Lajme

AKK, takim me JICA

Përfaqësuesja a organizatës japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar JICA, z-nja Tomoko Unaki ka qëndruar në një vizitë pune në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku është pritur nga u.d Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë z. Avni Ahmeti, udhëheqësi I zyrës për koordinimin e projekteve në AKK z. Muzafer Çaka dhe eksperti për hartografi z. Avni Rrustemi. Qëllimi I takimit ka qenë identifikimi I fushave ku kjo organizatë ndërkombëtare do të mund të përkrahte Agjencisë, me theks të veçantë prodhimin e hartave topografike të përpjesëve të ndryshme, nga të cilat do të përfitonte si AKK-ja ashtu edhe institucione tjera publike dhe private, duke e ditur se këto harta mund të ndihmojnë fushat si ambienti, planifikimi hapësinore, zhvillimi rural e urban e ngjashëm. Si rezultat përfaqësuesja e JICA , në emër të organizatës së saj u shpreh tepër e interesuar që projektet e tilla të realizohen. Në fund të takimit palët u dakorduan që takimet të vazhdojnë në nivel ekspertësh deri në implementimin e një projekti të tillë.


Skanimi masiv i dokumenteve

Në një takim të mbajtur gjatë kësaj jave mes u.d Ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Fatmir Matoshi dhe u.d Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti është nënshkruar marrëveshja për implementimin e projektit "Skanimi masiv i dokumenteve kadastrale". Ky projekt paraprakisht i implementuar në disa komuna tjera si Kastriot, Fushë  Kosovë, Podujevë, Vushtrri, Mamushë, Graçanicë, Skenderaj, Novobërd, Kamenicë, Ranillug, Partesh, Hani i Elezit, Shtërpc, Prishtinë dhe Kllokot me përkrahjen e donatorëve si Banka Botërore dhe programi për të drejta pronësore i USAID, kësaj radhe implementohet me buxhet të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, respektivisht të Republikës së Kosovës. Komunat përfituese kësaj radhe janë Istogu, Malisheva dhe Gjakova. Si rezultat i këtij projekti do të lehtësohet qasja në dokumente pronësore dhe kadastrale nëpër zyrat kadastrale komunale, rrjedhimisht do të ngritët edhe kualiteti e siguria e të dhënave të tilla.


Ortofoto, inspektimi i punëve

Ekspertë të Agjencisë kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një vizitë pune në terren me qëllim të inspektimit të punëve të rilevimit aerofotogrametrik për prodhimin e ortofotove. Gjatë inspektimit, janë krahasuar aktivitetet e operatorit ekonomik implementues të projektit të zhvilluara në terren me planin dinamik që ky operator ka prezantuar. Në terren është konstatuar gjendja faktike, si dhe janë identifikuar sfidat me të cilat ky operator ballafaqohet. Ekspertët e Agjencisë kanë ofruar mbështetjen e tyre gjatë fazave të implementimit të projektit, krejt kjo me qëllim që produkti final e që janë ortofoto rurale dhe urbane, të jetë sa më kualitativ. Nga një produkt i tillë përfitues do të jenë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Përndryshe, Agjencia Kadastrale e Kosovës deri më tani ka prodhuar ortofoto në periudha të caktuara kohore, respektivisht në vitet 2001, 2004, 2009 dhe 2012, ndërsa deri në fund të vitit pritet të jenë të gatshme edhe ortofotot e vitit 2018.    

 

 


USAID, takim pune në AKK

Një delegacion i programit të USAID për të drejta pronësore (USAID PRP) ka qëndruar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku janë pritur nga një ekip ekspertësh të AKK me qëllim të diskutimit rreth aktiviteteve të interesit të përbashkët. Në takim fillimisht janë prezantuar rezultatet e disa projekteve të shkuara të realizuara nga institucionet përkatëse, me theks të veçantë implementimi i E KIOSK-ut në Komunën e Vitisë. Konkretisht, kjo Komunë është e para e cila ka filluar lëshimin e dokumentacionit pronësorë kadastral përmes shërbimit të E KIOSK-ut, ndërsa një produkt i tillë pritet të implementophet edhe në disa komuna tjera, përfshi Prishtinë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë.   


Ekspertë të GIZ në AKK

U.d Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga ekspertë tjerë të AKK-së nga fusha ligjore, pronësore dhe e barazisë gjinore ka pritur në një takim pune një delegacion dyanëtarësh të GIZ-it, respektivisht z-nj Magreet Goelema dhe z-nj Flutura Zymi me të cilët kanë diskutuar aktivitetet e institucioneve respektive në fushën e të drejtave pronësore. Në fillim të takimin z. Ahmeti prezantoi disa nga aktivitetet në interes të takimit, me theks të veçantë projektet për përfshirjen e gruas në shfrytëzimin e të drejtave pronësore, si RECAP +, GTL, kontributin e dhënë në projektin "Për të mirën tonë", të gjitha këto që kanë ndikuar në ngritjen e numrit të grave bashkëpronare në pronë të paluajtshme. Edhe GIZ-i nga an e tyre prezantuan  disa nga nismat e tyre regjionale qëllimi i të cilëve ka qenë përfshirja e institucioneve në avancimin e të drejtës së gruas në pronë.