Lajme

Hidrosistemi Kikë-Kremenatë, diskutim publik

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Fatmir Matoshi, përfaqësuesve të Bankës Botërore, Kryeshefit të AKK-së z. Avni Ahmeti , prijësve të institucioneve publike të interesit dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve të Komunës së Kamenicës, me datë 16 maj 2019, në ambientet e Kuvendit Komunal Kamenicës është mbajtur diskutimi publik rreth projektit "Hidrosistemi Kikë-Kremenatë''. Në takim është prezantuar qëllimi i projektit, janë prezantuar përfitimet nga një projekt i tillë dhe sfidat eventuale gjatë implementimit të të njëjtit projekt. Ministri i MMPH-së z. Matoshi në hapjen e takimit informoi qytetarët që pendat që do të ndërtohen ne kuadër të këtij projekti do të jenë multi funksionale për shumë arsye sepse përveç sigurimit të ujit të pijes që është elementar për banorët e kësaj ane, të njëjtat do të ndihmojnë edhe zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe mundësi edhe për investime tjera. Ndërsa kreu i AKK-së z. Avni Ahmeti në takim përgëzoi Komunën për përfitimin e këtij projekti, ndërsa nga ana e tij dhe institucionit të cilin udhëheq premtoi ndihmë si në ekspertizë po ashtu edhe në ofrim të gjeoinformacionit për nevoja të projektit në fjalë.


Takimi i AKK me Open Street Map

Me qëllim të informimit të ndërsjellë mes procesit dhe progresit të futjes së të dhënave të adresave në platformën Open Street Map, si dhe identifikimit të fushave të interesit për bashkëpunimet e ardhshme, kreu i Agjencisë Kadastrale të Kosovë z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj dhe eksperti nga njësia e adresave në AKK z. Amir Sogojeva kanë mbajtur një takim pune me  përfaqësues të Open Street Map, respektivisht z. Guillaume Richard dhe z. Besfort Gurri. Përfaqësuesit e OSM njoftuan se 85% e të dhënave të emrave të rrugëve janë futur në platformën e OSM dhe procesi është duke vazhduar. Gjithashtu ata potencuan se kualiteti i të dhënave të adresave të marra nga AKK është shumë i mirë. AKK vlerësoi bashkëpunimin me OSM të cilin e konsideron si shumë  të rëndësishëm. Gjithashtu AKK u shpreh e gatshme për bashkëpunim edhe në fusha tjera.


Adresat, takimi në Komunën e Vitisë

Qeveria Norvegjeze dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve në disa komuna. AKK ka vendosur që këtë donacion ta shfrytëzojë për realizimin e projektit përmes bashkëfinancimit në disa komuna. Me qëllim të diskutimit të mundësive për bashkëfinancimit të prodhimit dhe instalimit të tabelave të numrave të adresave, me datë 15 maj 2019 një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër  z. Korab Ahmetaj, dhe ekspertët nga Njësia e Adresave në Agjenci z. Amir Sogojeva dhe z. Patriot Hasani kanë vizituar Komunën e Vitisë, ku kanë njoftuar zyrtarët e Komunës së Vitisë rreth këtij fondi. Gjatë takimit delegacioni AKK dhe përfaqësuesit e Komunës së Vitisë, z. Ajet Sallahu, Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe z. Sadat Sejdiu, Zyrtar i Adresave, kanë diskutuar mundësitë qe ky projekt të realizohet përmes bashkëfinancimit në komunën e Vitisë. Po ashtu, zyrtarët komunal u informuan që është vetë Komuna që duhet të siguroj një pjesë te mjeteve për kompletimin e projektit. Nga Komuna po ashtu u kërkua që në rast të fillimit të këtij projekti, të ketë të gatshme të dhënat e sakta për adresat. Zyrtarët e Komunës mirëpritën mbështetjen dhe u zotuan se do të bëjnë përpjekje që pjesën tjetër të mjeteve të sigurojnë sa më shpejt që është e mundur, me qëllim të përfitimit të këtij projekti.


Adresat, takimi në Komunën e Ferizajt

Qeveria Norvegjeze dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve në disa komuna. AKK ka vendosur që këtë donacion ta shfrytëzojë për realizimin e projektit përmes bashkëfinancimit në disa komuna. Me qëllim të diskutimit të mundësive për bashkëfinancimit të prodhimit dhe instalimit të tabelave të numrave të adresave, me datë 15 maj 2019 një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër  z. Korab Ahmetaj, dhe ekspertët nga Njësia e Adresave në Agjenci z. Amir Sogojeva dhe z. Patriot Hasani kanë vizituar Komunën e Ferizajt, ku kanë njoftuar zyrtarët e Komunës së Ferizaj rreth këtij fondi. Gjatë takimit delegacioni AKK dhe përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt, respektivisht  z-nja Fatbardha Ajeti, zyrtare e urbanizmit dhe adresave në Ferizaj dhe z. Faik Selmani, Kryetar i Komisionit për emërtimin e rrugëve kanë diskutuar mundësitë qe ky projekt të realizohet përmës bashkëfinancimit në komunën e Ferizajt. Po ashtu, zyrtarët komunal u informuan që është vetë Komuna që duhet të siguroj një pjesë te mjeteve për kompletimin e projektit. Nga Komuna po ashtu u kërkua që në rast të fillimit të këtij projekti, të ketë të gatshme të dhënat e sakta për adresat. Zyrtarët e Komunës njoftuan AKK-në që kanë formuar një komision për emërtimin rrugëve të reja si dhe kanë në plan te formojnë një komision tjetër për shqyrtimin e ankesave dhe ndryshimin e emrave të rrugëve aktuale, gjë që do të ishte sfidë për realizimin e projektit. Te pranishmit u pajtuan që të vazhdojnë komunikimet dhe bashkëpunimet për të mundësuar zgjedhjen e problemeve dhe realizimin e projektit përmes bashkëfinancimit.


AKK, takim për diskutim të aktiviteteve

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me kryesim të vetë Ministrit z. Fatmir Matoshi  me datë 7 maj në ambientet e MMPH është mbajtur takim pune për të diskutuar rreth zbatimit të prioriteteve dhe politikave të Ministrisë dhe rreth koordimit brenda institucional gjatë zbatimit të projekteve.  Në mesin e pjesëmarrësve në këtë punëtori ishte Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të MMPH-së dhe Drejtorive dhe Agjencive vartëse të saj, diskutimi mbi projektet e parapara për implementin, me qëllim të ngritjes së kualitetit të projekteve, shmangies së mundësive për duplifikim të projekteve, ngritjen e shkallës së llogaridhënies dhe transparencës, e ngjashëm. Gjatë takimit janë diskutuar edhe sfidat eventuale me të cilat MMPH mund të ballafaqohet gjatë realizimit të planit të saj, dhe u identifikuan mjetet  për tejkalimin e sfidave dhe realizim të suksesshëm të planit të punës.