Qasja në dokumente publike

Kontratat RECAP

Kontratat AKK

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

E drejta e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore në një shoqëri të lirë dhe demokratike dhe një nga treguesit e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike kundrejt qytetarëve, shoqërisë civile, mediave etj.


Rrjedhja e lirë e informacionit shton besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe rrit komunikimin brenda vetë institucioneve, duke e bërë në këtë mënyrë administratën publike më efikase në ofrimin e shërbimeve.

Në parim, gjithë dokumentet publike janë të qasshme për publikun. Megjithatë, ka të dhëna publike dhe individuale që janë të mbrojtura, si përjashtime. Sa herë të vlerësohen ose përcaktohen përjashtimet, kjo duhet të bëhet duke u bazuar në ligj. 

Shkarko formularin për qasje në dokumente publike

Kërkesat për qasje në dokumente publike në AKK mund t'i drejtoni tek:

Denis Pitarka

Zyrtar për Marrëdhënie me Publik

e-mail: denis.pitarka@rks-gov.net