LICENCIMET

Licencimi

AKK-ja është përgjegjëse për licencimin e kompanive dhe gjeodetëve për kryerjen e matjeve
kadastrale. Licenca mund të jepet për të gjitha matjet kadastrale apo për ato specifike. Po ashtu AKK-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve të kryera sipas dispozitave të këtij ligji nga ZKK-ja, kompanitë gjeodezike dhe gjeodetët e licencuar. AKK-ja, në bazë të mbikëqyrjes mund, të shpallë urdhrin për eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit, mund të shpallë urdhrin për ndalimin e aktiviteteve që nuk i plotësojnë obligimet sipas këtij ligji, mund të anulojë licencën për një kompani gjeodete apo gjeodet te licencuar, mund të anulojë certifikimin për aktivitete kadastrale të ZKK-ja.