organogrami

Organogrami

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përgjegjëse për menaxhimin e tokës dhe ka kompetencat për përgatitjen e ligjeve dhe nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale. E themeluar në vitin 2000 dhe së fundmi e sistemuar në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), AKK-ja ka përgjegjësi për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik për kadastër, i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Me qëllim të kryerjes së obligimeve të saja në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka strukturën e saj organizative të rregulluar sipas Rregullores  nr.20/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Numri i punëtorëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës është 51, staf ky i sistemuar në Zyrën e Drejtorit të përgjithshëm; në Drejtoratet; dhe Sektorët.

  • Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm:

Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme

z-nja Afërdita Thaçi

Email: Afërdita.Thaci@rks-gov.net

 
  • Drejtoratet e AKK-së janë:

1. Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme ( në tekstin e mëtejmë RDPP)

 u.d Drejtor i Drejtoratit

z. Korab Ahmetaj

Email: Korab.Ahmetaj@rks-gov.net

 

Njësia për Implementimin e Projekteve

Udhëheqës i njësisë

z. Muzafer Çaka

Emaili: Muzafer.Caka@rks-gov.net

 

3. Drejtorati për Menaxhimin e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit Kadastral;

Drejtor i Drejtoratit

z. Nehat Maçastena

Email: Nehat.Maçastena@rks-gov.net

 

4. Drejtorati Ligjor:

u.d Drejtor i Drejtoratit

Z. Bashkim Shaqiri

Email: Bashkim Shaqiri@rks-gov.net

 

5. Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme:

Drejtor i Drejtoratit

Z-nja Fazile Hamiti

Email: Fazile Hamiti@rks-gov.net

(Kliko në foto për të shkakrkuar Rregulloren  nr.20/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës)