lajme 2017

Punëtori për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Me qëllim të diskutimit rreth drafti draft-udhëzimeve administrative për kërkesat themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, që janë duke u hartuar në bazë të Projekt-Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Lej, ekpertët kadastralë dhe ligjor të AKK-së janë duke marrë pjesë në një pçunëtori organizuar nga Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim në Ministrinë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me përkrahjen e projektit të USAID-it - Partneritetet për Zhvillim. Gjatë punëtorisë vëmendja kryesore i është kushtuar dy draft-udhëzimeve admistrative të cilat janë përgatitur deri më tani, draft-Udhëzimi Admistrativ për Kërkesat Themelore për Shëndet dhe Siguri, Procedurat dhe Dokumentacionin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje të Kategorisë I dhe II dhe Draft-Udhëzimi Admistrativ për Kërkesat Themelore për Shëndet dhe Siguri, Procedurat dhe Dokumentacionin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje të Kategorisë III. Kjo punëtori u ka ofruar mundësinë pjesëmarrësve që të japin inputet e tyre profesionale dhe të kontribuojnë në finalizimin e dy këtyre udhëzimeve administrative me qëllim të përgatitjes së tyre për miratim, pasi që ligji i ri të hyjë në fuqi.