LICENCIMET

Licencimi

Një prej obligimeve dhe përgjegjësive ligjore të Agjencisë Kadastrale e Kosovës bazuar në Ligjin Nr. 04/-L-013 për Kadastër është edhe licencimi i gjeodetëve dhe kompanive gjeodete. Në kuadër të kësaj një prej 11 Udhëzimeve Administrative që u ndryshuan gjatë fund vitit 2019 ishte edhe Udhëzimi Administrativ për Licencimin e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete.


Kategoritë e licencave:

  1. Licenca për gjeodet–person fizik të licencuar për kryerjen e punëve kadastrale dhe gjeodezike;
  2. Licenca për kompani gjeodete e licencuar –person juridik të licencuar për kryerjen e punëve kadastrale dhe gjeodezike;
  3. Licenca për teknik gjeodet - person fizik me shkollim të mesëm të cilët kanë qenë të licencuar nga AKK-ja deri me datë 31.12.2017;
  4. Licenca për person fizik të veçantë –person fizik i punësuar në ndërmarrjet publike dhe personat tjerë shfrytëzues të buxhetit të Republikës së Kosovës  të cilët licencohen vetëm për kryerjen e punëve kadastrale që janë pjesë e veprimtarisë së tyre;

Kushtet për licencim të gjeodetit:

Personi fizik mund të licencohet si gjeodet i licencuar nëse i plotëson këto kushte:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të dorëzoj çertifikatën mjekësore që personi është i aftë për punë;
  • Të gëzoj integritet personal dhe profesional;
  • Të ketë përgatitjen profesionale Doktor shkence, Master, BSCH i gjeodezisë ose shkolla e lartë e gjeodezisë;
  • Të ketë së paku dy (2 ) vite përvojë në punët e gjeodezisë ose të kadastrës pas   diplomimit;
  • Të ketë të dhënë testin e licencimit për punë në lëmin e gjeodezisë dhe të kadastrës të organizuar nga AKK;
  • Të dëshmojë me vërtetim nga organi kompetent se nuk është në marrëdhënie pune në organet publike ose të deklaroj para organit kompetent që si punë primare do t'a ketë punën si gjeodet i licencuar;
  • Të  ketë në pronësi apo shfrytëzim instrument profesional për matje GPS apo statcion total;
  • Të dëshmojë se instrumenti për matje është i çertifikuar dhe plotëson standardet teknike për kryerjen e punëve profesionale dhe të shërbimeve kadastrale;
  • Të ketë dëshminë mbi pronësinë apo marrjen me qira të hapësirave punuese të vërtetuar tek noteri si dhe pajisjet për zyrë e nevojshme për ushtrimin e detyrës së gjeodetit të licencuar;
  • Të dëshmoj me vërtetim nga gjykata kompetente se nuk është i dënuar mbi gjashtë (6) muaj burgim efektiv;

Kushtet për licencimin e kompanive gjeodete

Kompania gjeodete licencohet, kur i plotëson këto kushte:

  • Të jetë e regjistruar në regjistrin e bizneseve në organin kompetent;
  • Të ketë në marrëdhënie pune së paku një person,  i cili i plotëson  kushtet për licencim sipas nenit 6 paragrafet: 1.1, 1.2, 1.3, 1.4. 1.5, 1.6 dhe 1.11 të Udhëzimit Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve dhe një person fizik i cili e ka shkollimin sipas nenit 6 paragrafi 1.4 të po të njejtit Udhëzimim Administrativ;
  • Personi fizik që plotëson kushtet për licencim duhet të jetë në mardhënie pune në vetëm një kompani;
  • Të ketë pajisjet dhe instrumentet profesionale (GPS dhe stacion total) në pronësi dhe të çertifikuar  që i plotësojnë standardet teknike për kryerjen e punëve profesionale dhe të shërbimeve kadastrale;
  • Të ketë dëshminë mbi pronësinë apo marrjen me qira të hapësirave punuese të vërtetuar tek noteri. si dhe paisjet për zyre të e nevojshme për ushtrimin e detyrës së gjeodetit të licencuar.

Kushtet për licencimin e teknikut gjeodet

Personat fizik të cilët kanë qenë të licencuar nga AKK-ja deri me datë: 31.12.2017, me shkollim të mesëm, kanë të drejtë të aplikojnë për licencim, duke i plotësuar të gjitha kushtet sipas nenit 6 të këtij Udhëzimit Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve përjashtuar paragrafin 1.4

Licencimi i personave fizik të veçanta

Personat fizik, të punësuar në ndërmarrjet publike dhe personat tjerë   shfrytëzues të buxhetit të Republikës së Kosovës,  licencohen vetëm për kryerjen e punëve kadastrale që janë pjesë e veprimtarisë së tyre.  Personat fizik të cilët licencohen sipas këtij neni, duhet t'i plotësojnë kushtet sipas nenit 6 me përjashtim të  paragrafit 1.10 dhe 1.11  të Udhëzimit Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve.

SHKARKO KËRKESAT PËR LICENCIM

Kërkesa për licencim të gjeodetit

Kërkesa për licenim të kompanisë gjeodete