Lajme

AKK-ZKK, trajnim për pjesën grafike

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përfunduar projektin e ngritjes së SIKTK-së drejt arkitekturës SOA, projekt ky që ka të bëjë me ngritjen, zhvillimin dhe riorganizimin e punës së sistemeve kadastrale të cilat shfrytëzohen nga ZKK-të.  Pas përfundimit të trajnimit të operatorëve të SIKTK nga 38 Komunat e territorit të Republikës së Kosovës, AKK ka vazdhuar edhe trajnimit e stafit të ZKK-ve që merren me pjesën grafike., ndërsa këtë javë trajinimit iu nënshtruar zyrtarët e Zyrave Kadastrale Komunale të Komunave Pejë, Novobërdë edhe Mamushë.


Gjeoidi regjional Ballkanik

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha dhe eksperti kadastral z. Reshat Murati janë duke marrë pjesë në Punëtorinë për Rrjetin Gravimetrik për Territorin e Republikës së Kosovës, që është duke u mbajtur në Oslo të Norvegjisë. Në këtë Konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues nga tetë shtete tjera të regjionit, ndërsa tema e konferencës ka të bëjë me rrjetet dhe sistemet koordinate të shteteve të regjionit, përfshi koordinatat të rrafshit horizontal dhe ato të lartësisë. Caktimi i gjeoidit dhe matjet gravimetrike për Republikën e Kosovës janë të rëndësisë së madhe gjeohapësinore, ndërsa krijimi i tyre paraqet një sfidë të madhe pasi që mungojnë edhe kapacitetet edhe fondet për zhvillimin e një projekti të tillë.  Si rezultat i kësaj pritet që me përkrahjen profesionale dhe financiare të Qeverisë së Norvegjisë të realizohet ky projekt, jo vetëm në Republikëne  Kosovës por në shumë shtete të regjionit. Sa i përket vetë konferencës, përfaqësuesit e AKK-së atje janë duke prezantuar të arriturat e Agjencisë në këtë fushë, me theks të veçantë pozicionimin satelitorë të Kosovës, saktësinë pozicionuese hapësinore si dhe synimet për ngritjen e kësaj saktësie, kapacitetet profesionale dhe teknike për krijimit e rrjetit gravimetrik e ngjashëm. Po ashtu, ekspertët e AKK-së janë  duke shkëmbyer informacione me shtetet e regjionit dhe me ekspertë Norvegjez rreth bashkëpunimit në krijimin e gjeoditit dhe matjeve gravimetrike.

 

 


Dy vizita të rëndësishme për kadastrën

Zagreb, 12 Prill - Një delegacion dy anëtarësh i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha dhe udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve z. Muzafer Çaka ka qëndruar në një vizitë tre ditore në Zagreb të Kroacisë ku ka marrë pjesë në dy takime të ndryshme, respektivisht në takimin e Komitetit Drejtues të projektit regjional "IMPULS" i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimor me ato të shteteve anëtare të BE-së, dhe në Kongresin e VI mbi Kadastrën. Sa i përket projektit IMPULS, në takimin e Komitetit Drejtues është vendosur dhe është nënshkruar për vazhdimin e projektit edhe për një vit, ndërsa qëllimi i projektit është harmonizimi i të dhënave hapësinore, avancimi i shpërndarjes së të dhënave gjeohapësinore mes institucioneve publike, krijimi i modeleve dhe marrëveshjeve për shkëmbimin e të dhënave si dhe krijimi i metadatave dhe ueb shërbimeve për të dhënat, të gjitha këto konform Direktivës Evropiane 2007/2 INSPIRE. Duhet cekur se të gjithë këto komponentë janë obliguese për secilin shtet anëtar të BE-së si dhe për shtete aspiruese për anëtarësim në BE, si që është Republika e Kosovës. Në takim janë prezantuar projektet e ndërmarra nga AKK në këtë pushe, përfshi ueb shërbimet e krijuara, gjeoportali shtetërorë, ngritja e kualitetit të të dhënave e ngjashëm. Në takimin e dytë, Kongresi i VI për Kadastër, këtë vit i organizuar nga Shoqata Kroate e Gjeodetëve dhe me përkrahjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve (FIG), morën pjesë Drejtorët e autoriteteve për kadastër në shtete e Ballkanit Perëndimorë përfshi Republikën e Kosovës. Në takim u prezantuar të arriturat e shteteve në avancimin e administrimit të tokës dhe kadastrës si dhe u identifikuan hapat se nga duhet të shkojë kadastra në të ardhmen, si një nga regjistrat më të rëndësishme që një shtet mirëmban, duke e ditur ndikimin që kadastra ka në zhvillimin ekonomik të një shteti në përgjithësi dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve në veçanti. Në të dy këto takime delegacioni i AKK-së prezantoi të arriturat e saja në fushën e administrimit të tokës, mirëmbajtjes së kadastrës dhe regjistrave pronësorë, infrastrukturën e të dhënave hapësinore, fusha këto ku AKK ka shënuar rezultate të mëdha dhe në rrafsh me shtetet e zhvilluara evropiane.  


Punëtori profesionale në Gavle, Suedi

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr pjesë në një punëtori profesionale në kuadër të projektit IMPULS që konsiston me a harmonizimin e të dhënave hapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me ato të shteteve anëtare të BE-së. Në këtë punëtori të mbajtur me 27, 28, dhe 29 mars në Gavle të Suedisë, janë prezantuar të arriturat e secilit shtet në fushën e krijimit infrastrukturës së të dhënave hapësinore, si dhe hapat që duhet marrë për implementimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit IMPULS. Ndërsa në fokus të aktiviteteve ka qenë edhe prezantimi i strukturës organizative për implementim të NSDI në autoritetet përgjegjëse, respektivisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Përmes prezantimeve profesionale ekspertët e AKK kanë prezantuar strukturat organizative, kapacitetet profesionale dhe teknologjike në këtë institucion të dedikuara për krijimin dhe zhvillimin e NSDI.     


Ambasadori norvegjez vizitë në AKK

Kryshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadasrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha priti në një vizitë pune Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad. Duke e ditur se Mbretëria Norvegjeze është një nga përkrahëset më të mëdha të Agjencisë Kadastrale të Kosovës qysh nga vetë themelimi i AKK-së, qëllimi i takimit ishte prezantimi i të arriturave të AKK-së që vijnë si rezultat i këtij bashkëpunimi. Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha, në takim prezantoi të arriturat dhe sfidat e përgjithshme të AKK-së gjatë kryerjes së punëve të përditshme në fushën e administrimit të tokës, kadastrës, hartografisë, sistemit të adresave  e ngjashëm. Po ashtu, në takim z. Meha prezantoi projektet që do të realizohen me përkrahje të Qeverisë Norvegjeze, respektivisht Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Katverket", në mesin e të cilave më të rëndësishme janë aplikacioni për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë "Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës", aplikacionin për administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesës grafike të të dhënave kadastrale dhe pronësore (Harta Kadastrale), Gjeoportalin Shtetërorë, Sistemin e Unifikuar të Adresave, etj.