Lajme

Adresat e Republikës së Kosovës në TomTom

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare me kompani të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e të dhënave gjeohapësinore dhe me qëllim që që të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të shfrytëzohen jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë TOMTOM rreth shfrytëzimit të të dhënave të adresave zyrtare të Republikës së Kosovës nga TOMTOM. Kjo marrëveshje është si rezultat i krijimit të një regjistri digjital, të avancuar dhe të sakët të adresave nga Republika e Kosovës dhe pas një analize nga ana e TOMTOM e cila ka konstatuar se të dhënat janë  të sakta dhe të avancuara. Te dhënat zyrtare të adresave të Republikës së Kosovës do të shfrytëzohen për të azhurnuar hartat e Republikës së Kosovës në hartat e TOMTOM. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës do të jetë njëra nga shtetet e para në Ballkan, harta e së cilës do të azhurnohet me të dhëna zyrtare, unike dhe të sakta të adresave. Gjithashtu marrëveshja është një hap më tutje në informimin rreth të dhënave zyrtare të adresave dhe mundëson që adresat të shfrytëzohen edhe më shumë. TOMTOM është njëra nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare për teknologji të navigacionit. TOMTOM është kompani Holandeze me seli në Amsterdam dhe është krijuar në vitin 1991. TOMTOM operon në mbi 150 shtete dhe ka me miliona klient.


Marrëveshje për shkëmbim të dhënash

Agjencia Kadastrale e Kosovës si koordinatore për infrastrukturën e të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Kosovës, është në proces të hapjes së të dhënave të saja dhe për avancimin e mënyrës së shkëmbimit të të dhënave mes institucioneve publike dhe private si në Republikën e Kosovës po ashtu edhe më gjerë. Në mesin e institucioneve me të cilat AKK parasheh shkëmbimin e të dhënave është edhe OJQ Free libre Open Source Kosova. Sot në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, respektivisht Kryeshefit Ekzekutiv z. Avni Ahmeti dhe Drejtorit për Kadastër në AKK z. Koras Ahmetaj, dhe përfaqësuesve të Free Libre Open Source Kosova përfaqësuar nga Kryetari i Bordit Ekzekutiv të kësaj OJQ z.  Arianit Dobroshi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e shkëmbimit të të dhënave, respektivisht ofrimit të të dhënave nga AKK për këtë OJQ. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Free Libre Open Source Kosova u zotuan se do të avancojnë komunikimin mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe platformës Open Street Map, si një nga platformat komerciale më të fuqishme në botë në fushën e adresave, navigimit dhe hartografisë.

 


RIK, takim në Arllat dhe Shtuticë

Një ekip ekspertësh ligjor dhe kadastral të Agjencisë Kadastrale, përbërë nga anëtarët e Komisioni për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, së bashku me përfaqësues të Komunës së Drenasit, kanë mbajtur dy takime të ndara me banorët e Zonës Kadastrale Arllat dhe Zonës Kadastrale Shtuticë. Këto Zona Kadastrale janë në mesin e 15 Zonave të cilat janë duke iu nënshtruar procesit të rindërtimit të informacioneve Kadastrale. Gjatë takimeve në këto fshatra ekspertët e AKK-së së bashku me përfaqësues të Komunës, në prezencën e një numri të madh qytetarësh, kanë informuar mbi benefitet e projektit, me theks të veçantë rreth aktiviteteve të cilat në kuadër të projektit, i cili konsiston me harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me atë në regjistrat pronësorë do të kryhen pa pagesë. Në takim banorët janë njoftuar në detaje mbi projektin e rindërtimit të informacioneve kadastrale, fazat e implementimit të tij, përfitimet që qytetarët e Zonave Kadastrale në rindërtim kanë nga projekti dhe ngjashëm. Sa i përket fazave të implementimit të projekti, banorët u informuan mbi qëllimin e fazës së parë, informimit publik ku u tha se ka për qëllim të njoftohen të gjithë banorët e zonës kadastrale (fshatit) për fillimin e projektit, përfitimet dhe obligimet e tyre. Pastaj një pjesë e takimit iu dedikua edhe sqarimit të fazës së dytë ose fushatës së matjeve, gjatë të cilës do të bëhen matjet e parcelave sipas gjendjes faktike në terren në praninë e pronarëve në të gjithë zonën kadastrale. Po ashtu, si mekanizëm i transparencës dhe garanci e kualitetit të të dhënave banorët e zonave u informuan edhe për shikimin publik, kur do të bëhet prezantimi i të gjitha të dhënave të realizuara gjatë fushatës së matjeve të parcelave dhe objekteve në zonën kadastrale si dhe të dhënat do të aprovohen nga banorët. Po ashtu banorëve iu prezantua edhe faza e fundit, respektivisht futja e të dhënave në sistemin zyrtar të kadastrit, si fazë e fundit e realizimit të projektit, pas së cilës Komisioni bën aprovimin e projektit dhe banorët mund të pajisen me Certifikatë të pronës dhe Kopje plani pa pagesë. Po ashtu një pjesë e takimit ka qenë debat interaktiv mes përfaqësuesve të AKK-së, përfaqësuesve komunal mbi projektin në fjalë. Qytetarët janë informuar mbi obligimet që ata kanë në kuadër të projektit, krejt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta. Po ashtu, është kërkuar pjesëmarrja sa më aktive e qytetarëve, pasi që suksesi i projektit do të varret pikërisht nga numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga projekti. Përfaqësuesit e institucioneve kanë kërkuar edhe trajtim të barabartë mes burrave dhe grave në të drejtat pronësore. Përndryshe, në kuadër të projektit janë përfshirë 15 Zona Kadastrale, Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive dhe Zhiti në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas.

