Punëtori për Udhëzimet Administrative

Agjencia Kadastrale e Kosovës është në proces të disa reformave...
Sve vesti

AKK, takim me ZKK Gjakovë

Sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv...
Sve vesti

AKK, punëtori për Direktivën INSPIRE

Nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe me pjesëmarrje ...
Sve vesti

AKK, takim me "Kartverket" norvegjez

Si rezultat i takimit të datës 30 shtator mes Kryeshefit të Agjencisë ...
Sve vesti

Ambasadori norvegjez viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Qeveria Norvegjeze, respektivisht...
Sve vesti

IKIH, bashkëpunim me homologët koreanë

Agjencia Kadastrale e Kosovës e udhëhequr nga Kryeshefi...
Sve vesti

AKK, takim i rëndësishëm me Bankën Botërore

Në kuadër të aktiviteteve të parapara gjatë qëndrimit të delegacionit...
Sve vesti

Takim bilateral, e-Qeverisja dhe prona

Me qëllim të prezantimit të gjendjes aktuale në Republikën e Kosovës...
Sve vesti

Pronë dhe GIS, takim me institucionet koreane

Në kuadër të aktiviteteve të parapara për ditën e dytë të vizitës...
Sve vesti

AKK, vizitë zyrtare në Seul

Një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës...
Sve vesti

Takim përmbyllës me Bankën Botërore

Pas takimeve intensive disaditore mes përfaqësuesve të Bankës Botërore...
Sve vesti

Delegacion i Bankës Botërore në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës është përfituese dhe implementuese...
Sve vesti

Ndryshime në udhëzime administrative për adresat

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi..
Sve vesti

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim regjional IKIH

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës...
Sve vesti

AKK, bashkëpunim me IKAP

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti...
Sve vesti

AKK- USAID, trajtimi i objekteve pa leje

Me qëllim të ngritjes së shkallës së bashkëpunimit në fusha...
Sve vesti

Skanimi, takime në Viti e Kamenicë

Një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke...
Sve vesti

Aplikacije

« Nazad

Ambasadori norvegjez viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Qeveria Norvegjeze, respektivisht Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket", është ndër përkrahësit më të mëdhenj profesional dhe financiar të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2001 e deri më tani. Për këtë arsye, me tu emëruar në pozitën e Ambasadorit të Mbretërisë Norvegjeze në Republikën e Kosovës, z. Jens Erik Grøndahl zgjodhi pikërisht Agjencinë Kadastrale të Kosovës si një ndër institucionet e para publike për të vizituar. Në takimin e mbajtur me datë 30 shtator 2019 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nën organizmin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, Ambasadori Norvegjez kishte mundësinë që për së afërmi të njihet me rezultatet e arritura nga përkrahja e tyre në Agjenci, përmes prezantimeve interaktive dhe profesionale të përgatitura nga Kryeshefi Ahmeti me bashkëpunëtorë. Kryeshefi Ahmeti prezantoi aplikacionet dhe sistemet bazë mbi të cilat mbështeten punët primare që kryen Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, përfshi pjesën tekstuale dhe grafike të tij, pastaj Sistemin e Unifikuar të Adresave, investimet e bëra në teknologjinë e informacionit në AKK, përfshi Gjeoportalin Shtetëror, dhomën e serverëve e ngjashëm. Po ashtu, në takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia gjatë kryerjes së punëve të përditshme, me theks të veçantë nevoja për një ligj të ri për kadastër i cili do të vertikalizonte sistemin kadastral duke vendosur Zyrat Kadastrale Komunale nën ombrellën e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, mungesa e personelit, implementimi i Sistemit të Unifikuar të Adresave në tërë territorin e Republikës së Kosovës, pastaj tentimet e Agjencisë për përfshirjen e komunave Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq nën sistemin zyrtar kadastral të Republikës së Kosovës, e ngjashëm. Ambasadori  Grøndahl, i shoqëruar në takim edhe nga z. Helge Onsrud, Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim me Jashtë në Autoritetin Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" dhe z-njën Sonila Jazo, Këshilltare e "Kartverketit" në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u shpreh i kënaqur me të arriturat në Agjenci. Ai po ashtu u zotua se do të jetë një përkrahës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, si dhe premtoi mbajtjen e kontakteve të rregullta mes Ambasadës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Sa i përket vazhdimit të përkrahjes, norvegjezët u zotuan që të vazhdojnë kontaktet me Agjencinë për të identifikuar nevojat më urgjente dhe pastaj të trajtojnë mundësitë për vazhdim të përkrahjes financiare. 



SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

BASHKËPUNIM NDËRKOMBETAR