ARKIVI I LAJMEVE

AKK dhe AKS në Forum ndërkombëtar në Vienë

Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Statistikave janë duke u përfaqësuar në nivel ekspertësh në Forumin Europian për Gjeografi dhe Statistika organizuar nga "Eurostati", Statistikat e Austrisë dhe nga Agjencia gjermane e Kadastrave dhe Hartografisë e Austrisë.   Tema e forumit eshte ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes agjencive të hartografisë dhe agjencive të statistikave. Në këtë forum marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfaqësues të agjencive të hartografisë dhe statistikave. Eksperët e Republikës së Kosovës në këtë forum kanë prezantuar edhe punimin profesional me titull "Ndikimi i databazës shtetërorre të adresave në statistikat shtetërore dhe në censusin në Republikën e Kosovës".

 


Trajnim për CR Tool

Duke marrë parasysh faktin që projekti Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 50 Zona Kadastrale është duke iu afruar përfundimit dhe se të dhënat e grumbulluara në terren dhe të aprovuara nga Komisioni për RIK do to duhet që së shpejti të futen në SIKTK  përmes aplikacionit të ashtuquajtur "Vegël për Rindërtimin e Kadastrës" ose "CR tool", ekspertët e AKK-së kanë ndëmarrë një fushatë trajnimi intensiv me përfaqëues të Operatorëve Ekonomik për të aftësuar ata për përdorimin e kësaj vegle, rrespektivisht këtij aplikacioni. Me përfaqësuesit është diksutuar mënyra e futjes së këtyre të dhënave në SIKTK, mënyra e kontrollit të kualitetit të të dhënave, rritja e kualitetit të të dhënave dhe aprovimi i të dhënave nga komisioni përmes veglës (modulit) CR Tool.


Aprovohen lëndë nga RIK

Në kuadër të agjendës së rregullt javore lidhur me implementimin e projektit Rindërtimi I Informacioneve Kadastrale (RIK) në 50 Zona kadastrale, Komisioni për RIK ka bërë shqyrtimin dhe aprovimin e lëndëve të hartuara nga operatorët ekonomik që kanë implementuar projektin në terren, rrespektivisht "Lorenco &Co" dhe "Emi Grup". Në takimin e fundit të mbajtur në ambientet e AKK-së është bërë shqyrtimi dhe aprovimi i 500 lëndëve (Procesverbaleve të RIK-ut) për zonat kadastrale Bellanicë dhe Llashkadrenoc të Komunës Malishevë. Këtij procesi deri më tani i janë nënshtruar rreth 1500 lëndë nga 15 zona kadastrale, derisa në shqyrtim dhe aprovim do të nënshtrohen 50 zona kadastrale deri në fund të projektit. Komisioni ka përshëndetur ecurinë e punës, dhe ka garantuar angazhim maksimal në arritjen e qëllimit, përkatësisht realizimin e projektit në pikë maksimale.ation of the project at the maximum point.


Riinxhinjerimi i ZKK Gjilan

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha priti në një takim pune Drejtorin e Zyrës Kadastrale Komunale të Komunës së Gjilanit z. Sadudin Berisha dhe Shefin e sektorit të pronës brenda kësaj ZKK  z. Sali Fazliu. Pos njoftimin me aktivitetetet e përgjithshme në dy institucionet respektive si dhe prezantimit të ecurisë së projekteve që po zhvillohen nga këto institucione, në këtë takim u nënshkrua edhe Marrëveshja për Mirëkuptim për Riinxhinjerimin e hapësirave të Zyrave Kadastrale Komunale. Financimi për riinxhinjerim mundësohet përmes projektit të Bankës Botërore RECAP, ndërsa konsiston me ndryshimin e vetë mënyrës së punës nëpër ZKK, e arritur kjo përmes funkaionalizimit të Zyrave pritëse dhe Zyrave për procesimin e lëndëve. Kjo metodë pune e cila praktikohet edhe në shtetet e zhvilluara perëndimore ndikon në ngritjen e sigurisë, ngritjen e kualitetit të të dhënave, ngritjen e transparencës, etj.

 

 


Konferencë për objektet joformale

Një delegacion o Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë prej ekspertëve për kadastër, ekspertëve ligjor si dhe nga Zyra për Koordinimin e Projekteve, kanë marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Vendbanimet Joformale organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Kjo konferencë është organizuar me rrastin e shënimit të dhjetëvjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Vienës për vendbanimet Joformale në Evropën Juglindore 2004/2005 nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, mali i zi dhe Serbia. Konferenca u fokusua në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave nga shtetet nënshkruese (pos Serbisë e cila nuk morri pjesë) në fushën e trajtimin të ndërtimeve joformale. Ekspertë nga fusha të interesit gjatë dy ditëve sa zgjati Konferenca, ekspertë të fushave të interesit mbajtën prezantime të ndryshme profesionale në fushën e trajtimit të objekteve joformale në shtetet respektive.