Vesti

20 vjetori i hapjes së zyrës së Bankës Botërore

Me qëllim të shënimit të  20 vjetorit të hapjes së Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë me me ftesë të Drejtorit të kësaj Zyre z. Marko Mantovaneli, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti me datë 20 Nëntor morri pjesë në një ceremoni solemne për shënimin e kësaj date. Përndryshe, në ceremoni pati disa fjalime rasti kushtuar bashkëpunimit të Bankës Botërore me institucione të Republikës së Kosovës dhe u prezantuan disa nga rezultatet e këtij bashkëpunimi. Agjencia Kadastrale e Kosovës është një nga përfitueset e projekteve të financuara Banka Botërore, qoftë në formë kredie qoftë në formë granti. Aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke e implementuar projektin e Bankës Botërore për Regjistrimin e Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë të të Dhënave Gjeohapësinore (REGIP), projekti ky pasues i projektit RECAP i cili po ashtu në fokus kishte regjistrimin e pronës në kadastër.   


Udhëzime Administrative nga fusha e kadastrës dhe regjistrimit të pronës

Prishtinë, 15 nëntor – Në një ceremoni të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, dhe me prezencën e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Fatmir Matoshi, sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është bërë nënshkrimi i gjashtë Udhëzimeve Administrative nga fusha e kadastrës dhe regjistrimit të pronës,  të cilat siç u tha edhe nga vetë Ministri Matoshi, do të ngritin kualitetin e produkteve dhe shërbimeve kadastrale dhe pronësore që Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale dhe Kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar u ofrojnë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.  Pas nënshkrimit të këtyre Udhëzimeve Administrative z. Matoshi përmendi disa nga përfitime e menjëhershme për qytetarët, duke veçuar shmangien e procedurave burokratike, standardizimin e çmimeve për produkte dhe shërbime kadastrale të cilat ofrohen nga Zyrat Kadastrale Komunale, Kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, krijimin e bazës ligjore për ofrimin e produkteve online, pastaj lehtësim në ndarje e bashkim të parcelave nga pronarët, e ngjashëm. "Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative, janë standardizuar çmimet për produkte dhe shërbime të cilat u ofrohen qytetarëve, ngritën kriteret për licencim të gjeodetëve dhe kompanive gjeodete, e  paralel me to edhe kualiteti i shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu eliminohen pengesat për ndarjen dhe bashkimin e parcelave në zonat urbane", tha z. Matoshi duke shtuar po ashtu se e interesit ka qenë që zyrtarëve nëpër Zyra Kadastrale të Kosovës të u jepet më shumë kohë për trajtimin e kërkesave të qytetarëve në zyra, duke bartur kështu disa nga kompetencat e tyre, sidomos ato për ndarje dhe bashkim të parcelave, te Kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar. Ndërsa edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, potencoi se që nga marrja e mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv ka qenë i angazhuar në identifikimin e sfidave në fushën e kadastrës, gjeodezisë dhe të drejtave pronësore, si dhe në gjetjen e mjeteve për tejkalimin e këtyre sfidave. "Gjatë këtij viti përveç projekteve kapitale, kemi finalizuar draftet për dy projekt Ligje që rregullojnë fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës, respektivisht Ligjin për Kadastër dhe Ligjin për Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore,  si dhe kemi avancuar 11 akte nënligjore, 6 prej të cilave po nënshkruhen sot dhe kanë të bëjnë me fushën e kadastrës dhe gjeodezisë dhe 5 të tjera që e mbulojnë fushën e regjistrit dhe sistemit të adresave e që besoj se do të nënshkruhen në ditët në vijim", tha z. Ahmeti duke theksuar se ka edhe besim që Qeveria në ardhje do të përkrahë Agjencinë me shtyrjen përpara të e dy projekt Ligjeve të përmendura sipër. "Ligji i ri për kadastër parasheh riorgaizimi e sistemit kadastral në nivel vendi, ndërsa ky riorganizim do të shënojë një kapitull të ri për kadastrën e Kosovës, pra një reformë rrënjësore, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe duke ulur në minimum mundësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke eliminuar dukuritë negative sikurse është korrupsioni", tha në fund të takimit z. Ahmeti. Përndryshe, draftimi i këtyre Udhëzimeve Administrative i është nënshtruar një procesi gjithëpërfshirës mes ekspertëve vendor e ndërkombëtar, me përfshirjen e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve dhe atë të Noterëve, si dhe pas diskutimeve me ekspertë nga Banka Botërore, USAID-i dhe ekspertët norvegjez. Përndryshe, Udhëzimet Administrative të nënshkruara sot janë Udhëzim Administrativ për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës, Udhëzim Administrativ për matjet kadastrale për regjistrim në kadastër, Udhëzim Administrativ për ndarjen e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, Udhëzim Administrativ për ndarjen e zonave kadastrale, Udhëzim Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve dhe Udhëzim Administrativ për tarifat dhe produktet e Agjencisë Kadastrale.

