Regjistro pronën

E drejta e garantuar në pronë

Kushtetuta e Kosovës e njeh dhe e mbron të drejtën e pronësisë mbi pronën, si dhe shfrytëzimin e pronës në pajtueshmëri me interesin publik të rregulluar me ligj. Kjo gjë është mundësuar përmes sistemit adekuat të administrimit të tokës me shënime dhe regjistra të sakta, duke e paraqitur lokacionin e pronave të paluajtshme, formën dhe kufijtë e në kadastër dhe të drejtat në Regjistrin e të drejtave në pronat e paluajtshme. Si kadastri ashtu RDPP-ja janë të themeluara  dhe janë në funksion në Kosovë. Regjistri i të drejtës së pronës së paluajtshme është themeluar si mekanizëm që njeh dhe zbaton vlefshmërinë e të drejtave të pronës së paluajtshme në Kosovë. Të drejtën për regjistrimin e pronës së paluajtshme e kanë të gjithë pronarët pa dallim gjinie apo race. Agjencia Kadastrale e Kosovës inkurajon të gjitha komunitetit, posaçërisht femrat, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për regjistrim të pronës.

Përfitimet që keni me rastin e regjistrimit të pronës

Regjistrimi ngrit sigurinë ligjore dhe mbron të drejtën mbi pronën tuaj të paluajtshme Regjistrimi rrit vlerën e pronës suaj së paluajtshme, duke mundësuar që të njëjtën ta trashëgoni tek pasardhësit tuaj dhe tua siguroni të ardhmen atyre. Po ashtu me regjistrimin e pronën tuaj të paluajtshme ajo do të bëhet  pjesë e ekonomisë së tregut të lirë, pjesë e garancisë në bankë, gjithashtu pronën tuaj të paluajtshme mund ta shisni, etj.

Çfarë do të thotë pronësia?

Për të qenë një pronar i pronës do të thotë që JU mund të zotëroni, të përdorni dhe transferoni pronën brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe në përputhje me natyrën dhe qëllimin e objektit dhe interesit publik. 

A janë Gratë dhe Burrat të barabartë në të drejtat pronësore?

PO! Ligjet e Kosovës garantojnë barazinë dhe jodiskriminimin. E drejta për të qenë pronar i pronës i përket të dyve burrave dhe grave pa dallim. Kushtetuta e Kosovës, ndër të tjera, garanton: 
 
- barazinë para ligjit; 
- të drejtën për të poseduar pronë; 
- të drejtën për mjete juridike, për të kërkuar 
- mbrojtje ligjore për të drejtat tuaja; dhe 
- mbrojtjen kundër diskriminimit. 
 
Ligjet e Kosovës garantojnë barazi midis grave dhe burrave në gëzimin e këtyre të drejtave. 
 

Çfarë është trashëgimia?

Trashëgimia është kalimi i pasurisë së një personi të (trashëgimlënësit) tek një ose disa persona (trashëgimtarët). Arsyet për fitimin e trashëgimisë bazohen në ligj ose 
testament. 

Kur fitohet trashëgimia?

Trashëgimia fitohet në momentin e vdekjes së personit. Në kushtet e parashikuara me ligj, çdo trashëgimtar i cili është i gjallë në kohën e trashëgimisë ose ndonjë person i cili është ngjizur para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë brenda 300 ditëve pas vdekjes së trashëgimlënësit, mund të trashëgojë. 
 
Për shembull: nëse ju jeni shtatzënë kur burri i juaj vdes dhe fëmija lind i gjallë, ky fëmijë po ashtu do të jetë trashëgimtar i tij.

A është ndarja e trashëgimisë më e madhe për burrat sesa gratë trashëgimtare?

JO! Secili trashëgimtarë sipas kushteve të njëjta është i barabartë në trashëgimi. Ligji nuk bën dallimin ndërmjet burrave apo grave. Ndarja e trashëgimisë është e bazuar në marrëdhënien tuaj (grua, motër, vëlla, fëmijë, etj) me trashëgimlënësin. 
 
Për shembull: nëse trashëgimlënësi nuk ka pasur testament, bashkëshortja e tij dhe fëmijët do të trashëgojnë në pjesë të barabarta pronën në trashëgim. Fëmijët e tij/saj- meshkuj dhe femra - do të trashëgojnë pjesët e njëjta.