Lajme

Punëtori për Udhëzimet Administrative

Agjencia Kadastrale e Kosovës është në proces të disa reformave në aktet e saja nënligjore, respektivisht është duke amandamentuar Udhëzimet Administrative në fushën e kadastrës dhe ato që rregullojnë sistemin e adresave. Për këtë arsye, një ekip gjithëpërfshirës i ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, me përkrahjen financiare të Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" kanë mbajtur një punëtori dy ditore në Shën Gjin, Shqipëri.  Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë finalizimi i drafteve të Udhëzimeve Administrative, respektivisht përfshirja i komenteve të dhëna nga grupe të ndryshme të interesit të përfshira gjatë ecurisë së draftimit të tyre. Përndryshe, si rezultat i punëtorisë u harmonizuan pikëpamjet e ekspertëve kadastral dhe atyre ligjorë, ndërsa Udhëzimet pritet së shpejti të procedohen për aprovim nga instancat përgjegjëse.


AKK, takim me ZKK Gjakovë

Sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga u.d Drejtor i drejtorisë për Kadastër z.Korab Ahmetaj, priti në  takim Drejtoreshën e ZKK Gjakovë  znj. Aferdita Lama me bashkëpunëtor të saj. Temë diskutimi ne këtë takim ishin projektet,  punët,  organizimi, dhe sfidat në kadastër.
Ndërsa z. Ahmeti, e njoftoi  znj. Lama për reformat e filluara në kadastër dhe ndryshimet e Udhëzimeve Administrative. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për nismën e ZKK-së në Gjakovë për projektin e Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale (RIK) në zonat Kadastrale të Komunës së Gjakovës. Z Ahmeti u zotua se AKK, do të përkrah në të gjitha aspektet këtë projekt. Lidhur me këto të dyja palët  hasen në pajtueshmëri që në takimin e ardhshëm të diskutohet më në detaje në rrafshin teknik në mënyrë që të fillojnë përgatitjet dhe të procesohet lidhur me projektin RIK në Komunën e Gjakovës.
Znj. Lama në fund të këtij takimi  falenderoj  Kryeshefin  z. Ahmeti dhe AKK-në, për ndihmën konstante  që  ofron për ZKK-në Gjakovë, si me projekte konkrete ashtu edhe për mirëmbajtje  të  rregullt e  kadastrit në  përgjithësi. 


Takimi i Rregullt i Komisionit për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale (RIK)

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke implementuar projektin Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 15 Zona Kadastrale. Prej pesë fazave në të cilat kalon projekti Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, 3 prej tyre janë përfunduar (Fushata e Informimit, Fushata e Matjeve dhe Shikimi Publik) në të gjitha ZK që janë pjesë e projektit është në proces të realizimit faza e kontrollimit të të dhënave të realizuara nga projekti si dhe Shqyrtimi dhe aprovimi i tyre nga Komisioni për RIK. Në vazhdën e aktiviteteve që janë duke u realizuar për realizimin e projektit RIK, më dt. 03.10.2019, është mbajtur takim i rregullt i Komisionit, me rend dite shqyrtimi dhe aprovimi i lëndëve për Zonat Kadastrale Baks, Dashefc dhe Kosterc, Komuna Skenderaj. Në takim morën pjesë anëtarët e Komisionit nga Zonat Kadastrale dhe anëtari i Komisionit nga Zyra Komunale Kadastrale (ZKK). Fillimisht u prezantuan aktivitet e realizuara nga AKK-ë nëpër të gjitha fazat e realizimit të projektit, pastaj u njoftuan anëtarët e Komisionit për procesin e kontrollit të të dhënave nga AKK-ë dhe ZKK. Kontrollet e realizuara në teren dhe zyre me qëllim që të dhënat e realizuara nga projekti të jenë në rregull në aspektin teknik dhe atë ligjor. Gjatë këtij takimi Komisioni për RIK bëri shqyrtimin dhe aprovimin e të gjitha lëndëve të realizuara nga projekti RIK për ZK Baks, Dashefc dhe Kosterc, Komuna Skenderaj.


AKK, punëtori për Direktivën INSPIRE

Nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe me pjesëmarrje të ekspertëve në fushën e krijimit, mirëmbajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave gjeohapësinore dhe ekspertëve ligjor nga vetë Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, në Prishtinë është mbajtur punëtoria për prezantim të kornizës ligjore për implementimin e Direktivës së BE-së 2007/2 INSPIRE, e cila përcakton rregullat e shkëmbimit të të dhënave gjeohapësinore mes shteteve anëtare të BE_së. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantim praktik i kornizës ligjore që derivon nga Direktiva INSPIRE, përfshi vetë Direktivën, rregullat implementuese, specifikacionet teknike e ngjashëm.  Hapjen e punëtorisë e bëri Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i cili bëri një aktivitet të përgjithshëm rreth fushës së infrastrukturës kombëtare të informacioneve hapësinore (IKIH) dhe ndryshimet që do të përjetojë IKIH me rastin e hyrjes në fuqi tëLigjit për IKIH. Ndërsa prezantimet i udhëhoqi eksperti nga autoriteti suedez përgjegjës për implementimin e direktivës INSPIRE në Suedi "Lantmateriet". Kjo punëtoru u mbajt në kuadër të projektit  IMPULS i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave hapësinore të shteteve të regjionit me ato to shteteve anëtare të BE-së, ndërsa në të kontribuojnë autoritetet shtetërore për kadastër dhe hartografi nga Republika e Kosovës, Shqipëri, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia. Ky projekt implementohet nga autoriteti suedez për kadastër "Lantmateriet" ndërsa financohet nga SIDA suedeze.


AKK, takim me “Kartverket” norvegjez

Si rezultat i takimit të datës 30 shtator mes Kryeshefit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Ambasadorit të Mbretërisë Norvegjeze në Republikën e Kosovës, z. Jens Erik Grøndahl dhe pajtimit të tyre për intensifikim të takimeve për të indetifikuar përkrahjen norvegjeze për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me datë 1 shtator po në AKK është mbajtur takimi mes z. Ahmetit dhe z. Helge Onsrud, dhe Udhëheqësit të Zyrës për Bashkëpunim me Jashtë në Autoritetin Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket". Duke pasur parasysh faktin se përkrahja e Kartevrektit për Agjencinë Kadastrale të Kosovës përfundon në fund të vitit, qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i fushave të interesit për vazhdimin potencial të takimit edhe gjatë dhe pas vitit 2020. Si fokus kryesor për vazhdimin e përkrahjes, ishte nevoja për përfshirjen e Komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan në sistemin zyrtarë kadastral të Republikës së Kosovës dhe nevoja për investime në rast të një akti të tillë, si dhe ndërlidhja e regjistrit të adresave me regjistrin pronësorë dhe regjistrion civil. Qeveria Norvegjeze, respektivisht Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket", është ndër përkrahësit më të mëdhenj profesional dhe financiar të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2001 e deri më tani.  

 


Showing 1 - 5 of 111 results.
Items per Page 5
of 23