organogrami
Organogrami
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për menaxhimin e tokës dhe ka kompetencat për përgatitjen e ligjeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. E themeluar në vitin 2000 dhe së fundmi e sistemuar në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), AKK-ja ka përgjegjësi për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik për kadastër, i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Me qëllim të kryerjes së obligimeve të saja në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka strukturën e saj organizative të rregulluar sipas Rregullores nr.20/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Numri i punëtorëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës është 51, staf ky i sistemuar në Zyrën e Drejtorit të përgjithshëm; në Drejtoratet; dhe Sektorët.
- Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm:
Drejtor i përgjithshëm
Drejtor i Përgjithshëm
z. Avni Ahmeti
Email: Avni.Ahmeti@rks-gov.net
- Drejtoratet e AKK-së janë:
1. Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme ( në tekstin e mëtejmë RDPP)
Drejtor i Drejtoratit
2. Drejtorati për Gjeoinformacion:
3. Drejtorati për Menaxhimin e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit Kadastral;
Drejtor i Drejtoratit
Z-nja Afërdita Thaçi
Email: Afërdita.Thaci@rks-gov.net
4. Drejtorati Ligjor:
Drejtor i Drejtoratit
Z. Ismet Kryeziu
Email: Ismet.Kryeziu@rks-gov.net
5. Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme:
Drejtor i Drejtoratit
Z-nja Fazile Hamiti
Email: Fazile Hamiti@rks-gov.net
(Kliko në foto për të shkakrkuar Rregulloren nr.20/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës)