lajme 2018

RIK, takim me banorët e Zhitisë dhe Pozharanit

Në radhën e takimeve informuese me banorët e Zonave që janë të përzgjedhura për projektin e rindërtimit të informacioneve Kadastrale, e që janë 15 Zona Kadastrale përfshi Zonën Kadastrale Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti, ka mbajtur dy takime të ndara me banorët e fshatrave Zhiti dhe Pozharan. Në këto takime, në prezencën e një numri të madh qytetarësh, ekipi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal Viti, kanë informuar qytetarët mbi benefitet e projektit, me theks të veçantë rreth aktiviteteve të cilat në kuadër të projektit, i cili konsiston me harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me atë në regjistrat pronësorë do të kryhen pa pagesë. Në takim banorët janë njoftuar në detaje mbi projektin e rindërtimit të informacioneve kadastrale, fazat e implementimit të tij, përfitimet që qytetarët e Zonave Kadastrale në rindërtim kanë nga projekti dhe ngjashëm. Sa i përket fazave të implementimit të projekti, banorët u informuan mbi qëllimin e fazës së parë, informimit publik ku u tha se ka për qëllim të njoftohen të gjithë banorët e zonës kadastrale (fshatit) për fillimin e projektit, përfitimet dhe obligimet e tyre. Pastaj një pjesë e takimit iu dedikua edhe sqarimit të fazës së dytë ose fushatës së matjeve, gjatë të cilës do të bëhen matjet e parcelave sipas gjendjes faktike në terren në praninë e pronarëve në të gjithë zonën kadastrale. Po ashtu, si mekanizëm i transparencës dhe garanci e kualitetit të të dhënave banorët e zonave u informuan edhe për shikimin publik, kur do të bëhet prezantimi i të gjitha të dhënave të realizuara gjatë fushatës së matjeve të parcelave dhe objekteve në zonën kadastrale si dhe të dhënat do të aprovohen nga banorët. Po ashtu banorëve iu prezantua edhe faza e fundit, respektivisht futja e të dhënave në sistemin zyrtar të kadastrit, si fazë e fundit e realizimit të projektit, pas së cilës Komisioni bën aprovimin e projektit dhe banorët mund të pajisen me Certifikatë të pronës dhe Kopje plani pa pagesë. Po ashtu një pjesë e takimit ka qenë debat interaktiv mes përfaqësuesve të AKK-së, përfaqësuesve komunal mbi projektin në fjalë. Qytetarët janë informuar mbi obligimet që ata kanë në kuadër të projektit, krejt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta. Po ashtu, është kërkuar pjesëmarrja sa më aktive e qytetarëve, pasi që suksesi i projektit do të varret pikërisht nga numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga projekti. Përfaqësuesit e institucioneve kanë kërkuar edhe trajtim të barabartë mes burrave dhe grave në të drejtat pronësore.


RIK, takime në Koperrnicë dhe Berivojcë

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për mirëmbajtjen e regjistrave pronësore dhe për mirëmbajtjen e kadastrës është duke zhvilluar projekte kapitale me qëllim të administrimit sa më kualitativ të tyre. Së fundmi, Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke implementuar projektin për rindërtimin e informacioneve kadastrale në 15 Zona Kadastrale, respektivisht Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas. Ky projekt konsiston me harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me atë në regjistrat pronësorë. Me qëllim të informimit sa më gjithëpërfshirës të banorëve të zonave kadastrale që janë duke iu nënshtruar rindërtimit të informacioneve kadastrale, projekt ky i implementuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Këshilltari Politik i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Valon Maliqi, Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati me bashkëpunëtorë, kanë mbajtur dy takime të ndara me banorët e fshatrave Koperrnicë dhe Berivojcë. Qëllimi i takimeve ka qenë informimi i detajuar mbi projektin e rindërtimit të informacioneve kadastrale, fazat e implementimit të tij, përfitimet që qytetarët e Zonave Kadastrale në rindërtim kanë nga projekti dhe ngjashëm. Sa i përket fazave të implementimit të projekti, banorët u informuan mbi qëllimin e fazës së parë, informimit publik ku u tha se ka për qëllim të njoftohen të gjithë banorët e zonës kadastrale (fshatit) për fillimin e projektit, përfitimet dhe obligimet e tyre. Pastaj një pjesë e takimit iu dedikua edhe sqarimit të fazës së dytë ose fushatës së matjeve, gjatë të cilës do të bëhen matjet e parcelave sipas gjendjes faktike në terren në praninë e pronarëve në të gjithë zonën kadastrale. Po ashtu, si mekanizëm i transparencës dhe garanci e kualitetit të të dhënave banorët e zonave u informuan edhe për shikimin publik, kur do të bëhet prezantimi i të gjitha të dhënave të realizuara gjatë fushatës së matjeve të parcelave dhe objekteve në zonën kadastrale si dhe të dhënat do të aprovohen nga banorët. Po ashtu banorëve iu prezantua edhe faza e fundit, respektivisht futja e të dhënave në sistemin zyrtar të kadastrit, si fazë e fundit e realizimit të projektit, pas së cilës Komisioni bën aprovimin e projektit dhe banorët mund të pajisen me Certifikatë të pronës dhe Kopje plani pa pagesë. Po ashtu një pjesë e takimit ka qenë debat interaktiv mes përfaqësuesve të AKK-së, përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe përfaqësuesve komunal mbi projektin në fjalë. Qytetarët janë informuar mbi obligimet që ata kanë në kuadër të projektit, krejt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta. Po ashtu, është kërkuar pjesëmarrja sa më aktive e qytetarëve, pasi që suksesi i projektit do të varret pikërisht nga numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga projekti. Përfaqësuesit e institucioneve kanë kërkuar edhe trajtim të barabartë mes burrave dhe grave në të drejtat pronësore.


