Lajme

Takim i menaxhmentit të AKK-së

Me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së punëve kadastrale, gjeodezike dhe pronësore-juridike pavarësisht situatës së rënduar nga pandemia dhe vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjeve, Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke zhvilluar aktivitetet e saja me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve esenciale si për qytetarët po ashtu edhe për institucionet e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye me datë 27 Mars 2020 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi i Kryeshefit të Agjencisë z. Avni Ahmeti me drejtorët dhe ekspertë të Agjencisë ku si pika kryesore të diskutimit ishte ecuria e monitorimit të punëve të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale dhe gjeodetët e licencuar dhe kompanitë e licencuara gjeodete, planifikimi përfundimtar i prokurimit për vitit fiskal 2020, trajtimi i draftit të Planit të Biznesit, përgatitjet për shënimit e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, draftimi i Rregullores së brendshme për sistematizimin e vendeve të punës në Agjenci.

Po ashtu, për të lehtësuar punën e Zyrave Kadastrale Komunale në realizimin e detyrave të tyre, Kryeshefi i AKK-së z. Ahmeti ka përcjellë një shkresë për Kryetarët e Komunave përmes të cilës i informon se sistemet kadastrale mundësojnë punën prej distance dhe i inkurajon të njëjtit të shfrytëzojnë këto mundësi me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

 

 

Avancimi i Sistemit të Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në kuadër të mirëmbajtjes së Sistemit të Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) vazhdimisht avancon dhe zhvillon këtë sistem bazuar në ndryshimet e kornizave ligjore, në kërkesat e AKK-së, ZKK-ve apo palëve të tjera të interesit që shfrytëzojnë produktet dhe shërbimet që ofrohen nga sistemi kadastral. Së fundi në versionin e ri të SIKTK janë bërë disa ndryshime ku ndër to përfshihet mundësia e bashkimit të parcelave me pronar të ndryshëm, e që u paraqit si nevojë nga ndryshimi i kornizës ligjore, përkatësisht hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2019 për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës i cili lejon bashkimin e parcelave me pronar të ndryshëm. Po ashtu, në SIKTK janë të përfshira edhe ndryshimet në emërtim të të gjithë dokumentacionit që gjenerohet nga sistem, përfshirë certifikatat e pronësisë, aktvendimet, kopjet e planit etj që si shkas kanë ndryshimet në organizimin e dikastereve qeveritare. Po ashtu tani SIKTK mundëson regjistrimin e etazheve të shtëpive të banimit, duke ofruar mundësinë që për shtëpitë e banimit në certifikatën e pronësisë të paraqiten edhe informacionet për katet dhe sipërfaqen e tyre. Ky ndryshim ka ardhur si kërkesë e grupit punues për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ku ndër disa institucione është e përfshirë edhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, ndërsa do të ndihmojë edhe shumë institucione tjera si bankat për raste të hipotekave, pastaj tatimin në pronë dhe institucione tjera relevante.


AKK vazhdon ushtrimin e mandatit të saj, mbahet takimi virtual i menaxhmentit

Bazuar në vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe në rekomandimet e IKSHP, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka vazhduar ushtrimit e mandatin të saj konform rrethanave të reja duke garantuar fuksionimin e të gjitha sistemeve të saja dhe duke implementuar aktivitetet e parapara, përfshi kontrollin e kualitetit të projekteve e produkteve, monitorimin e aktiviteteve të Zyrave Kadastrale Komunale, të gjoedetëve të licencuar dhe të kompanive të licencuara gjeodete e ngjashëm. Ndërsa për shkëmbinin e informacioneve rreth aktiviteteve Kryeshefi i AKK-së z. Avni Ahmeti ka mbajtur një takim virtual me drejtorët e drejtorive dhe ekspertë të tjerë të AKK-së në të cilën pos që u raportua për punët e kryera u caktuan edhe detyrat që duhen kryer gjatë javës aktuale. E rëndësishme për tu potencuar është se shërbimet e AKK-së do të jenë në funksion dhe shërbimet e aplikacionet si Gjeoportali Shtetërorë, Sistemi i Informacioneve për Regjistrin e Adresave, KOPOS, Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (pjesa tekstuale dhe grafike) do të funskionojnë pa pengesa.


AKK, dezinfektohet objekti

Bazur në rekomandimet e Qeverisë së Republilës së Kosovës dhe me këkresë të Kryeshefit ekzekutiv të AKK z. Avni Ahmeti, është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave të AKK, si masë mbrotjëse për të gjithë stafin esencial i cili viziton këto zyra. 


NJOFTIM

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID19 dhe në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës pezullon punët me palë në një afat të pacaktuar, rrespektivisht deri në një vendim tjetër.