NEWS

Takim virtual i forumit virtual për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Me qëllim të diskutimit mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetjen e USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike dhe me pjesëmarrje të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmetit, z. Servet Spahiut nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe z. Ardian Ollurit nga Komuna e Prishtinës në cilësine e panelistëve, me datë 16 mars është mbajtur Forum virtual për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Tema e diskutimit në këtë forum ishte ecuria e procesit të legalizimit të objekteve pa leje, sfidat me të cilat ky process është duke u ballafaquar dhe hapat që duhen ndërmarrë për tejkalim të sfidave.
Z. Ahmeti në paraqitjen e tij prezantoi përfshirjen dhe kontributin e ekspertëve të AKK-së në këtë proces, përfshi përkrahjen me të dhëna dhe përkrahjen me ekspertizë. Ai po ashtu inkurajoji qytetarët që të jenë pjesëmarrës aktiv në proces të legalizimit duke argumentuar se vetëm një pronë e legalizuar mund të regjistrohet në kadastër, e rrjedhimisht vetëm një pronë e regjistruar në kadastër mund të përdoret në tregun e pronave përmes shitblerjes, trashëgimisë, hipotekimit për marrje kredie e ngjashëm. Në fund të fjalës së tij z. Ahmeti po ashtu ofroi kapacitetet profesionale, teknike e ligjore të AKK-së në të mire të përfundimit të suskesshëm të proecesit të lelgalizimit.

AKK, takim me autoritetin norvegjez për kadastër

Agjencia Kadastrale e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë e përkrahur nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket", si përmes financave po ashtu edhe përmes ekspertizës. Për të diskutuar mbi ecurinë e projekteve që janë duke implementuar nga AKK me pëkrahje nga Kartverket, kryesisht në fushën e sistemit të unifikuar të adresave, gravimetrisë, konvertim e migrim të të dhënave, me datë 17 mars është mbajtur një takim vritual pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe me Drejtorin e ri për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë "Kartverket" z. Hans Christian Munthe-Kaas. Në takim u prezantua ecuria e projekteve, rezultatet dhe sfidat si dhe realizimi i komponentave te projektit perkrahes. Në fund të takimit u trajtuan mundesitë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe bë të ardhmen.

AKK i ofron produktet hartografike për nevoja të FSK

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), e për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse, me datë 4 shkurt 2021 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) ishte mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të MM, respektivisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesve të AKK-së, të prira nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti. Si rezultat i asaj marrëveshjeje, dhe pas trajnimit që ekspertët e hartografisë në AKK-së kishin mbajtur për pjesëtarët e FSK, me datë 24 Mars është mbajtur edhe një takim vijues pune mes z. Ahmetit dhe z. Jeton Dreshaj, Gjeneral Brigade në FSK. Në këtë takim z. Ahmeti ka dorëzuar të gjitha produktet hartografike të AKK-së për nevoja të FSK. Kjo përkrahje është vlerësuar nga z. Dreshaj, ndërsa për të potencuar peshën e këtij akti, respektivisht funksionalizimin e sektorit të hartografisë në FSK, z. Dreshaj ka përmendur shembullin e forcave të armatosura britanike, të cilët si ditë themelimi të tyre e llogarisin ditën kur kanë përfshirë hartografinë brenda strukturës së saj. Në fund të takimit përfaqësuesit e institucioneve u zotuan në avancim të bashkëpunimit nga i cili do të përfitojnë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Njoftim: AKK ofron qasje në SIKTK për gjeodetët e licencuar

Në procesin e hapjes së të dhënave për institucione të ndryshme të interesit, respektivisht ofrimin e qasjes në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në një takim mes Kryeshefit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti dhe gjeodetëve të licencuar, këto të dytit janë janë informuar për ofrimin e qasjes së limituar në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë. Nga kjo pritet të përfitojnë si gjeodetët e licencuar përmes lehtësimit të kryerjes së punëve të tyre, po ashtu edhe qytetarët e institucionet e Republikës së Kosovës përmes shkurtimit të kohës për kryerjen e punëve gjeodezike dhe përmes ngritjes së kualitetit të produkteve dhe shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike. Për më shumë, Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të projektit të Bankës Botërore "REGIP" ka paraparë edhe zhvillimin e një moduli përmes të cilit gjeodetët do të kenë të mundshme të kryejnë lëndët e tyre drejtpërsëdrejti në sistem.
Ndërmarrjet e sipërpërmendura, azhurnimi i kornizës ligjore, prodhimi i dokumentacionit teknik e profesional kanë ndikuar si në lehtësimin e kryerjes së punëve gjeodezike nga gjeodetët dhe kompanitë e licencuara gjeodete, po ashtu kanë ndikuar edhe në fuqizimin e rolit të gjeodetëve në shoqëri. Në fund të takimit, z. Ahmeti ofroi dhe kërkoi bashkëpunim nga komuniteti i gjeodetëve, krejt me qëllim të ngritjes së kualitetit të produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

AKK, shpërndahen licencat për gjeodetë

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për licencimin e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet të cilat rrjedhin nga Udhëzimi Administrativ (MMPH) Nr. 13/2019 për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve. Pasi që i janë nënshtruar procesit të licencimit, respektivisht pas plotësimit të kushteve për licencim, me datë 17 Mars 2020 në ambinetet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës janë shpërndarë licencat për gjeodetë.