 


Viti, vazhdim i takimeve për RIK

Me qëllim të informimit të qytetarëve me aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti kanë vazhduar takimet me banorët e zonave në rindërtim. Për këtë arsye, me datën 12 dhjetor, ekipi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka vizituat fshatrat Sodovinë dhe Sllatinë të Komunës së Vitisë. Gjatë takimeve në këto fshatra ekspertët e AKK-së së bashku me përfaqësues të Komunës, në prezencën e një numri të madh qytetarësh, kanë informuar mbi benefitet e projektit, me theks të veçantë rreth aktiviteteve të cilat në kuadër të projektit, i cili konsiston me harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me atë në regjistrat pronësorë do të kryhen pa pagesë. Në takim banorët janë njoftuar në detaje mbi projektin e rindërtimit të informacioneve kadastrale, fazat e implementimit të tij, përfitimet që qytetarët e Zonave Kadastrale në rindërtim kanë nga projekti dhe ngjashëm. Sa i përket fazave të implementimit të projekti, banorët u informuan mbi qëllimin e fazës së parë, informimit publik ku u tha se ka për qëllim të njoftohen të gjithë banorët e zonës kadastrale (fshatit) për fillimin e projektit, përfitimet dhe obligimet e tyre. Pastaj një pjesë e takimit iu dedikua edhe sqarimit të fazës së dytë ose fushatës së matjeve, gjatë të cilës do të bëhen matjet e parcelave sipas gjendjes faktike në terren në praninë e pronarëve në të gjithë zonën kadastrale. Po ashtu, si mekanizëm i transparencës dhe garanci e kualitetit të të dhënave banorët e zonave u informuan edhe për shikimin publik, kur do të bëhet prezantimi i të gjitha të dhënave të realizuara gjatë fushatës së matjeve të parcelave dhe objekteve në zonën kadastrale si dhe të dhënat do të aprovohen nga banorët. Po ashtu banorëve iu prezantua edhe faza e fundit, respektivisht futja e të dhënave në sistemin zyrtar të kadastrit, si fazë e fundit e realizimit të projektit, pas së cilës Komisioni bën aprovimin e projektit dhe banorët mund të pajisen me Certifikatë të pronës dhe Kopje plani pa pagesë. Po ashtu një pjesë e takimit ka qenë debat interaktiv mes përfaqësuesve të AKK-së, përfaqësuesve komunal mbi projektin në fjalë. Qytetarët janë informuar mbi obligimet që ata kanë në kuadër të projektit, krejt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta. Po ashtu, është kërkuar pjesëmarrja sa më aktive e qytetarëve, pasi që suksesi i projektit do të varret pikërisht nga numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga projekti. Përfaqësuesit e institucioneve kanë kërkuar edhe trajtim të barabartë mes burrave dhe grave në të drejtat pronësore. Përndryshe, në kuadër të projektit janë përfshirë 15 Zona Kadastrale, Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive dhe Zhiti në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas.


RIK, takim me banorët e Zhitisë dhe Pozharanit

Në radhën e takimeve informuese me banorët e Zonave që janë të përzgjedhura për projektin e rindërtimit të informacioneve Kadastrale, e që janë 15 Zona Kadastrale përfshi Zonën Kadastrale Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti, ka mbajtur dy takime të ndara me banorët e fshatrave Zhiti dhe Pozharan. Në këto takime, në prezencën e një numri të madh qytetarësh, ekipi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal Viti, kanë informuar qytetarët mbi benefitet e projektit, me theks të veçantë rreth aktiviteteve të cilat në kuadër të projektit, i cili konsiston me harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me atë në regjistrat pronësorë do të kryhen pa pagesë. Në takim banorët janë njoftuar në detaje mbi projektin e rindërtimit të informacioneve kadastrale, fazat e implementimit të tij, përfitimet që qytetarët e Zonave Kadastrale në rindërtim kanë nga projekti dhe ngjashëm. Sa i përket fazave të implementimit të projekti, banorët u informuan mbi qëllimin e fazës së parë, informimit publik ku u tha se ka për qëllim të njoftohen të gjithë banorët e zonës kadastrale (fshatit) për fillimin e projektit, përfitimet dhe obligimet e tyre. Pastaj një pjesë e takimit iu dedikua edhe sqarimit të fazës së dytë ose fushatës së matjeve, gjatë të cilës do të bëhen matjet e parcelave sipas gjendjes faktike në terren në praninë e pronarëve në të gjithë zonën kadastrale. Po ashtu, si mekanizëm i transparencës dhe garanci e kualitetit të të dhënave banorët e zonave u informuan edhe për shikimin publik, kur do të bëhet prezantimi i të gjitha të dhënave të realizuara gjatë fushatës së matjeve të parcelave dhe objekteve në zonën kadastrale si dhe të dhënat do të aprovohen nga banorët. Po ashtu banorëve iu prezantua edhe faza e fundit, respektivisht futja e të dhënave në sistemin zyrtar të kadastrit, si fazë e fundit e realizimit të projektit, pas së cilës Komisioni bën aprovimin e projektit dhe banorët mund të pajisen me Certifikatë të pronës dhe Kopje plani pa pagesë. Po ashtu një pjesë e takimit ka qenë debat interaktiv mes përfaqësuesve të AKK-së, përfaqësuesve komunal mbi projektin në fjalë. Qytetarët janë informuar mbi obligimet që ata kanë në kuadër të projektit, krejt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta. Po ashtu, është kërkuar pjesëmarrja sa më aktive e qytetarëve, pasi që suksesi i projektit do të varret pikërisht nga numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga projekti. Përfaqësuesit e institucioneve kanë kërkuar edhe trajtim të barabartë mes burrave dhe grave në të drejtat pronësore.