lajme 2017

Takim për projektligjin për kadastër

Agjencia Kadastrale e Kosovës rrespektivisht Drejtoria Ligjore brenda AKK-së ka mbajtur një takim pune me Grupin Punues për Projektligjin për Kadastrin e Paluajtshmërive, ku temë diskutimi ishin komentet, sugjerimet dhe kërkesat për sqarime shtesë që palët të ndryshme të interesit si programi për të drejtat pronësorei i USAID-it, Shoqata Bankave, Zyra e Kryeministrit të Kosovës etj, kanë bërë në versionin e fundit të Projektiligjit për kadastër. Në takimin interaktiv Drejtoria Ligjore ka dhënë sqarime në çështjet e ngritura dhe rreth komenteve të bëra nga palët e ndryshme të interesit.