Lajme

Adresat, takimi në Komunën e Kamenicës

Qeveria Norvegjeze dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve në disa komuna. AKK ka vendosur që këtë donacion ta shfrytëzojë për realizimin e projektit përmes bashkëfinancimit në disa komuna. Me qëllim të diskutimit të mundësive për bashkëfinancimit të prodhimit dhe instalimit të tabelave të numrave të adresave, me datë 28 maj 2019 një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër  z. Korab Ahmetaj, dhe ekspertët nga Njësia e Adresave në Agjenci z. Amir Sogojeva dhe z. Qazim Sinani kanë vizituar Komunën e Kamenicës, ku janë pritur nga vetë kreu i Komunës z. Qëndron Kastrati i shoqëruar nga z. Ramush Ismaili, zyrtar i kadastrës, i caktuar edhe si zyrtar i adresave në këtë Komunë. Në takim është diksutuar rreth mundësisë qe ky projekt të realizohet përmes bashkëfinancimit në komunën e Kamenicës. Po ashtu, zyrtarët komunal u informuan që është vetë Komuna që duhet të siguroj një pjesë te mjeteve për kompletimin e projektit. Nga Komuna po ashtu u kërkua që në rast të fillimit të këtij projekti, të ketë të gatshme të dhënat e sakta për adresat. Zyrtarët e Komunës mirëpritën mbështetjen dhe u zotuan se do të bëjnë përpjekje që pjesën tjetër të mjeteve të sigurojnë sa më shpejt që është e mundur, me qëllim të përfitimit të këtij projekti.


Adresat, takimi në Komunën e Mitrovicës

Qeveria Norvegjeze dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve në disa komuna. AKK ka vendosur që këtë donacion ta shfrytëzojë për realizimin e projektit përmes bashkëfinancimit në disa komuna. Me qëllim të diskutimit të mundësive për bashkëfinancimit të prodhimit dhe instalimit të tabelave të numrave të adresave, me datë 28 maj 2019 një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër  z. Korab Ahmetaj, dhe eksperti nga Njësia e Adresave në Agjenci z. Amir Sogojeva kanë vizituar Komunën e Mitrovicës, ku janë pritur nga z. Besnik Beka, Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe nga z. Erdoan Jashari, Zyrtar i Adresave. Në takim është diskutuar rreth mundësisë qe ky projekt të realizohet përmes bashkëfinancimit në komunën e Mitrovicës. Po ashtu, zyrtarët komunal u informuan që është vetë Komuna që duhet të siguroj një pjesë te mjeteve për kompletimin e projektit. Nga Komuna po ashtu u kërkua që në rast të fillimit të këtij projekti, të ketë të gatshme të dhënat e sakta për adresat. Zyrtarët e Komunës mirëpritën mbështetjen dhe u zotuan se do të bëjnë përpjekje që pjesën tjetër të mjeteve të sigurojnë sa më shpejt që është e mundur, me qëllim të përfitimit të këtij projekti.

 


Ortofotot 2018 publikohen në Gjeoportal

Aerofotografimi i fundit në Kosovë ishte bërë në vitin 2012, andaj për shkak të ndryshimeve të shumta në terren ka qenë më se e nevojshme që të realizohet projekti i ri në vitin 2018. Ky projekt si objektiva kryesore kishte ofrimin e mbështetjes në procesin e legalizimit të objekteve, planifikimin e  infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore,  mbështetjen në fushën e hidrografisë dhe demografisë, azhurnimin e hartës topografike, krijimin e hartave dhe skicave tematike të ndryshme si dhe shfrytëzimin e tokës në përgjithësi. Ndërsa, si rezultat i projektit janë prodhuar ortofoto me rezolucion 8cm për zonat urbane, ortofoto me rezolucion 20cm për zonat rurale, ortofoto me rezolucion 40cm për zonat maloresi dhe ortofoto me rezolucion 40cm për një gjërësi 200 m jashtë kufirit. Ndërsa të gjitha ortofotot, ato urbane, rurale dhe malore janë të qasshme për shikim dhe përdorim përmes wms serviseve përmes gjeoportalit shtrotëror në http://geoportal.rks-gov.net/search.


Avni Ahmeti emërohet drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Kabineti qeveritar në mbledhjen e së martës, 11 Qershor 2019, ka emëruar z. Avni Ahmetin në pozitën e Drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, në një mandat tre veçar. Përndryshe, para emrimit në këtë pozitë z. Ahmeti ushtroi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm për disa muaj, ndërsa paraprakisht për disa vite ishte edhe Drejtor i Drejtorisë për Kadastër pranë Agjencisë Kadastrale të Kosovës.


Ministri Matoshi pret në takim z. Ahmetin

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Fatmir Matoshi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të sapo zgjedhur të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti. Qëllimi i takimit ishte informimi i përgjithshëm rreth aktiviteteve të përbashkëta, identifikimi i fushave prioritare për bashkëpunim, sidomos ato ku interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i menjëhershëm, prezantimi i z. Ahmetit para anëtarëve të Kabinetit të Ministrit, informimi rreth sfidave e ngjashëm. Në takim Ministri Matoshi ofroi përkrahjen e parezervë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, institucion ky që administron regjistrat pronësorë, kadastrën, gjeoinformacionin, sistemin e adresave, hartografinë, etj. Ministri Matoshi vlerësoi peshën që kjo Agjencia ka në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ofrimin e përkrahjen institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, prandaj edhe kërkoi bashkëpunim në nivel profesional mes ekspertëve të institucioneve brenda MMPH-së, aty ku edhe është e sistemuar Agjencia Kadastrale e Kosovës. Po ashtu z. Matoshi kërkoi trajtim më specifik të gruas në të drejta pronësore, respektivisht lehtësimin e qasjes së grave në të drejta pronësore. Z. Ahmeti, pasi falënderoi z. Matoshin për përkrahjen e dhënë gjatë muajve kur z. Ahmeti ushtroi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, u zotua se do të ofrojë tërë kapacitetin e tij profesional dhe menaxherial në avancimin e kadastrës, ngritjen e kualitetit të të dhënave, hapjen e të dhënave, avancimin dhe shpejtimin e shpërndarjes së të dhënave, si dhe gjithpërfshirjen e grupeve potencialisht të margjinalizuara në shfrytëzim të të drejtave pronësore, me theks të veçantë gratë. Në fund të takimit palët u pajtuan që takime të tillë të mbahen në baza të rregullta, krejt me qëllim të ofrimit sa më efikas të shërbimeve, përfitues nga të cilat janë edhe qytetarët edhe institucionet e Republikës së Kosovës. 


Showing 106 - 110 of 118 results.
Items per Page 5
of 24