Lajme

Pejë, monitorimi i projektit te adresave

Përmes Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi Statens kartverk, Qeveria e Norvegjisë për shumë vite ka përkrahur Agjencinë Kadastrale të Kosovës për zhvillimin e kadastrit dhe administrimin e tokës në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë përkrahjen për sistemin e unifikuar të adresave. Rrjedhimisht, me këtë përkrahje Agjencia ka filluar edhe implementimin e projektit për vendosjen e tabelave me emra rrugësh në Komunat Pejë, Klinë, Gjilan dhe Kamenicë. Ndërsa me qëllim të monitorimit të këtij projekti, një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale Kosovës dhe përfaqësues të Kartverket, respektivisht u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj, menaxheri i projektit z Besmir Veselaj, eksperti për kadastër z. Qazim Sinani dhe përfaqësuesja e Kartverket z-nja Sonila Jazo kanë vizituar Komunën e Pejës ku në detaje është folur për të arriturat dhe sfidat gjatë implementimit të projektit në fjalë. Në takim është konstatuar se kualiteti i projektit është i kënaqshëm edhe krahas sfidave që po paraqiten si rezultat i kushteve atmosferike më të rënduara.


SIGMA, takim në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës, si organ kompetent për ofrimin e shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është indetifikuar si palë e interesit nga programi për mbështetje për përmirësim në qeverisje dhe menaxhim – SIGMA. Për këtë arsye, përfaqësues të SIGMA-s, respektivisht z. Jesper Johnson dhe z. Juhani Lemmik qëndruan në një vizitë pune në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku u pritën nga një ekip ekspertësh nga fusha e kadastrës dhe teknologjisë së informacionit. Në takim u prezantuan aktivitetet e përgjithshme në AKK si dhe ato specifike në fushën e ofrimit të të dhënave, shkëmbimit të të dhënave mes institucioneve publike si dhe web shërbimet dhe ueb apliakcionet e zhvilluara nga AKK. Agjencia Kadastrale e Kosovës prezantoi programet që ka në shfrytëzim si integrimi i ueb shërbimeve të regjistrit të adresave në platformën e interoperabilitetit, ofrimi i shërbimeve pronësore dhe kadastrale në e-Kiosk, konsumimi i ueb shërbiumeve, etj. Palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e ditur se rezultatet e arritura ose edhe sfidat janë pjesë e raportit të progresit.


Arkivi i Kosovës, takim në AKK

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Administratë dhe Financa z-nja Fazile Hamiti dhe  Drejtoresha e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit z-nja Afërdita Thaçi, pritën në një takim pune një delegacion të Arkivit Shtetërorë të Kosovës përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Ramë Manaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët z. Hamit Shala dhe z. Ruzhdi Panxha. Qëllimi i takimit ishte informimi i përgjithshëm rreth aktiviteteve të institucioneve respektive si dhe identifikimi i fushave të bashkëpunimit në të ardhmen. Ky ishte takimi i parë i z. Ahmeti me përfaqësues të Arkivit Shtetërorë të Kosovës prej që është emëruar në postin e Kryeshefit, ndërsa u cilësua si takim i rëndësishëm bashkëpunues duke e ditur se këto institucione edhe ndajnë të njëjtin objekt.


Policia e Kosovës, takim në AKK

Me qëllim të identifikimit të fushave të interesit publik dhe intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti priti në një takim pune përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Regjioni i Mitrovicës, respektivisht Rreshter Ismet Koca dhe Rreshter Zekirija Jonuzi. Tema kryesore e takimit ishte trajtimi i mënyrave më të shpejta për shkëmbimin e produkteve hartografike për nevoja të Policisë së Kosovës. Në takim, Kryeshefi prezantoi produktet të cilat i prodhon dhe i mirëmban Agjencia, si dhe ofroi mbështetje për Policinë e Kosovës, duke e ditur se nga ky bashkëpunim përfitues kryesor do të ishin qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, përfaqësuesit e institucioneve në fjalë u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. 

   


Banka Botërore, takim me AKK

Një ekip i Agjencisë Kadastrale të Kosovës sot priti në takim një delegacion të Bankës Botërore dhe FAO-s. Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtorët ofruan mbështetje për çdo projekt që Banka Botërore ka në Kosovë, gjithashtu ofroi ndihmë teknike në fushën e gjeodezisë, kadastrit, pronës dhe ofrimin e të dhënave të sakta gjeohapsinore. Përfaqësuesja e Bankës Botërore Zhimin Mao, eksperte për ujëra dhe përfaqësuesi i FAO-së Giulio Marchi, konsulent gjeohapsinor, njoftuan AKK-në mbi projektin për zhvillimin e rezervave të ujit në Republikën e Kosovës, i cili pritet të implementohet nga Banka Botërore. Në bazë të statistikave Republika e Kosovës ka mungesë të rezervave të ujit dhe për këtë arsye ky projekt është në të mirë të Kosovës sepse parasheh krijimin e pellgje të reja për grumbullimin e ujit. Banka Botërore kërkoi bashkëpunim nga AKK për identifikimin e bazave të ujit dhe mundësitë për burime të ujit për nevoja të projektit. Gjithashtu gjatë takimit u bë një vizitë në të gjitha drejtorit e agjencisë për informimin më të afërt me aktivitetet e agjencisë.