lajme 2017
Përmbyllja e përkrahjes noprvegjeze
Mbretëria e Norvegjisë, përmes Autoriteti Norvegjez për Hartografi "Kartverket" ka qenë një ndër përkrahësit më të mëdhenj në fushën e administrimit të tokës, regjistrave pronësorë, adresave dhe kadastrës, të angazhuar në Republikën e Kosovës qysh nga paslufta. Si rezultat i përkrahjes së tyre, janë realizuar disa projekte kapitale përfitues nga të cilët ka qenë Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Komunat. Ndërsa me datë 27 dhe 28 qershor janë mbajtur disa aktivitetet për përmbylljen e këtyre aktiviteteve. Projektet më të mëdha të cilat janë realizuar me përkrahje norvegjeze janë Sistemi i Unfikuar i Adresave, Harta Kadastrale, Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, ngritja e kapaciteteve profesionale, qendra për komunikim nga distanca, Gjeoportali Shtetërorë, përkrahje në zhvillim të TI-së, etj. Parashihet që përkrahja norvegjeze për Agjencinë Kadastrale të Kosovës të vazhdojë edhe të ardhmen.