lajme 2017

Përurohet shenjëzimi i adresave në Lipjan

Ekspertë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ambasadori i Norvegjisë për Republikën e Kosovës Per Strand Sjaastad sot kanë përuruar projektin "Sistemi i unifikuar i adresave", projekt me anë të të cilit janë vendosur numërat për rreth 15.000 hyrje në Komunën e Lipjanit. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se është mirënjohës dhe falenderues ndaj Qeverisë Norvegjeze dhe Autoritetit Hartografik Norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit. "Për ne është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm që është përfunduar me sukses. Konisderoj se tanimë është kompletuar sistemi i adresave për të gjithë qytetarët e Lipjanit, sistem ky që sigurisht do të mirëmbahet dhe do të azhurnohet" – tha kryetari Ahmeti. Nga ana tjetër ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur që sot vizitoi Lipjanin dhe tha se është shumë i kënaqur që një projekt i till kaq i nevojshëm është implementuar me sukses në këtë komunë. Projekti është pjesë e Sistemit të Adresave dhe është bashkëfinancuar nga Autoriteti Hartografik Norvegjez, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Komuna e Lipjanit.