REGIP

Projekti për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme dhe Infrastrukturë Gjeo-Hapësinore – REGIP

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar implementimin e projektit për regjistrimin e pronës në kadastër dhe për infrastrukturën e informacioneve hapësinore (REGIP). Objektivi i përgjithshëm i zhvillimit të REGIP është të forcojë kapacitetin e sistemit kadastral në Kosovë për të zhvilluar tregjet e tokës dhe pronës, infrastrukturën nacionale të shënimeve hapësinore dhe përmirësuar sigurinë e posedimit.