Lajme

Takim virtual i Forumit për Shkëmbimin e të Dhënave

Me qëllim të analizimit të progresit të arritur deri më tani në kuadër të Forumit për Shkëmbimin e të Dhënave, si dhe për të planifikuar aktivitetet për muajt e ardhshëm në kuadër të këtij forumi me datë 14 prill, 2020 është mbajtur takimi i radhës mes ekspertëve të Bankës Botërore, konsulentëve ndërkombëtar dhe ekspertëve vendor, përfshi edhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe u.d Dretjorin e Drejtorisë për Kadastër në AKK z. Korab Ahmetaj. Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të forumin për institucionet publike ka ofruar të dhënat zyrtare nga sistemi i unifikuar i adresave i cili administrohet nga Agjencia. Përndryshe qëllimi i Forumit është t'u mundësojë të gjitha palëve të përfshira të shkëmbejnë në mënyrë sistematike dhe efikase të dhënat relevante të regjistrave dhe informacione të tjera.

Mbahet trajnimi për gjeodet për operim në SIKTK

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në kuadër të reformave ligjore dhe teknike të cilat ka filluar, ka hapur të dhënat për palët e interesit e një prej akterëve kryesor padyshim që janë edhe gjeodetët dhe kompanitë gjeodete të licencuara.
Në mënyrë që gjeodetët dhe kompanitë gjeodete të licencuara të jenë sa më produktiv dhe efikas, AKK kohë më parë kishte marrë vendim për ofrimin e qasjes së limituar në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) ndërsa për të përgatitur gjeodetët për operim në SIKTK, me datë 13 prill është mbajtur trajnimi i parë online për grupin e parë të gjeodetëve dhe trajnimet e tilla do të vazhdojnë ditëve në vijim duke përfshirë të gjithë gjeodetët e licencuar. Po ashtu në kuadër të projektit "REGIP" të financuar nga Banka Botërore, AKK do të zhvillojë edhe modulin e veçantë me të cilin parashihet që të ekstarktohen të dhëna kadastrale të nevojshmë për studim dhe përpilim të lëndëve, po edhe futjen e të dhënave në SIKTK nga vet gjeodetët, ku vetëm pjesa e verifikimit dhe aprovimit do të bëhet nga ana e Zyrave Kadastrale Komunale.

AKK, Kyeshefi Ahmeti pret Zëvendës Ministren Çavdarbasha

Me qëllim të informimit për së afërmi mbi aktivitetet, projektet, produktet, sfidat dhe vizionin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me datë 12 prill 2020 në ambientet e AKK-së është mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes menaxhmentit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti e në përbërje drejtorët e drejtorive të AKK-së dhe një delegacioni të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit të prirë nga zv. Ministrja z-nja Linda Çavdarbasha e në përbërje z. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministri, z-nja Rineta Jashari, Shefe e Kabinetit të Ministrit dhe z-nja Lirika Komoni, Asistente Ekzekutive. Në takim, përmes një prezantimi dinamik u dhanë informacione mbi projektet, produktet dhe shërbimet e Agjencisë, ndërsa përmes një debati interaktiv u fol më në detaje për secilën prej sfidave, e që kryesisht kanë të bëjnë me reformën ligjore, avancimet teknologjike dhe administrative, gjithëpërfshirjen shoqërore e ngjashëm. Në përfundim të takimit z. Ahmeti kërkoi përkrahje nga Ministria duke potencuar se përfitues kryesorë nga avancimi i kadastrës janë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa z. Çavdarbasha deklaroi se informatat e mbledhura në takim do i ndajë me Ministrin dhe shprehi gatishmërinë që të përkrahin avancimin e kadastrës në fushat e interesit publik.

Takim me Komunën e Kamenicës

Në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës me komunat, me kërkesë të Komunës së Kamenicës, përkatësisht Drejtoreshës së Administratës znj. Brikena Ramabaja dhe Zyrtarit të Lartë të Kadastrit z.Fadil Hoti me datë 8 Prill në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur një takim pune mes zyrtarëve të sipër përmendur dhe Drejtoreshës së Drejtorisë për Teknologji të Informarcionit në AKK z-njës Afërdita Thaçi dhe u.d Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër në AKK z. Korab Ahmetaj.
Tema e takimit ishte funksionalizimi i 3 E-kiosqeve për produkte kadastrale në këtë Komunë.
Ekspertët e AKK-së njoftuan znj. Ramabaja se kanë te zhvilluar uebshërbimin për ofrimin e certifikatës së pronësisë përmes E-kioskës, i cili është funksional në disa komuna dhe ofruan përkrahje për funkisonalizimin e të njejtit uebshërbim në Komunën e Kamenicës.

Plani Strategjik 2021-2025 dhe Plani i Biznesit dhe i Veprimit 2021-2023+

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nxjerrë dy dokumente të rëndësishme të cilat do të shërbejnë edhe si udhërrëfyes për avancimin e kadastrës në Republikën e Kosovës, respektivisht "Planin Strategjik 2021 -2025" dhe "Planin e biznesit dhe veprimit 2021 – 2023+". Në zhvillimin e këtyre dokumenteve kontribut dhanë profesionistë të fushës si nga Agjencia Kadastrale e Kosovës po ashtu edhe nga palë të fuqishme të jashtme të interesit.
Plani Strategjik 2021-2025 dhe Plani i Biznesit dhe i Veprimit 2021-2023+, trajtojnë çështje të rëndësishme që mbesin për tu zgjidhur, duke vënë theksin në objektivat strategjik si njërin prej synimeve kryesore. Vendosja e proceseve të administrimit të tokës që funksionojnë mirë në infrastrukturën ekonomike dhe shoqërore të Kosovës është çështja kyçe e kësaj Strategjie dhe Planit të Biznesit. Pasi fusha e administrimit të tokës është në zhvillim të shpejtë, Plani Strategjik dhe Plani i Biznesit dhe i Veprimit, merr parasysh këto zhvillime të reja në shoqëri dhe mjedisin regjional, evropian, ndërkombëtar të cilat kanë ndikim në nevojën e shoqërisë për mbrojtje të të drejtave pronësore, shërbime kadastrale efikase dhe të informatave të sakta për pronën e paluajtshme.
Në likun në vijim mund ta shkarkoni "Plani Strategjik 2021-2025"
http://www.kca-ks.org/libraria