dhe administrimi i tokës në veçanti, kanë shënuar një ngritje të ndjeshme", ka deklaruar z. Rugova duke shtuar se Qeveria është pjesëmarrëse dhe mbikëqyrëse aktive e të gjitha projekteve që po realizohen nga institucionet përkatëse. Edhe Zv. Ministri i Ministrisë së Financave z. Agim Krasniqi vlerësoi punën e Komisionit dhe nga ana tjetër garantoi përkrahjen financiare të Ministrisë në zhvillimin e projekteve të reja dhe mirëmbajtjen e projekteve ekzistuese. Pas tyre Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr Murat Meha foli mbi aktivitetet e ndërmarra në periudhën mes dy takimeve të Komisionit në fushën e të dhënave hapësinore, si dhe inkurajoi institucionet që të shpërndajnë të dhënat gjeohapësinore si me palë të interesit po ashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, rrespektivisht përfaqësues të Projekti për Regjistrim të Pronës i Bankës Botërore, përfaqësues të autoritetit norvegjez për kadastër dhe hartografi "Staten Kartverk" dhe përfaqësues nga programi i USAID për të drejtat pronësore u zotuan për vazhdim të përkrahjes, ndërsa kërkuan koordinim të aktiviteteve dhe përkushtimin e Qeverisë në financimin e mirëmbajtes së projekteve të zhvilluara përmes donacioneve të tyre. Takimi i pasua me prezantime profesionale nga institucione të ndryshme publike si MMPH-ja, Agjencia e Statistikave e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, etj. Në përfundim të takimit u nxorrën rekomandime që përmblodhën aktivitetet qëp duhet ndërmarrë në të ardhmen. 


AKK dhe ASIG, punëtori e përbashkët

Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me institutcuionet përkatëse nga shtetet e regjionit, ka pritur në një takim pune ekspertë nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor i Republikës së Shqipërisë. Në takim janë prezantaur strategjitë e shteteve rrespektive në fushën e shkëmbimit të informacioneve gjeohapësinore, si dhe legjislacioni në fuqi që krijon bazën për një proces të tillë. Prezantimet profesionale kanë qenë interaktive, ku janë ngritur çështje të interesit të përbashkët, ndërsa ekspertët e kanë vlerësuar një punëtori të tillë si tepër të rëndësishme, krejt me qëllim të ngritjes së infrastrukturës hapësinore në nivel me shtetet e BE-së. Takime të ngjajshme pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 


AKK, takim me Drejtorinë e Pronës

Një delegacion i Drejtorisë për Tatim në Pronë nga Ministria e Financave, i përbërë nga z. Agron Çerkini dhe z. Ermal Mehaj, ka qëndruar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës me qëllim të diskutimit të mënyrave të shkëbimin të të dhënave mes institucioneve rrespektive dhe legjislacionin që mundëson procesin e shkëmbimit të të dhënave. Në takimin e udhëhequr nga Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha dhe Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Abdurrahman Kuleta, janë prezantuar të dhënat në dispozicion të Agjencisë si dhe janë prezantuar mënyrat e ofrimit të qasjes në këto të dhëna. Takimi ka qenë i frytshëm ndërsa takimet e ngjajshme me palë të interesit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen krejt me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për qytetarët e Republikës së Kosovës. 

 


Studentët vizitojnë AKK-në

Agjencia Kadastrale e Kosovës përpos aspektit të saj profesional në mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, kadastrës dhe hartografisë është e përfshirë edhe në çështje shoqërore, krejt me qëllim të vetëdijësimit të qytatarëve, studentëve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private rreth peshës së administrimit të tokës. Për këtë arsye ekspertët e AKK-së kanë pritur një grup studentësh nga programi studimorë Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë, para të cilëve eskpertët e AKK-së kanë prezantuar projektet e implementuara dhe ato në implementim e sipër nga AKK. Projektet e prezantuara kanë qenë Rinëdertimi i Informacioneve Kadastrale, Krijimi i Kadastrit të Ndërtesave, Sistemi i Unifikuar i Adresave, gjeoportali shtetërorë, prodhimi i hartave të reja topografike etj. Prezantimet kanë qenë dinamike dhe interaktive ndërsa studentët kanë marrë përgjigje në shumë nga pyetjet e ngritura nga ta.

 


Punëtori në Tiranë

Në kuadër të projektit IMUPLS që konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore mes shteteve të regjionit, një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marrë pjesë në punëtorinë treditore kushtuar shkëmbimit të të dhënave gjeohapësinore, që është mbajtur në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Gjatë qëndrimit atje, stafi i AKK-së ka qenë angazhuar në komponentat kryesore të projektit IMPULS, si harmonizimi i të dhënave, serviset për shkëmbim të të dhënave, legjislacioni për shkëmbim të të dhënave, metadatat dhe shpërndarja e të dhënave. IMPULS është projekt i financuar nga autoriteti suedez për kadastër dhe hartografi "Lantmateriet", ndërsa pjesëmarrëse janë të gjitha shtetet e regjionit.