lajme 2017

AKK, takim me KFOR

Me datë 26.05.2017 në ambientet e AKK-së është  mbajtur një takim mes ekspertëve të AKK-së të udhëhequr nga Kryeshefi  Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha, dhe përfaqësuesve të KFOR-it. Temë e diskutimit ka qenë përmbajtja dhe saktësia e Hartave Topografike Digjitale te shkallëve te ndryshme si dhe është trajtuar mundësia e avancimit të kapaciteteve njerëzore në AKK për trajtimin e hartave të tilla. Po ashtu në takim janë identifikuar edhe pikat e interesit të përbashkët me qëllim të ngritjes së shkllës së bashkëpunimit mes institucioneve rrespektive dhe shkëmbimi i të dhënave në mënyrë të saktë dhe të shpejtë mes institucioneve.