AKK, takim me ZKK Suharekë

Me kërkesë të Zyrës Kadastrale Komunale (ZKK) të Komunës së...
Sve vesti

Përcillen raportet e monitorimit

Pas përfundimit të monitorimit, nënshkruhen dhe përcillen raportet...
Sve vesti

AKK, takim me FSK

Si rezultat i takimit të mbajtur me datë 25.02.2020 mes Drejtorit ...
Sve vesti

Përfundojnë takimet me bankat komerciale

Agjencia Kadastrale e Kosovës kohë më parë ka zhvilluar modulin ...
Shko te lajmet

AKK, vijojnë takimet me Bankat

Ekonomike, Bankën Kombetare Tregtare dhe me Bankën për Biznes...
Shko te lajmet

Forumi për shkëmbim të të dhënave

Me datë 21 maj të vitit 2020 është nënshkruar marrëveshja për...
Shko te lajmet

AKK, takim me USAID

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të ndërsjella si dhe për të ...
Shko te lajmet

AKK, takim me Shoqatën e Bankave

Me qëllim të prezantim të modulit për regjistrimin automatik të ...
Shko te lajmet

APLIKACIJE

CENOVNIK

« Nazad

AKK, takim me shoqatën e bankave

Në vazhdën e aktiviteteve dhe përkrahjes që Agjencia Kadastrale e Kosovës në vazhdimësi po i jep procesit të legalizimit të objekteve pa leje, sot në një takim të përbashkët me Shoqatën e Bankave të Kosovës u diskutua edhe mundësa e thjeshtësimit të procedurave dhe shkurtimit të kohës për legalizimin e objekteve që janë në prona të hipotekuara. Nga ana e AKK-së kjo çështje tashmë është trajtuar dhe për detaje tjera teknike e sqarime shtesë ligjore do jepen në takimin e radhës me përfaqësues ligjor të bankave dhe atyre të AKK-së, i cili do realizohet javën tjetër.
Kërkesë e institucioneve bankare ishte edhe mundësia e lehtësimit të procedures për regjistrimin, modifikimin dhe fshirjen e hipotekave, zhvillim ky që tashmë është realizuar nga ana e AKK-së dhe pritet implementimi nga ana e bankave në sistemet e tyre në një afat sa më të shkurtë kohor.
Me krijimin e kësaj lidhjeje mes Regjistrit të të drejtave pronësore dhe sistemeve bankare, procedura e regjistrimit, modifikimit dhe fshirjes së hipotekave do të thjeshtësohet shumë, do shkurtohet koha e azhurnimit dhe do ulet maksimalisht mundësia eventuale e gabimeve në regjistrimin e tyre.
Në takim Agjencia Kadastrale e Kosovës u përfaqësua nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti, u.d Drejtori i Drejtorisë pë Kadastër z. Korab Ahmetaj, ekspertet për kadastër z-nja Drenushë Januzaj dhe z-nja Leonora Sylejmani dhe eksperti i lartë ligjor z. Nadir Shyqeriu, ndërsa shoqata e bankave u përfaqësua nga z. Petrit Balija, z. Ramë Bajraktari dhe z. Kreshnik Kosumi të cilët u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe takimet në të ardhmen të jenë edhe më të shpeshta.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE