lajme 2017

Përfaqësues të Ibër lepencit në AKK

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha ka pritur në një takim pune përfaqësues nga Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër Lepenci" me qëllim të diskutimit të mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve respektive. Në takim Kryeshefi ka prezantuar disa nga projektet kapitale të realizuara nga AKK, janë prezantuar edhe një varg produktesh të AKK-së, ndërsa në bashkëbisedim janë identifikuar edhe fushat e interesit të përbashkët ku ky bashkëpunim do të mund të avancohej, kryesisht rreth shkëmbimit të të dhënave gjeohapësinore në posedim të institucioneve në fjalë, dhe shkëmbimin e tyre përmes gjeoportalit shtetërorë.