lajme 2018

Ministri Matoshi vizitë në AKK

Me qëllim të prezantimit të projekteve të realizuara gjatë vitit 2018, përfshi të arriturat dhe sfidat gjatë këtij viti kalendarik si dhe për të dëgjuar rreth vizionit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për vitin 2019, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Fatmir Matoshi i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të tij z. Zijadin Geci dhe Këshilltarja Politike z-nja Sevdije Lama, vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Në takimin informues Ministri Matoshi u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij përmes prezantimeve interaktive dhe në kohë reale i pasqyruan para ministrit të gjitha aktivitetet dhe projektet e përfunduara gjatë vitit 2018. Sa i përket projekteve kapitale, në takim u prezantuan rezultatet e aerofotografimit të territorit të Republikës së Kosovës, skanimit të dokumenteve arkivore për Zyrat Kadastrale Komunale Istog, Malishevë dhe Gjakovë, matjet relative gravimetrike, zhvillimi i Sistemit të Informacioneve Kadastrale të Tokës në Kosovë, zgjerimi i qendrës së të dhënave me harduer dhe softuer, zgjerimi i intranetit të AKK-së me module te reja, rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 15 Zona Kadastrale në komunat  Drenas, Skënderaj, Kamenicë dhe Viti. Në takim u tha se projektet kapitale të parapara për vitin 2018 janë realizuar në tërësi, dhe se buxheti është realizuara në shkallë rreth 95%.

Sa i përket sfidave, Kryeshefi Ahmeti theksoi se ato vijnë kryesisht nga fusha legjislative, duke thënë se aprovimi sa i shpejtë i projektligjit të ri për kadastër do të mund të kishte ndikim pozitiv në tejkalimin e këtyre sfidave që kryesisht vijnë si pasojë e mungesës së vertikalizimit të sistemit kadastral në Republikën e Kosovës.

Z. Matoshi njohu zhvillimet pozitive në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ndërsa premtoi që bashkëpunimi dhe përkrahja nuk do të mungojë edhe në vitin 2019, duke njohur kështu edhe peshën që toka, kadastra dhe regjistrat pronësorë ka në jetën e përditshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ekonomitë e tyre familjare e ngjashëm. Po ashtu, z. Matoshi shprehu interesim edhe për të ditur më shumë rreth numrit të grave pronare, duke kërkuar nga z. Ahmeti avancimin dhe lehtësimin e qasjes së grave në të drejtat pronësore.

Palët në takim u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë gjatë viti 2019, duke potencuar se bashkëpunimi do të sillte edhe kualitet dhe siguri më të lartë të dokumenteve pronësore dhe Kadastrale në Republikën e Kosovës, duke potencuar se përfitues kryesor nga kjo do ishin edhe qytetarët e edhe institucionet.

 

 

 

 

 

 


Përfaqësues të GIZ vizitojnë AKK-në

Me qëllim të prezantimit të të arriturave nga disa projekte që GIZ-i gjerman ka implementuar në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë projektet në fushën e administrimit të tokës, një delegacion i lartë i GIZ-it i përbërë nga z. Michael Becker (Projekt menaxher), z-nja Ivonne Muller, z-nja Pranvera Alshiqi, vizitoi AKK-në ku u pritëm nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë. Pjesëmarrësit në takim prezantuan disa nga aktivitetet e tyre, ndërsa tema kryesore e takimit ishte orientimi i projektit të ardhshëm që GIZ parasheh të implementojë në Republikën e Kosovës, e që mund të ndërlidhet me komasacionin. Z. Ahmeti në takim pos që ofroi përkrahjen e AKK-së në secilën fazë të implementimit të projekteve në fushën e administrimit të tokës, po ashtu ofroi edhe ekspertizë në fushat që mund të gërshetohen me të drejtat pronësore, kadastër e ngjashëm. Po ashtu, AKK falënderoi GIZ-in për përkrahjen që ja jep administrimit të tokës, ndërsa palët u takuan që korrespondencat të vazhdojnë rreth identifikimit të fushave ku abshkëpunimi do të mund të ngrihej.  


Kartverket, takim në AKK

Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër "Kartverket" është një nga përkrahësit më të fuqishëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndër vite. Aktualisht, me përkrahjen e këtij autoriteti janë duke u implementuar disa projekte, përfshi vendosjes e shenjave me emra rrugësh në disa komuna, si dhe ri-inxhinjerimi i Zyrës Kadastrale Komunale bë Vushtrri. Ndërsa përfitues nga projektet në fjalë janë si institucionet po ashtu edhe vetë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërsa për tu informuar nga afër për ecurinë e projekteve, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ka qëndruar edhe përfaqësuesit i "Kartverket", z. Helge Onsrud, i cili është pritur nga Kryeshefi i AKK-së z.Avni Ahmeti me bashkëpunëtor. Duke  Në takim pos që janë prezantuar rezultatet e projekteve, janë identifikuar edhe fushat ku një bashkëpunim do të mund të vazhdonte edhe në të ardhmen.


Trajnim i tretë për SIKTK SOA

Me qëllim të ngritjes së nivelit të administrimit të regjistrave pronësorë, si nga pikëpamja e sigurisë, kualitetit e mënyrës së shpërndarjes së të dhënave, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka avancuar Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Pronën në Kosovë (SIKTK) kah arkitektura e orientuar në shërbime. Si rezultat SIKTK është avancuar me module shtesë të cilat kanë avancuar edhe vetë mënyrën e kryerjes së punëve nga operatorët nëpër Zyrat Kadastrale Komunale. Për këtë arsye ekspertët kadastral të Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një fushatë trajnimesh me Komuna, me qëllim që paralel me ngritjen dhe avancimin e sistemit, të bëhet edhe përgatitja e operatorëve të ZKK-ve për përdorimin e këtyre modeleve shtesë. Trajnimet kanë qenë interaktive, ku përpos prezantimit të modeleve, në kohë reale janë prezantuar edhe modulet shtesë dhe administrimi i tyre. Të parët që i janë nënshtruar këtij trajnime datën 20 dhjetor në hapësirat e AKK-së,  kanë qenë operatorët e Komunave Mitrovice, Lipjan, Pejë, Podujevë, Prishtinë.


Trajnim për SIKTK SOA

Me qëllim të ngritjes së nivelit të administrimit të regjistrave pronësorë, si nga pikëpamja e sigurisë, kualitetit e mënyrës së shpërndarjes së të dhënave, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka avancuar Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Pronën në Kosovë (SIKTK) kah arkitektura e orientuar në shërbime. Si rezultat SIKTK është avancuar me module shtesë të cilat kanë avancuar edhe vetë mënyrën e kryerjes së punëve nga operatorët nëpër Zyrat Kadastrale Komunale. Për këtë arsye ekspertët kadastral të Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një fushatë trajnimesh me Komuna, me qëllim që paralel me ngritjen dhe avancimin e sistemit, të bëhet edhe përgatitja e operatorëve të ZKK-ve për përdorimin e këtyre modeleve shtesë. Trajnimet kanë qenë interaktive, ku përpos prezantimit të modeleve, në kohë reale janë prezantuar edhe modulet shtesë dhe administrimi i tyre. Të parët që i janë nënshtruar këtij trajnime datën 18 dhjetor në hapësirat e AKK-së,  kanë qenë operatorët e Komunave Malishevë, Ferizaj, Novobërde, Fushë Kosove, Obiliq, Shtime, Junik, Gllogoc, Viti dhe Hani i Elezit, me datë 18 dhjetor.