lajme 2018

Vitia përfituese e RIK

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti ka vizituar Komunën e Vitisë ku është pritur nga Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti. Qëllimi i takimit ishte informimi i ndërsjellë rreth aktiviteteve që po zhvillohet në institucionet përkatëse në fushën e administrimit të tokës, me theks të veçantë projekti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ku pos tjerash përfituese është edhe Komuna e Vitisë, respektivisht Zonat Kadastrale Pozharan, Sadovine e Jerlive, Sllatine dhe Zhiti. Kryetari Haliti ka theksuar se do të angazhohet që ky projekt të finalizohet ashtu siç edhe është paraparë gjatë fazave të implementimit të projektit, duke e ditur se përfitues kryesor nga ky projekt do të jenë vetë qytetarët e Zonave Kadastrale që i nënshtrohen rindërtimit duke i dhënë mbështetje implementimit sa më të mirë të tij. Ndërkaq z. Avni Ahmeti, ofroi bashkëpunimin e tij rreth informimit sa më të mirë të qytetarëve rreth përfitimeve që rezultojnë nga implementimi i këtij projekti, me theks të veçantë rreth aktiviteteve që do të kryhet pa pagesë, e që në kushte tjera kanë një kosto për vetë qytetarin.


RIK, vizitë në Kamenicë

U.D Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Komunën e Kamenicës ku është pritur nga Kryetari i Komunës z. Qendron Kastrati me bashkëpunëtor. Qëllimi i takimit ishte informimi i ndërsjellë rreth aktiviteteve që po zhvillohet në institucionet përkatëse në fushën e administrimit të tokës, me theks të veçantë projekti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ku pos tjerash përfituese është edhe Komuna e Kamenicës, respektivisht Zonat Kadastrale Hodonoc, Rogoqicë, Muqivercë, Kopernicë dhe Berivojcë. Z. Ahmeti ofroi bashkëpunimin e tij rreth informimit sa më të mirë të qytetarëve rreth përfitimeve që rezultojnë nga implementimi i këtij projekti, me theks të veçantë rreth aktiviteteve që do të kryhet pa pagesë, e që në kushte tjera kanë një kosto për vetë qytetarin. Edhe z. Kastrati ofroi përkrahjen e Komunës gjatë fazave të implementimit të projektit duke e ditur se përfitues kryesor nga ky projekt do të jenë vetë qytetarët e Zonave Kadastrale që i nënshtrohen rindërtimit.


AKK, bashkëpunim me ICK

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të institucioneve që përfaqësojnë, si dhe me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku do të mund të thellohej bashkëpunimi, një ekip i "Inovation Center Kosova" (ICK) i udhëhequr nga Drejtori ekzekutiv z. Uranik Begu me bashkëpunëtor vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku u pritën nga u.d Kryeshefi ekzekutiv z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtor. Z. Ahmeti në takim në detaje prezantoi projektet, shërbimet dhe produktet e Agjencisë, me theks të veçantë hapjen e të dhënave si për institucione ashtu edhe për qytetarë. Z. Ahmeti po ashtu prezantoi vizionin e Agjencisë, të arriturat teknologjike dhe inovative  dhe sfidat që e presin këtë institucion për tu bërë ballë kërkesave në rritje për të dhëna kadastrale, pronësore dhe hapësinore nga palë të ndryshme. Si sfidë u theksua edhe përcjellja e trendeve teknologjike në fushën e administrimit të tokës në përgjithësi dhe kadastrës, pronës dhe informacionit gjeohapësinor në veçanti. Ndërsa, z. Begu ofroi përkrahje dhe bashkëpunim në fushat që organizata e tyre i ka brenda ekspertizës së tyre. Palët u pajtuan që në të ardhmen të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim, si dhe të vazhdojnë kontaktet qoftë edhe në nivelin teknik për të kapitalizuar disa nga iniciativat që rezultuan nga takimi.


Gazeta periodike Nr. 2 e AKK

Me qëllim të informimit të përgjithshëm rreth aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ky institucion lanson gazetën e saj periodike mbi aktivitetet e saja. Pos në formatin në letër i cili po u shpërndahet palëve të ndryshme të interesit, e njëjta është e qasshme edhe në formatin elektronik në faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në www.rks-gov.net. Të bashkëngjitur mund të gjeni numrin e parë të kësaj gazete periodike.

Shkarko Nr. 2 të gazetës periodike të AKK


AKK, vizitë Komunës Skenderaj

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga u.d Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti në shoqërinë e bashkëpunëtorëve z. Esat Xani dhe z. Korab Ahmetaj vizituan Komunën e Skenderajt ku u pritën nga Kryetari i Komunës z. Bekim Jashari me bashkëpunëtorë. Përfaqësuesit e AKK-së njoftuan z. Jashari se Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit për rindërtimin e informacioneve Kadastrale në katër zona Kadastrale të kësaj Komune, respektivisht, Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ku qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës, krejtësisht falas. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse u pajtuan që në javën e parë të muajit dhjetor t'i mbajmë takimet informuese me qytetarë, për t'i njoftuar me përfitimet nga realizimi i këtij projekti.