RIK, takim në Kamenicë

Analizat e hollësishme të të dhënave kadastrale  në dispozicion në formën analoge dhe digjitale, të disa zonave kadastrale kanë treguar se këto të dhëna nuk pasqyrojnë gjendjen reale të terrenit. Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe organet komunale përveç mirëmbajtjes së rregullt të kadastrit, ndërmarrin edhe veprime plotësuese përmes rindërtimit të informacioneve kadastrale me qëllim të kompletimit të të dhënave mbi pronësinë në pronën e paluajtshme sipas gjendjes reale në terren dhe rindërtimit të të dhënave për pronën e paluajtshme. Për këtë arsye, Agjencia Kadastrale e Kosovës me përkrahjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është duke implementuar projektin për rindërtimin e informacioneve kadastrale në 15 Zona Kadastrale në katër Komuna. Zonat Kadastrale që i nënshtrohen rindërtimit janë si vijon, Sllatinë, Pozheran, Sadovina e Jerlive në Komunën e Vitisë, Hodonovc, Rogoqicë, Muqivercë, Koperrnicë, Berivojcë në Komunën e Kamenicës, Çirez, Baks, Dashevc, Kosterc në Komunën e Skenderajt dhe Arllat e Shtuticë në Komunën Drenas. Me qëllim të informimit sa më të hollësishëm mbi përfitimet nga ky projekt Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar një fushatë takimesh me qytetarët e zonave kadastrale subjekt i rindërtimit, ndërsa me 7 dhjetor 2019 një takim i tillë ishte mbajtur me banorët e Zonave Kadastrale Hodonoc, Rogaqicë dhe Muqivërc. Në takimin në fjalë ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte e madhe, përmes prezantimeve dhe bisedave interaktive nga ekipi i ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi z. Avni Ahmeti u prezantuan fazat e projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale, u prezantuan aktivitetet dhe regjistrimet që në kuadër të projektit do të bëhen pa pagesë, u prezantuan mekanizmat në dispozicion për të garantuar kualitetit e lartë të rezultateve përfundimtare të projektit si dhe u prezantuan mekanizmat mbrojtës që qytetarët kanë në dispozicion në rast të ndonjë pakënaqësie apo sfide gjatë procesit të rregullimit të pronave. Po ashtu nga qytetarët u kërkua pjesëmarrja aktive në projekt, duke i informuar ata se vetëm me pjesëmarrjen e tyre projekti do të mund të përfundonte i suksesshëm, dhe do të rezultonte me rregullimin e pronave në këto zona kadastrale. Në takimin në fjalë pos Kryeshefit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës morri pjesë edhe Kryetari i Komunës Kamenicë z. Qendron Kastrati i cili po ashtu inkurajoji qytetarët që të marrin pjesë aktive në projekt me qëllim që përfitimet të jenë sa më të mëdha për ta.  

