lajme 2017

Shenjëzimi i adresave në Vushtrri

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i shoqëruar edhe nga Ambasadori norvegjez në Prishtinë, Strand Sjaastad bashkë me përfaqësuesin e qeverisë norvegjeze, Helge Onsurd, sot kanë qëndruar për vizitë në qytetin e Vushtrrisë ku janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku.  Përveç zhvillimeve në Komunën e Vushtrrisë, AKK dhe përfaqësuesit e qeverisë norvegjeze janë interesuar për projektet që ata po zhvillojnë si dhe vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit në të ardhmen me Vushtrrinë. Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, nënkryetari Perçuku ka falënderuar popullin dhe qeverinë norvegjeze për mbështetjen e madhe dhe shumë të rëndësishme që i ka dhënë Vushtrrisë në përfundimin me shumë sukses të projektit të sistemit të adresave që ka kushtuar rreth 120 mijë Euro. Ndërsa ambasadori, Strand Sjaastad, ka theksuar se Norvegjia është duke dhënë një kontribut të madh në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Nga ana e tij z. Meha në takim ka thënë se Qeveria norvegjeze në bashkëpuinim me AKK-në e kanë përzgjedhur Komunën e Vushtrrisë për projektin e parë për shenjëzimin e adresave në Kosovë dhe projekti ka dal shumë i suksesshëm, ku janë shenjëzuar 1409 rrugë dhe 20 mijë banesa.