ARKIVI I LAJMEVE

Takim gjithëpërfshirës për RIK

Duke marrë parasysh faktin që projekti Rindërtimi i Informacioneve Kadatstrale në 50 Zona Kadastrale (RIK në 50 ZK) është në fazën e fundit të implementimit, rrespektivisht aprovimin e lëndëve nga Komisioni për RIK dhe futja e menjëhershme e tyre në Sistemin për Informacionet Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), Kryeshefi I AKK-së Prof. Dr. Murat Meha ka mbajtur një takim gjithëpërfshirës me ekspertët e përfshirë në këtë projekt. Qëllimi takimit është të që diskutohet rreth sfidave eventuale, dhe të bëhe delegimi sa më efikas i punëve, krejt me qëllim që të dhënat e grumbulluara në terren të jenë të sigurta, të sakta dhe të reflektojnë gjendjen reale të pronave në terren. Pjesëmarrës në takim ishin menaxherët e projektit RIK në 50 ZK, Kryetari i Komisionit për RIK në 50 dhe ekspertë tjerë kadastraldhe ekspertë ligjorë brenda AKK-së. Diskutimi ishte interaktiv, u paraqit gjendja reale e projektit dhe si përfundim palët u shprehën se projekti ka për të përfunduar konform planit dinamik.  

 


Studentët vizitojnë AKK-në

Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe me qëllim të informimit gjithëpërfshirës rreth aktiviteteve të saja është duke mbajtur takime të shpesha me pale të ndryshme të interesit para të cilëve shpalos rezultatet nga projektet që realizon, si dhe ofron informacione rreth shërbimeve dhe produkteve të saja. Në kuadër të kësaj, me datë 15 janar 2016 në AKK kanë qëndruar një grup studentësh të nivelit Master nga Universiteti i Prizrenit para të cilëve ekspertë të AKK-së mbajtën prezentime të ndryshme lidhur me administrmin e tokës, rregjistrave pronësorë, kartografisë, të dhënave gjeohapësinore, poyicionimit satelitorë të Kosovës (KOPOS) dhe Gjeoportalit Shtetëror. Takimi ishte interaktiv dhe gjatë takimit studentët parashtruan pyetje të ndryshme rreth aktiviteteve të AKK-së ndërsa ekspertët kadastral dhe ekspertët ligjor të AKK-së u përgjigjën në to duke dhënë informacione të detajizuara. Po ashtu studentët paten mundësi që për së afërmi të njoftohen edhe me ambientin dhe mënyrën e kryerjeve të punëve në AKK.

 

 


Njoftim

Njoftohen të gjithë gjeodetet e licencuare me kualifikim shkollë e mesme se në bazë të nenit 11 pika 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 afati i licencave u skadon me datën 24.01.2016.

Rrjedhimisht AKK për momentin nuk i pranon aplikacionet për Licencim për këtë kategori. 
Për informata tjera do të informoheni me kohë përmes faqes elektronike të AKK-së, www.kca-ks.org.

 

 


Droni - zgjidhje inovative për hartografi

Pothuajse 20 vite që nga konflikti në Ballkan, gratë e një fshati të Kosovës -Krushës së Madhe, janë duke u përpjekur ta rindërtojnë komunitetin dhe jetën e tyre. Por ato kanë qasje të vështirësuar në sistemet e të drejtave të tokës, një sfidë për gati 70% të popullsisë së botës, e sidomos për gratë...

 

Shkarko artikullin e plotë


Informatë për licencimin e gjeodetëve me kualifikim shkollë e mesme

Sipas Nenit 11, Pika 5 e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 licencat për gjeodetë me kualifikim shkollë e mesme kanë përfunduar me datë 24 janar 2016 dhe të njejtëve pas kësaj date nuk do u pranohen kërkesat për licencim. Agjencia Kadastrale e Kosovës si autoritet përgjegjëse për licencimin e kompanive dhe gjeodetëve për kryerjen e matjeve vendos si vijonë:

Shkarko informatën e plotë