 


AKK, takim me deputeten Ganimete Musliu

Me qëllim të informimit rreth aktivitete për rindërtimin e informacioneve kadastrale në disa Komuna të Republikës së Kosovës, sot Agjencia Kadastrale e Kosovës u vizitua nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës z-nja Ganimete Musliu. Z-nja Musliu në takim u prit nga Kryeshefi i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe nga eksperti për GIS z. Esat Xani, të cilët prezantuan të gjitha përfitimet që qytetarët kanë përmes rindërtimit të informacioneve kadastrale. Edhe z-nja Musliu njohu faktin se rindërtimi i kadastrit është projekt mjaft i rëndësishëm për qytetarët e zonave që do i nënshtrohen këtij procesi, pasi ata përmes këtij procesi do të mundë t'i regjistrojnë të dhënat për pronën e tyre të paluajtshme në bazë të situatës në teren.


RIK, takim me qytetarët

Qirez, 6 dhjetor - Duke aspiruar ngritjen e sigurisë së pronës, si dhe me qëllim të rregullimit dhe harmonizimit të pronave në terren me gjendjen e tyre në regjistrat pronësorë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar implementimin e projektit për rindërtimin e informacioneve kadastrale në pesëmbëdhjetë Zona Kadastrale (ZK), përfshi ZK Sllatinë – Viti, ZK Zhiti – Viti, ZK Pozheran – Viti, ZK Sadovina e Jerlive – Viti, ZK Hodonovc – Kamenicë, ZK Rogoqicë – Kamenicë, ZK Muqivercë – Kamenicë, ZK Koperrnicë – Kamenicë, ZK Berivojcë – Kamenicë, ZK Qirez – Skenderaj, ZK Baks  - Skenderaj, ZK Dashevc  - Skenderaj, ZK Kosterc  - Skenderaj, ZK Arllat – Drenas, ZK Shtuticë – Drenas.

Me qëllim të informimit sa më të detajuar dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve rreth benefiteve nga projekti, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës z-nja Ganimete Musliu, Kryesuesja e Asamblesë së Kuvendit Komunal Skenderaj z-nja  Fatbardha Haliti, mbrëmjen e 6 dhjetorit kanë mbajtur një takim me banorët e zonave kadastrale subjekt i rindërtimit në Komunën e Skenderajt, respektivisht me banorët e fshatrave Baks, Qirez dhe Dashevc.

Në takimin në fjalë ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte e madhe, përmes prezantimeve dhe bisedave interaktive u prezantuan fazat e projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale, u prezantuan aktivitetet dhe regjistrimet që në kuadër të projektit do të bëhen pa pagesë, u prezantuan mekanizmat në dispozicion për të garantuar kualitetit e lartë të rezultateve përfundimtare të projektit si dhe u prezantuan mekanizmat mbrojtës që qytetarët kanë në dispozicion në rast të ndonjë pakënaqësie apo sfide gjatë procesit të rregullimit të pronave.

Po ashtu nga qytetarët u kërkua pjesëmarrja aktive në projekt, duke i informuar ata se vetëm me pjesëmarrjen e tyre projekti do të mund të përfundonte i suksesshëm, dhe do të rezultonte me rregullimin e pronave në këto zona kadastrale.

Përndryshe hapjen e takimit e bëri Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari i cili luti qytetarët që të shfrytëzojnë projektin dhe të rregullojnë pronat e tyre aty ku një gjë e tillë është e mundshme. Po ashtu ai informoi qytetarët se projekti ka një afat kohorë gjatë të cilit qytetarët mund të përfitojnë.

"Dua të u lus që të merrni pjesë aktive në projekt, sepse në fund ju do të jeni përfituesit e drejtpërdrejtë. Po ashtu, dua të ju them se projekti ka edhe afatin kohorë për implementim, e pas përfundimit të këtij afati nuk do të jetë e mundshme të bëhet regjistrimi pa pagesë, dhe kjo të u shërbejë si një motiv shtesë që të përcillni projektin, të informoheni dhe të regjistroni pronën tuaj në kuadër të tij", tha z. Jashari.

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z-nja Ganimete Musliu, e cila edhe vetë vjen nga ajo zonë, po ashtu kërkoi nga qytetarët të marrin pjesë aktive në regjistrimin dhe rregullimin e të drejtave pronësore në kuadër të projekti.

"Jo secila Zona Kadastrale ka mundësinë që të kryej këto aktivitete pa pagesë. Prandaj, ju lutem që të shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi. Lus edhe gratë e zonave kadastrale në rindërtim që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre në pronë, dhe të regjistrojnë pronën", tha z-nja Musliu dhe ofroi përkrahjen e saj gjatë të gjitha fazave të realizimit të projektit.

Në fund të takimit Kryeshefi i Agjencisë dhe ekspertët e Agjencisë iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve të cilat kryesisht kishin të bënin me dokumentacion që duhet poseduar qytetarët me rastin e regjistrimit të pronave të tyre.