Lajme

AKK, marrëveshje bashkëpunimi me BKS

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është duka vazhduar me gjithëpërfshirjen institucionale në shfrytëzim të të dhënave kadastrale që ajo administron, respektivisht ofrimin e qasjes së kufizuar në regjistra pronësorë për institucione publike të interesit. Si rezultat i kësaj gjithëpërfshirjeje përfitues kryesorë janë qytetarët dhe institcionet e Republikës së Kosovës të cilëve u ofrohen shërbime cilësore e autoritative, në mënyrë trasparente e në kohë reale përmes uab shërbimeve. Për këtë arsye, me datë 20 janar në ambientet e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti nënshkruajti një marrëveshje bashkëpunimit me homologun e tij nga BSK, z. Sami Mazreku. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte specifikimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve nënshkruese, ndërsa implementimi i marrëveshjes u mundëson kompanive të sigurimeve që përmes shfrytëzimit të ueb shërbimeve të kenë mundësinë e regjistrimit të hipotekave në mënyrë elektronike që do të rezultojë me rritjen e efikasitetit dhe procesimit të procedurave të lëshimit të garancive nga kompanitë e sigurimeve.

Unifikimi i emrëtimeve të komunave në regjistrin kadastral

Në kuadër të korigjimit të të dhënave kadastrale në bazën e të dhënave, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është duke bërë korigjimin dhe plotësimin e të dhënave për persona fizik dhe juridik në regjistrin kadastral. Si pjesë e këtij aktiviteti është bërë unifikimi i emërtimeve të komunave në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë me qëllim të krijimit të një numri dhe emërtimi unik për secilën komunë. Kjo është bërë në bashkëpunim me komunat, të cilat në AKK kanë përcjellur të dhënat e tyre zyrtare, respektivisht Numrin Fiskal dhe Emërtimin Zyrtar të Komunës. Me pas në AKK është bërë ekstraktimi i titullarëve të ndryshëm për secilën komunë, është bërë analizimi dhe filtrimi i këtyre të dhënave duke i përzgjedhur për shqyrtim fillimisht vetëm pronat të cilat për titullar kanë komunat dhe të cilat nuk kanë destinim (shfrytëzim) të përcaktuar. Janë përgaditur Regjistrat e Ndërrimeve për 38 komunat në bazë të cilave është bërë unifikimi i emërtimve të komunave përkatëse në një titullartë vetëm me një numër dhe emërtim unik.

AKK, takim me Byronë Kosovare të Sigurimit

Reformat ligjore dhe teknologjike të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) kanë rezultuar me përfshirjen e institucioneve publike të interesit në shfrytëzim të produkteve dhe shërbimeve që AKK ofron, përmes mundësimit të qasjes së limituar në regjistra pronësorë varësisht prej nevojave të institucioneve, e krejt kjo me qëlllim të avancimit të kualitetit të shëbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Repubikës së Kosovës. Për këtë arsye me datë 14 Janar në ambientet e AKK është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga ekspertja për kadastër z-nja Drenushë Januzi me u.d Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku i shoqëruar nga bashkëpuntorja Gëzonjeta Beqiri. Tema e takimit ishte trajtimi i mundësive që edhe ekspertëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit të u sigurohet qasja e limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajshme, respektivisht mundësimi i regjistrimit online të hipotekave. Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që takimet në nivelit teknik të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim që kërkesa e Byrosë Kosovare të Sigurimit të plotësohet dhe të formalizohet edhe me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, ku qartë do të specifikoheshin obligimet dhe përgjegjësitë e institucioneve nënshkruese.
 

Mbahet takimi i parë i menaxhmentit për vitin 2021

Me qëllim të diskutimit të përgjithshëm mbi rezultatet e arritura gjatë vitit 2020 dhe për sfidat me të cilat Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) u ballafaqua gjatë vitit 2020, Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe Drejtorët e Drejtorive në Agjenci kanë mbajtur takimin e parë të menaxhmentit për këtë vit. Në takim, gjatë prezantimit të aktiviteteve nga të gjithë drejtorët u konludua se gjatë vitit paraprak kishte ngecje në implementim të disa prej projekteve kapitale për shkak të situatës së krijuar nga panedmia COVD19, mirëpo u vlerësua fakti që Agjencia Kadastrale e Kosovës për asnjë moment nuk kishte ndaluar së ofruari shërbime dhe produkte për qytetarët e insitucionet e Republikës së Kosovës. Sa i përket këtij viti, Kryeshefi kërkoi nga drejtorët që të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementim të aktiviteteve të parapara, e të cilat do të ndikojnë në avancimin e shërbimeve dhe produkteve që Agjencia Kadastrale e Kosovës ofron.

Kryeshefi i AKK, takim me Zëvendës Kryeministrin z. Besnik Tahiri

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e administrimit të regjistrave pronësor, hartografisë, kadastrës dhe gjeodezisë, me datë 23 Shtator është mbajtur një takim pune mes Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Besnik Tahirit dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti. Në takim u bisedua edhe për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen me theks të veçantë përkrahja qeveritare për avancimin e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës.
Z. Ahmeti në fund të takimit ia dhuroi z.Tahirit literaturën profesionale e cila avancon çështjet kadastrale dhe pronësoro-juridike në Kosovë e të cilën ekspertët e AKK e kanë zhvilluar së fundmi me qëllim të lehtësimit të punëve të gjithë të përfshirëve në këtë fushë dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve që iu ofrohen institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.