Lajme

AKK, takim me kryetarin e Shoqatës së Gjeodetëve

Agjencia Kadastrale e Kosovës kohë më parë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës, qëllimi i të cilit ka qenë ngritja e bashkëpunimit mes dy institucioneve, koordinimi për punë të interesit të përbashkët, e ngasjhëm. Po ashtu, si rezultat i këtij memorandumi është kërkuar që takimet mes përfaqësuesve të institucioneve të jenë në baza të shpeshta. Nisur nga kjo, sot Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti priti në takim Kryetarin e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës z. Murat Hoxha, për të diskutuar rreth aktiviteteve të institucioneve respektive. Fillimisht z. Hoxha prezantoi aktivitetet rreth jubileut 50 vjeçar të shkollës së parë të gjeodezisë  , ndërsa z. Ahmeti premtoi përkrahje për këto aktivitetet aty ku i jepet mundësia Agjencisë. Pastaj, pikë e takimit ishte edhe diskutimi rreth reformave ligjore, respektivisht avancimi i Udhëzimeve Administrative që rregullojnë fushën e gjeodezisë e kadastrës, ndërsa udhëheqësit e institucioneve u dakorduan që të veprojnë të koordinuar në këto çështje. Po ashtu, kryeshefi i AKK informoi z. Hoxha për dy dokumente të rëndësishme të cilat është duke i zhvilluar Agjencia, Kornizat e punës dhe Plani i biznesit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe ofroi dhe kërkoi bashkëpunim në zhvillimin e këtyre dy dokumenteve strategjike, duke theksuar se interesi i Shoqatës së Gjeodetëve patjetër se do të merret parasysh gjatë përpilimit të tyre. Në fund, të dy prijësit e institucioneve respektive u pajtuan që bashkëpunimi dhe takimet profesionale të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

  


Inspektime të rrjeti Shtetëror Gravimetrik

Agjencia Kadastrale e Kosovës si institucion qendror për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave gjeodezike ka ndërmarrë aktivitetet e zhvillimit te rrjetit gravimetrik për tërë territorin e Republikës së Kosovës, si bazë për përcaktimin e gjeoidit lokal shtetëror. Ky rrjet do të mundësojë që nga matjet më teknologjinë GNSS të fitohen lartësitë ortometrike të një saktësie dhe besueshmërie të lartë. Rrjeti Gravimetrik do të shërbejë edhe në përcaktimin e Sistemit Referent të Lartësive, projekt i cili do të realizohet në dy vitet te ardhshme. Ndërsa me qëllim të monitorimit të ecurisë së projektit, një ekip profesionistësh i Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti kanë ndërmarrë një vizitë në terren gjatë të cilës është konstatuar se nga gjithsejtë 2442 pika të parapara të rrjetit, deri tani janë matur rreth 40% të tyre, ndërsa i tërë projekti pritet që të përfundojë në afatin e paraparë, në qershor të vitit 2020.  Projekti "Rrjeti Shtetëror Gravimetrik në Republikën e Kosovës", është hartuar nga ekspertë të AKK-së në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër "Kartverk".

 


Metodologjia për Hartim e Strehim të Romëve

Projekti  për Integrimin i Romëve që financohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet  në bashkëpunim me  Këshillin  Rajonal  për Bashkëpunim në koordinim me Zyrën për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit, në bashkë organizim me homologët e shteteve të regjionit kanë organizuar konferencën rajonale "Metodologjia Rajonale për Hartimin e Strehimit të Romëve" e cila u mbajt më 05 nëntor 2019 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë në të cilën morën pjesë rreth 60 zyrtarë të pushtetit qendror dhe lokal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare nga rajoni i zgjerimit të BE, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte fillimi i hartografimit të shtëpive ku jetojnë Romët në rajon, duke paraqitur dhe diskutuar një metodologji rajonale për hartografimin, krijimin e një grupi rajonal të punës dhe fillimin e një procesi të pilotimit në dy komuna për ekonomi, me qëllim të identifikimit të nevojave për këtë kategori të shoqërisë si dhe mundësitë e investimit të Komisionit Evropian për përmirësimin e kushteve të jetesës. Konferenca të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen si dhe pritet të fillohet edhe me pilot projekte lidhur me metodologjinë e prezantuar në këtë konferencë.


Fuqizimi Ekonomik i Gruas

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për regjistra pronësorë është e përfshirë në iniciativa të ndryshme në fushën a avancimit të të drejtave të grupeve potencialisht të margjinalizuara në shfrytëzim të të drejtave pronësore, përshirë edhe gratë. Për këtë arsye, ekspertë ligjot të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, respektivisht Zyrtari i Lartë Ligjor i AKK-së z. Nadir Shyqeriu, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga GIZ-i gjerman në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Gruas", i cili është duke u mbajtur në Tiranë, Republika e Shqipërisë.  Ky projekt ka për qëllim identifikimin e sfidave dhe storieve të suksesshme të arritura nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Republikën e Kosovës. Fokusi kryesor ishte rreth zbatimeve praktike të të legjislacioneve në fuqi të barazisë gjinore në shtetet e regjionit dhe ndryshimet dhe strategjitë e reja që do të bëhen, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në ekonomi.


Prona, del raporti “Doing business”

Banka Botërore me datë 24 tetor ka publikuar raportin e të Bërit Biznes ("Doing Business") 2020, që matë rregulloret që çojnë përpara aktivitetin e biznesit dhe ato që e kufizojnë atë. Studimi krahason 190 ekonomi të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, sa i përket lehtësisë e të bërit biznes dhe rangimi mbështetet në dhjetë fusha të rregullimit të biznesit: nisja e biznesit, pajisja me leje të ndërtimit, kyçja me energji elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave, dhe zgjidhja e falimentimit. Studimi Të bërit biznes po ashtu mat rregulloret për punësimin e punëtorëve dhe kontratat me qeverinë, por këto nuk përfshihen në rezultatin dhe rangimin në raport. Sa i përket të regjistrimit të të drejtave pronësore, Republika e Kosovës  radhiten në vendin e 37 nga 190. Raporti i detajuar, në gjuhën angleze mund të shkarkohet në vegzën në vijim;

https://www.doingbusiness.org/content/dam/doingBusiness/country/k/kosovo/KSV.pdf


Showing 1 - 5 of 118 results.
Items per Page 5
of 24