Lajme

AKK, vizitë pune në Komunën e Klinës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për projektin për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës si përfituese e këtij projekti ka filluar me aktivitete konkrete për implementimin e tij. Në kuadër të projektit REGIP njëra nga komponentat, Komponenta B – "Modernizimi i Kadastrit", si aktivitet kryesor ka Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në rreth 100 Zona Kadastrale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Për më shumë janë edhe disa aktivitetet tjera nga të cilat mund të përfitojë edhe Komunat, përfshi Komunën e Klinës si që është vendosja e numrave të adresave, pajisja me inventar e teknologji të informacionit e ngjashëm. Për këtë arsye, respektivisht me qëllim të diskutimit rreth fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të konkretizohej dhe me qëllim të identifikimit të hapave konkret për bashkëpunim, sot është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryetarit të Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj. Në takim, pos prezantimit të projektit të Bankës Botërore edhe aktiviteteve të ndërsjella të institucioneve respektive, është diskutuar edhe mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar. Lidhur me këtë, duke mos paragjykuar gjendjen në Komunë Klinës, z. Ahmeti ka kërkuar ka Kryetari i Komunës që nashkë me bashkëpunëtor të trajtojë me vëmendje të gjeturat e prezantuara në raport dhe ka përmendur edhe obligimet ligjore që Agjencia ka nga pikpamja e marrjes së masave në rast se Zyrat Kadastrale Komunale nuk kryejnë punët konform legjislacionit. Edhe Z. Elezaj është zotuar që të trajtojë të gjeturat me qëllim të eliminimit të parregullësive eventuale. Po ashtu, prijësit e institucioneve u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, qoftë në nivel të lartë e qoftë në nivel teknik, krejt me qëllim të avancimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Përndryshe në takim Kryeshefi i AKK ishte i shoqëruar nga u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj dhe Zyrtari i Lartë Ligjor z. Bashkim Shaqiri, ndërsa z. Elezaj ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Zyrës Kadastrale Komunale në Klinë z-nja Njomza Grabanica.

AKK, takim pune në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve (TI). Si e tillë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ofron të dhëna për institucione publike në mesin e të cilave edhe për Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Së fundi, si pjesë e zhvillimeve teknologjike AKK është duke avancuar nga mënyra tradicionale e ofrimit të të dhënave (letër, email, CD) në ofrimin e të dhënave në rrjet e në kohë reale. Avancimi në këtë formë të ofrimit të të dhënave do të përshpejtonte shkëmbimin e të dhënave, do të ndikonte në ngritjen e sigurisë së të dhënave, do të garantonte konfidencialitetin e tyre, do të ngriste kualitetin e ofrimit të shërbimeve e ngjashëm.
Prandaj për të indetifikuar mënyrat e implementimit të kësaj teknologjie dhe për të identifikuar hapat e bashkëpunimit mes AKK-së dhe Institucioneve tjera të interesit, me datë 10 Shtator në ambientit e Agjencisë Kundër Korrupsionit është mbajtur takim pune mes ekipeve gjithëpërfshirëse të institucioneve, respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj dhe Zyrtari i Lartë Ligjor z. Bashkim Shaqiri u prit nga z. Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit i shoqëruar nga bashkëpunëtorët z. Afrim Atashi dhe z. Agron Berani.
Në takim po ashtu u diskutua edhe mbi aktivitetet e ardhshme të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të avancohej, krejt me qëllim të nrgitjes së kualitetit të produkteve, avancimit të shkëmbimit të të dhënave dhe avancimit të kualitetit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

AKK, takim me drejtorët e ri në dy ZKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) si organ kompetent për mbikëqyrjen e punëve kadastrale që kryhen nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), si dhe si përgjegjëse për administrimin e qasjeve në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë është në kontakte të vazhdueshme me zyrtarët e ZKK-ve, qoftë në nivelin teknik e profesional e qoftë në nivelin menaxherial. Për këtë arsye, sot Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti në dy takime të ndara priti dy drejtorë të emëruar të ri të Zyrave Kadastrale Komunale, respektivisht z-njën Nora Kelmendi, Drejtoreshë e Zyrës Kadastrale Komunale në Prizren dhe z. Nebojsha Periç, Drejtor në Zyrën Kadastrale Komunale në Graçanicë. Në takimet në fjalë, drejuesit e institucioneve respektive shkëmbyen informacione të ndërsjella rreth aktiviteteve, projekteve e sifdave si dhe diskutuan mbi identifkimin e hapave që mund të ndërmerren bashkërisht, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Po ashtu, z. Ahmeti kërkoi nga drejtorët e ri që të trajtojnë të gjeturat nga raporti i fundit i monitorimit që AKK kishte bërë në të gjitha ZKK-të.

AKK, shpërndahen licencat për gjeodetë

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për licencimin e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet të cilat rrjedhin nga Udhëzimi Administrativ (MMPH) Nr. 13/2019 për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve, përfshi edhe testimin certifikues i cili është mbajtur me datën 15 gusht në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ndërsa sot Kryeshefi Ekzekutiv I Agjencisë z. Avni Ahmeti përmes një ceremonie modeste ka bërë edhe shpërndarjen e licencave për të gjithë ata gjeodetë që i kanë plotësuar kushtet për licencim konform Udhëzimit Administrativ të sipër përmednur.
 

Kërkesë për komentimin e Projektligjit për IKIH

Sipas Ligjit aktual mbi kadastrin Nr.04/-L-013, neni 23, Agjencia Kadastrale e Kosovës caktohet si përgjegjëse për bashkërendimin dhe krijimin e Infrastkturës Kombëtare të Informacioneve Hapësinore në Republikën e Kosovës. Si e tillë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka draftuar edhe Ligjin për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapësinore në Republikën e Kosovës, që ka për qëllim të përcaktojë rregullat themelore për infrastrukturën e informacionit gjeohapësinor në Republikën e Kosovës në pajtueshmë në Direktivën INSPIRE 2007/2/EC, të Bashkimit Evropian. Ligji aktualisht është i publikuar në Platforma Online, me qëllim të sigurimit të zbatimit të standardeve për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016, me qëllim që palëve relevante të interesit të u jepen mundësia e komentimit. 

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund  t'i dërgoni në afat kohor prej 15 ditë punë në web faqen e MEA-së , e-mail: vlora.osaj@rks-gov.net, Bashkim.Shaqiri@rks-gov.net

http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40924