lajme 2017

Përkrahja norvegjeze për Agjencinë Kadastraëe të Kosovës vazhdon

Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad ka vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), ku është pritur nga Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha dhe Udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve z. Muzafer Çaka. Duke e ditur se Mbretëria Norvegjeze është një nga përkrahëset më të mëdha të Agjencisë Kadastrale të Kosovës qysh nga vetë themelimi i AKK-së 15 vite më parë, qëllimi i takimit ishte prezantimi i të arriturave të AKK-së që vijnë si rezultat i këtij bashkëpunimi. Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha, në takim prezantoi të arriturat dhe sfidat e përgjithshme të AKK-së gjatë kryerjes së punëve të përditshme në fushën e administrimit të tokës, kadastrës, hartografisë dhe mirëmbajtjes së bazës qendrore të regjistrave pronësorë. Po ashtu, në takim z. Meha prezantoi dhe emëroi secilin nga projektet e realizuara me përkahje të Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Katverket", në mesin e të cilave më të rëndësishme janë apliakcioni për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë "Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës", aplikacionin për administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesës grafike të të dhënave kadastrale dhe pronësore (Harta Kadastrale), Gjeoportalin Shtetërorë, Sistemin e Unifikuar të Adresave dhe vendosjen e shenjave me emra rrugësh dhe numrave të adresave nëpër shumë Komuna të Republikës së Kosovës, Strategjinë për TI 2010- 2015, Sistemin për Komunikim nga Distanca mes nivelit Qendror dhe atij Lokal kadastral, Matjet Absolute Gravimetrike etj. Po ashtu, Kryeshefi i AKK-së e njoftoi Ambasadorin Norvegjez që përkrahja e dhënë nga Qeveria e Norvegjisë ka përfunduar dhe këtë e prezantoi si një sfidë të madhe për Agjencinë. Ndërsa Ambasadori z. Per Strand Sjaastad u zotua se përkrahja do të vazdhojë edhe në të ardhmen, duke informuar AKK-në se Qeveria Norvegjeze ka ndarë kapacitete të mjaftueshme financiare dhe profesionale për të ndihmuar AKK-në edhe për vitet e ardhshme. Po ashtu, Ambasadori vlerësoi të arriturat e AKK-së, duke thënë se institucioni që ai përfaqëson ndihet krenar me rezultatet që AKK ka arritur përmes përkrahjes së Qeverisë Norvegjeze.