Projekte

Projektet

Duke aspiruar ofrimin e të dhënave sa më të sakta, të shpejta, dhe në kohë reale Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar një varg projektesh që kanë bërë që Republika e Kosovës në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës të rradhitet në të njejtën shkallë me shtetet e zhvilluara, velrësime këto të vërtetuara edhe përmes raporteve të organizatave ndërkobëtare kadastrale, financiare, e ngjajshëm.

 

 

 
« Prapa

Rirregullimin e zyrave kadastrale

Zyrat kadastrale për gjeodezi dhe kadaster në komuna kanë qene mjaft të dëmtuara dhe me dizajn të vjetruar nga periudha e kaluar komuniste. Dizajni i tyre nuk i plotësonte kërkesat e tanishme për punë, nuk përmbushnin standardet për efektivet me performance të mirë. AKK solli vendimin për rirregullimin e zyrave kadastrale komunale nepermjet të projekteve dhe donacioneve të ndryshme. Pavaresht qe ZKK janë pjese e organizimit lokal dmth komunal,  ngritja e kualitetit në cdo aspekt në kadaster është synim i AKK. Qellimi ishte, krijimi i kushteve të mira për punë, permiresimi i ambientit për qasjen e qytetarit në kërkimin e dokumentacionit relevant dhe shfrytezimi i teknologjise se avncuar.