lajme 2017

Takim pune për ligjin e ri

Ndryshimet dinamike në fushën e administrimit të tokës janë duke imponuar edhe azhurnimin e legjislacionit i cili rregullon këtë fushë. Për këtë arsye edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës është angazhuar në avancimin e Ligjit aktual për Kadastër i cili kishte hyrë në fuqi gjatë vitit 2011, përmes krijimit të një ligji të ri të integruar me qëllim të harmonizimit të Ligjit për Kadastër me ligjeve tjera në fuqi. Për këtë arsye, dhe me qëllim të gjithpërfshirjes në draftimin e versionit final të këtij ligji të ri, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka organizuar një takim treditor pune ku pos ekspertëve ligjor e kadastral të AKK-së kanë qenë të ftuar edhe zyrtar ligjor nga institucione publike, përfaqësues të shoqatës së gjeodetëve, përfaqësues të asociacionit të komunave, etj. Në këtë punëtori është folur rreth ndryshimeve që ligji do të imponoj, ndërsa pjesëmarrësit kanë folur edhe rreth sfidave që përmban drafti aktual i ligjit. Pritet që pas komentimeve të detajuara nga palët e interesit, para se i njëjti të përcillet për aprovim në Qeveri.