ARKIVI I LAJMEVE

Delegacioni i AKK në Shkup

Një  delegacion i gjërë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Prof. Dr. Murat Meha është duke qëndruar në Shkup të Republikës së Maqedonisë me rastin e konferencës përmbyllëse të projektit të Bankës Botërore për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme në Republikën e Maqedonisë, implementuar nga Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri e këtij shteti. Në këtë Konferncë kanë marrë pjesë udhëheqësit dhe ekipet e ekspertëve nga të gjitha institucionet për kadastër nga shtetet e regjionit, përfshi edhe ekspertë të Bankës Botërore dhe të shteteve të Evropës Perëndimore. Agjencia Kadastrale e Kosovës e konsideron pjesëmarrjen në këtë konferencë si të dobishme për shkak se edhe vetë është përfituese e një projekti të ngjajshëm nga Banka Botërore. Njoftimi me sfidat dhe shkëmbimi i përvojave konsiderohet se mund të ngrisë edhe shkallën e kualitetit të projektit që po implementohet nga AKK. 


AKK pret shefin e gjeodezisë në UP

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës u mbajt një takim pune mes Kryeshefit të AKK-së Prof. Dr. Murat Meha dhe Shefit të Drejtimit të Gjeodezisë pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UP Prof. asoc. Përparim Ametit. Qëllimi i këtij ishte njoftimi i dyanshëm rreth aktiviteteve të institucioneve në fjalë, si dhe identifikimi i fushave se ku do të mund të ngritej bashkëpunimi mes institucioneve. Kryeshefi i AKK-së e njoftoi z. Ametin me projektet e interesit publik të cilat janë duke u zhvilluar në AKK. Njëra nga temat e diskutimit ishte edhe çështja e aktiviteteve të Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ndërsa për këtë çështje Kryeshefi para z. Ametit shpalosi tërë dokumentacionin ligjorë dhe hartografik, për të cilin tha se është arkivuar edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve në fjalë u dakorduan që bashkëpunimi të jetë më i shpeshë, krejt kjo me qëllim të ngritjes së kualitetit të produkteve dhe shërbimeve gjeodezike që u ofrohen qytetarëve.  


Diskutim rreth manualit të ri për matje

Me qëllim të diskutimit rreth aktiviteteve profesionale për krijimin e Manualit për Matje Kadastrale dhe Regjistrim, një grup ekspertësh të AKK-së kanë mbajtur një takim pune me ekspertin e Bankës Botërore z. Valentin Kotsev, të angazhuar për krijimin e këtij manual. Në takim nga ana e z. Kotsev është bërë një prezantim profesional i gjendjes aktuale të Manualit, përmbledhja e udhëzimeve të rëndësishme administrative në këtë Manual si dhe është kërkuar përkrahje nga ekspertët e AKK-së në finalizimin e Manualit. Ndërsa nga ana e ekspertëve të AKK-së janë ngritur çështje për të cilat ekspertët besojnë se kërkojnë trajtim akoma më të qartë. Palët janë pajtuar se Manuali duhet të përfundojë sa më parë dhe janë zotuar në bashkëpunim të shtuar deri në përfundim të tij.


Informacion

Kronologji e shkurtër e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Malit te Zi

Përkufizimi i territorit të shtetit nënkupton përcaktimin e vijës kufitare të tij me shtetet fqinje. Ne parim përcaktimi i vijës kufitare si përkufizuese e territorit të shtetit ka ngjashmëri të karakteristikave në të gjitha shtetet e botës. Mirëpo mënyra e përcaktimit të vijës kufitare, qoftë vija tokësore apo ujore të secilit shtet i ka karakteristikat e veçanta, qe dallojnë nga njeri tjetri, prandaj në asnjë rast nuk mund të merret si bllok apo model absolut nga një shtet për përkufizimin e shtetit tjetër.

Shkarko kronologjinë


Kryetarja e FIG në Kosovë

Kryetarja e Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve, institucion ky nën ombrelën e të cilën prëfshihën 121 shtete nga e mbarë bota përfshi edhe Republikën e Kosovës, zonja Chrissy Potsiu ka qëndruar në një vizitë dy ditore në Prsihtinë, rrespektivisht në Agejncinë Kadastrale të Kosovës. Qëllim i kësaj vizite është që në bashkëpunim me ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të përgadisin një studim mbi ndërtimet joformale te ne. Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë z-nja Potsiu ka ndërmarrë një varg vizitash në institucione të ndryshme nga sektori publik dhe privat me të cilët ka zhvillaur biseda rreth sfidave të ndryshme  me të cilat ata ballafaqohen, jo vetëm nga perspektiva e ndrërtimit joformal por po ashtu edhe sa i përket kadastrës, gjeodezisë, administrimit tlë tokës, e ngjajshëm. Nikoqiri i saj, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, poashtu ka informuar z-njën Potsiu me aktivitetet krysore kadastrale në Kosovës, përfshi Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, Sistemin e Unifikuar të Adresave, avancimet në aplikacionet për administrimin e tokës si Ssistemi i Informacioneve Kadastrale mbi Tokën në Kosovë, i ashtuquajturi Cadastral Map, aplikacion ky që centralizon mirëmbajtjen e të dhënave grafike, Gjeoportalin Shtetërorë, etj. Z-nja Potsiu ka vlerësuar lartë të ariturat e Kosovës sa i përket kadastrës, duke theksuar se Kosova në fushën e administrimit të tokës rradhitet në krah me shtetet e Bashkimit Evropian. Ndërsa, lidhur me asociacionin të cilin e kryeson, zonja Potsiu u shpreh që FIG=u është një organizatë anëtarët e të cilës funskionojnë në bazë të principeve të njejta si të OKB-së. "Ne promovojmë bashkëpunimin mes anëtarëve si vegël e rëndësishme në indetifikimin dhe promovimin e praktikave më të mira nga të cilat përfitues më të mëdhej janë vetë qytetarët e shteteve rrespektive. Ne si profesionistë përpiqemi të identifikojmë edhe zgjidhjet më të mira, veglat më të përshtatshme për administrim të tokës, si dhe të mundësojmë një ambient miqësorë me qëllim të ofrimit të shërbimeve të mira për qytetarët. Është e rëndësishme për regjionin që tël bashkëpounojë mes vete, sepse nga ky bashkëpunim mund të rezultojë edhe ngritja ekonomike e tërë regjionit", tha z-nja Potsiu.