lajme 2017

Takohen donatorët e AKK-së

Me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me administrimin e tokës si dhe me qëllim të koordinimit të projekteve në fushën e administrimit të tokës, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi i punës mes ekzekutivit të AKK-së dhe donatorëve ndërkombëtar të saj si Banka Botërore, Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" dhe Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, që njëherësh janë edhe donatorët kryesorë të AKK-së. Në takim u prezantuan të arrituirat në fushën e administrimit të tokës ndërsa u prezantuan edhe sfidat me të cilat AKK do të ballafaqohen në të ardhmen si rezultat i përfundimit të disa projekteve të financuara nga donatorët dhe si rezultat i riorganizimit të vendeve të punës brenda MMPH-së. Palët në takim u fokusuan në identifikimin të pikave kritike sa i përket projekteve të cilat duhet me doemos të përkrahen, me qëllim që të mos ndërpritet funksionimi i disa aplikacioneve të rëndësishme të AKK-së. Për të gjitha këto ka qenë I informuar edhe përfaqësuesi I MMPH-së në këtë takim.