Lajme

Mblidhet komiteti drejtues i IMPULS

Me pjesëmarrjen e udhëheqësve të institucioneve përgjegjëse për infrastrukturë të të dhënave gjeohapësinore të shteteve të regjionit, në Zagreb të Kroacisë është mbledhur Komiteti Drejtues i projektit regjional IMPULS, i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteve të regjionit me ato të shteteve të Bashkimit Evropian. Në këtë takim Agjencia Kadastrale e Kosovës u përfaqësua nga u.d Kryeshef Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe koordinatori regjional për NSDI në kuadër të projektit IMPULS z. Muzafer Çaka. Në takim u diskutua ecuria e projektit IMPULS, të arriturat dhe sfidat eventuale deri në përfundim të këtij projekti i cili parashihet të përfundojë në qershor të vitit 2019. Po ashtu në takim u prezantuan edhe disa nga të arriturat e Agjencive në fushën e harmonizimit të të dhënave, krijimit të metadatave për të dhëna, avancime në kornizat ligjore e ngjashëm. Në fund rezultoi se Agjencia Kadastrale e Kosovës lidhur me këto aktivitetet qëndron në krah me shtete e regjionit, e në disa segmente në krah edhe me shtetet e BE-së.  


Mbahet Forumi Evropian i Statistikave

Agjencia Kadastrale e Kosovës së bashku me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, të përfaqësues nga ekspertët nga Njësia e Adresave z. Amir Sogojeva dhe z. Patriot Hasani, dhe nga eksperti i statistikave z. Idriz Shala, kanë marrë pjesë në Forumin Evropian për Statistika dhe Gjeografi, i cili është duke u mbajtur në Helsinki të Finlandës. Në këtë Forum përmes prezantimeve interaktive janë diskutuar benefitet nga integrimi i statistikave dhe të dhënave gjeohapësinore. Në prezantimin e mbajtur nga ekspertët e institucioneve të Republikës së Kosovës është prezantuar projekti i azhurnimit e qarqeve regjistruese, dhe ndërlidhja e adresat me këtë projekt dhe ndërlidhja e adresave me ekonomit familjarë. Theksi i prezantimit është fokusuar në rëndësinë e këtij projekti në kontekstin e shpërndarjes së të dhënave të adresave dhe shfrytëzimit të adresave zyrtare dhe unike.

 


AKK, pjesëmarrje në INTERGEO 2018

Një delegacion dy anëtarësh i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, respektivisht ekspertët për GIS dhe kadastër  z. Esat Xani dhe z. Besmir Veselaj, janë duke marrë pjesë në panairin e madh shkencor e teknologjik në fushën e kadastrës dhe gjeodezisë, INTERGEO. Ky panair, i cili për secilin vit mbledh më se dhjetë mijë vizitorë, ekspertë e studiues, është mundësi e mirë për përcjelljen e zhvillimeve teknologjike dhe shkencore në fushën e administrimit të tokës. Po ashtu në pajtueshmëri me planet dinamike dhe zhvillimore brenda institucioneve për administrim të tokës paraqet mundësi për trajtimin e implementimit të metodave të avancuara në administrimin e tokës. Ky panair shërben edhe për shkëmbimin e përvojave mes ekspertëve më me renome në botë në fushën e kadastrës, hartografisë e gjeoinformacionit, krejt me qëllim të avancimit të kualitetit të shërbimeve ofruar nga agjencitë shtetërorë për kadastër dhe hartografike. Këtë vit, INTERGEO është duke u mbajtur në Frankfurt ndërsa zgjatë tre ditë, gjatë të cilëve ekspertët e AKK-së do të kenë mundësi të mira për grumbullimin e informacioneve që do të mund të ndikonin në avancimin e strategjisë së AKK, dhe ndryshimin e qasjes ndaj sfidave me të cilat AKK përballet gjatë kryerjes së punëve të përditshme.  

 


Kontrollohet pikat gravimetrike

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke e implementuar projektin për matje gravimetrike i cili konsiston me vendosjen e 18 pikave të rendit të parë për matje gravimetrike në lokacione të ndryshme në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ditën e hënë, një ekip ekspertësh të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, kanë bërë vizita në terren, ku nga afër kanë kontrolluar disa nga pikat vendosura, ku kanë konstatuar se ato janë vendosur konform specifikave teknike të kërkuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Përmes matjeve gravimetrike përcaktohet gjeoidi i shtetit, ndërsa Republika e Kosovës deri më sot nuk e ka pas të përcaktuar gjeoidin e saj, dhe ka shfrytëzuar gjeoidin evropian. Ndërsa, gjeoidi është i nevojshëm për secilin shtet sidomos për përcaktimin e lartësive më të sakta për sipërfaqe më të vogla.


Adresat, inspektime në Komunën e Pejës

Komuna e Pejës është një nga Komunat përfituese të projektit për vendosjen e shtyllave me emra të rrugëve, i cili financohet nga autoriteti norvegjez për kadastër dhe hartografi Kartverket, ndërsa implementohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Të hënën zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim edhe me zyrtarët të Komunës së Pejës inspektuan punimet gjatë vendosjes së shtyllave me emra të rrugëve në disa fshatra të kësaj Komune. Po ashtu kontrollit iu nënshtruan edhe shenjat që paraprakisht kanë qenë të vendosura në këtë komunë. Gjatë inspektimeve të punimeve nuk u vërejtën parregullsi apo jo korrektësi në punë dhe gjithçka po ecte sipas planit të përcaktuar. Inspektimet e punimeve të vendosjes së shtyllave do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim nga Zyrtarët e AKK-së dhe të Komunave tjera të Kosovës.