Lajme

Trajnim për pjesën grafike

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përfunduar projektin e ngritjes së SIKTK-së drejt arkitekturës SOA, projekt ky që ka të bëjë me ngritjen, zhvillimin dhe riorganizimin e punës së sistemeve kadastrale të cilat shfrytëzohen nga ZKK-të.  Pas përfundimit të trajnimit të operatorëve të SIKTK nga 38 Komunat e territorit të Republikës së Kosovës, AKK do të vazdhojë edhe trajnimit e stafit të ZKK-ve që merren me pjesën grafike. Trajnimi i ndarë në tre grupe, ka filluar të hënën, 12 shkurt, me operatorët e Komunave Mitrovicë, Obiliq, Vushtrri, Skënderaj, Fushë Kosovë, Kaçanik, Hani I Elezit, Istog, Klinë, Lipjan dhe Podujevë, për të vazhduar me datën 13 shkurt me komunat Gllogoc, Shtime, Malishevë, Novobërdë, Deçan, Rahovec, Suharekë,  Mamushë, Pejë, Junik, Gjakovë dhe Prishtinë dhe për të përfunduar me datën 14 shkurt me operatorët e komunave Kllokot, Ranillug, Graçanicë, Shtërpcë, Partesh, Mitrovicë Veriore, Dragash, Kamenicë, Viti, Prizren, Gjilan, Ferizaj.

Trajnim për pjesën grafike II

Takim me Social Impact

Me qëllim të vlerësimit të të arriturave si reazultat I bashkëpunim mes AKK dhe Programit të USAID për të drejta pronësore, Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë Social Impact të cilët edhe janë të angazhuar nga USAID për vlerësimin e projektit USAID PRP. Në takim janë prezantuar rezultatet e arritura, janë identifikuar sfidat si dhe janë identifikuar fushat ku duhet vazhduar bashkëpunimi i përbashkët. Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për rezultatet e arritura në përfshirjen dhe ngritjen e numrit të grave pronare dhe bashkëpronare në të drejtat pronësore.  

Trajtim i kontratave joformale

Një ekip i projektit të USAID për trajtimin e kontratave joformale që kanë mund të jenë lidhur në të kaluarën, përfshi këtu edhe konrtatat pronësore ka qëndruar në AKK ku janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha dhe nga Udhëheqësi I Zyrës për Koordinimin e Projekteve në AKK z. Muzafer Çaka. Qëllimi I takimit ka qenë diskutimi rreth përputhjes së gjendjes faktike pronësore në terren me atë në rregjistrat pronësorë, si dhe ështël folur rreth shkaqeve që kanë mundur të ndikojnë në mosharrmonizimin mes këtyre dy gjendjeve.

Punëtori për shkëmbim të të dhënave

Agjencia Kadastrale e Kosovës, si koordinatore e Infrastrukturës Shtetërore për të Dhëna Hapësinore (NSDI) në Republikën e Kosovës, me datën 8 Shkurt 2018 ka mbajtur një Punëtori njëditore kushtuar marrëveshjeve për shkëmbim të të dhënave gjeohapësinore, të drejtat e prodhuesve të të dhënave, të drejtat e shfrytëzuesve të të dhënave e ngjashëm.  Duke e konsideruar një gjë të tillë si të interesit për të gjitha institucionet që në njëfarë mënyre merren me krijimin, mirëmbajtjen ose shfrytëzimin e të dhënave gjeohapësinore, në Punëtorinë kanë marrë pjesë përfaqësues të më se dhjetë institucioneve, para të cilëve ekspertët e autoritetit suedez për kadastër, hartografi dhe NSDI "Lantmateriet" kanë mbajtur disa prezantime në lidhje me obligimet e institucioneve publike për shkëmbim të të dhënave hapësinore, si dhe kanë prezantuar modelet suedeze të marrëveshjeve për shkëmbim të të dhënave mes institucioneve publike në Suedi. Punëtoria është zhvilluar në kuadër të Projektit IMPULS, i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me ato të shteteve anëtare të BE-së.