Lajme

Përurohen emrat e rrugëve në Pejë dhe Klinë

Në dy ceremoni të ndara solemne, një në Komunën e Pejës dhe një në Komunën e Klinës, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarit të Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, Ambasadorit Norvegjez në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad, Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Gjergj Beka, Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, përfaqësuesve të autoritetit norvegjez për kadastër „Kartverket" z. Helge Onsrud dhe z. Tor Laugen është bërë inaugurimi i projektit për vendosjen e tabelave me emra të rrugëve në këto dy komuna. Ky projekt i financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë për Urbanizëm në Komunat përkatëse, pasuron adresat me atribute të reja, respektivisht pas evidentimit dhe digjitalizimit të rrugëve, pas futjes së tyre në sistem, pas emërimit të rrugëve nga Kuvendet Komunale, tani më vendosen edhe tabelat me emra rrugësh. Si rezultat i këtij projekti, pritjet janë që të rritet shkalla e kualitetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe komerciale, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, i mallrave dhe shërbimeve, të avancohet transporti dhe navigacioni, ndërsa përfitues kryesor të do të jenë qytetarët, organet e sigurisë, organet e shëndetësie, organet për menaxhimin e situatave emergjente, organet për ofrimin e shërbimeve komunale, e të tjera. Në takimet e ndara që Kryeshefi Ahmeti pati me Kryetarët e këtyre dy Komunave u potencua nevoja që adresat të mirëmbahen me rregull, secilit objekt të ri që ndërtohet apo secilës rrugë të re që krijohet, të u bashkëngjiten edhe adresat. Po ashtu, informimi i qytetarëve me adresat e tyre zyrtare duhet të bëhet në secilën Komunë. Ndërsa për të ardhmen si prioritet në lidhje me adresat u potencua nevoja për vendosjen e numrave të adresave nëpër shtëpi dhe objekte tjera, duke njohur faktin se vetëm atëherë sistemi i adresave mund të konsiderohet i kompletuar për një komunë. Përndryshe, adresat janë të qasshme përmes Gjeoportalit Shtetërorë, dhe për shfrytëzimin e të njëjtave Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompani të mëdha ndërkombëtare të navigimit si TomTom, Open Street Map, etj.


AKK, takim me zyrtarë të Suharekës

Me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku bashjkëpunimi do të mund të intensifikohej, si dhe për të idnetifikuar sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar zyrtarët në Komunën e Suharekës, dhe gjetjen e mënyrave për tejkalimin e këtyre sfidave, një delegacion i Komunës së Suharekës, respektivisht Drejtori për Kadastër z. Emrush Bytyçi, Drejtoresha e Urbanizmit z-nja Sanie Kuqi, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Suharekës z. Afrim Bytyqi vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Në takim e udhëhequr nga Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër z/ Korab Ahmetaj, Udhëheqësi i Njësisë për Sistem të Adresave z. Amir Sogojeva, Zyrtarja e Lartë Ligjore z-nja Elmihate Gashi, u trajtuan disa kërkesa për përkrahje në fushën e azhurnimit të sistemit të adresave, çështje ligjore që kanë të bëjnë me të drejta pronësore, e ngjashëm. Z. Ahmeti në takim tha se AKK do të marr në trajtim të gjitha kërkesat e zyrtarëve Komunal dhe premtoi përkrahje të parezervë aty ku do të ketë hapësirë.


Njoftim: Arllati, Shtutica, Çirezi, Baksi, Dasheci edhe Kostërci shkojnë në Shikim Publik

Në bazë të neni 29 paragrafi 10 i Ligjit nr. 04/-L-013 për Kadastër, nenit 17 paragrafi 1 dhe 2 i Udhëzimit Administrativ nr. 02/2012 për Rindërtimin e Kadastrit dhe Regjistrit të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, nenit 5 paragrafi 1.16 i Udhëzimit Administrativ nr. 03/2012 për Punën e Komisionit për Rindërtimin e Kadastrit dhe Regjistrit të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, nenit 8 i Udhëzimit Administrativ nr. 04/2012 për Fushatën e Sensibilizimit të Publikut gjatë Rindërtimit të Kadastrit dhe Regjistrit të Drejtave mbi Pronën e paluajtshme, Komisioni për RIK merr vendim për hapjen e Shikimit Publik në Zonat Kadastrale Arllat, Shtuticë, Çirez, Baks, Dashec edhe Kostërc.

Shkarko vendimin


Njoftim

Agjencia Kadastrale e Kosovës është ballafaquar me disa probleme me Gjeoportalin shtetëror dhe me replikimin e të dhënave nga Harta Kadastrale në Gjeoportal. Prandaj, për të rregulluar këto çështje, njoftoheni se sot (e premte) nga ora 15:30, do të ndërpritet funksionimi i aplikacionit Harta Kadastrale, në të cilin do të punohet gjatë vikendin për sanimin e dëmeve. I njejti do të jetë funskional nga e hëna.


Showing 116 - 119 of 119 results.
Items per Page 5
of 24