 


AKK, takim me kryetarin e Shoqatës së Gjeodetëve

Agjencia Kadastrale e Kosovës kohë më parë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës, qëllimi i të cilit ka qenë ngritja e bashkëpunimit mes dy institucioneve, koordinimi për punë të interesit të përbashkët, e ngasjhëm. Po ashtu, si rezultat i këtij memorandumi është kërkuar që takimet mes përfaqësuesve të institucioneve të jenë në baza të shpeshta. Nisur nga kjo, sot Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti priti në takim Kryetarin e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës z. Murat Hoxha, për të diskutuar rreth aktiviteteve të institucioneve respektive. Fillimisht z. Hoxha prezantoi aktivitetet rreth jubileut 50 vjeçar të shkollës së parë të gjeodezisë  , ndërsa z. Ahmeti premtoi përkrahje për këto aktivitetet aty ku i jepet mundësia Agjencisë. Pastaj, pikë e takimit ishte edhe diskutimi rreth reformave ligjore, respektivisht avancimi i Udhëzimeve Administrative që rregullojnë fushën e gjeodezisë e kadastrës, ndërsa udhëheqësit e institucioneve u dakorduan që të veprojnë të koordinuar në këto çështje. Po ashtu, kryeshefi i AKK informoi z. Hoxha për dy dokumente të rëndësishme të cilat është duke i zhvilluar Agjencia, Kornizat e punës dhe Plani i biznesit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe ofroi dhe kërkoi bashkëpunim në zhvillimin e këtyre dy dokumenteve strategjike, duke theksuar se interesi i Shoqatës së Gjeodetëve patjetër se do të merret parasysh gjatë përpilimit të tyre. Në fund, të dy prijësit e institucioneve respektive u pajtuan që bashkëpunimi dhe takimet profesionale të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

  


Inspektime të rrjeti Shtetëror Gravimetrik

Agjencia Kadastrale e Kosovës si institucion qendror për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave gjeodezike ka ndërmarrë aktivitetet e zhvillimit te rrjetit gravimetrik për tërë territorin e Republikës së Kosovës, si bazë për përcaktimin e gjeoidit lokal shtetëror. Ky rrjet do të mundësojë që nga matjet më teknologjinë GNSS të fitohen lartësitë ortometrike të një saktësie dhe besueshmërie të lartë. Rrjeti Gravimetrik do të shërbejë edhe në përcaktimin e Sistemit Referent të Lartësive, projekt i cili do të realizohet në dy vitet te ardhshme. Ndërsa me qëllim të monitorimit të ecurisë së projektit, një ekip profesionistësh i Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti kanë ndërmarrë një vizitë në terren gjatë të cilës është konstatuar se nga gjithsejtë 2442 pika të parapara të rrjetit, deri tani janë matur rreth 40% të tyre, ndërsa i tërë projekti pritet që të përfundojë në afatin e paraparë, në qershor të vitit 2020.  Projekti "Rrjeti Shtetëror Gravimetrik në Republikën e Kosovës", është hartuar nga ekspertë të AKK-së në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër "Kartverk".

 


Metodologjia për Hartim e Strehim të Romëve

Projekti  për Integrimin i Romëve që financohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet  në bashkëpunim me  Këshillin  Rajonal  për Bashkëpunim në koordinim me Zyrën për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit, në bashkë organizim me homologët e shteteve të regjionit kanë organizuar konferencën rajonale "Metodologjia Rajonale për Hartimin e Strehimit të Romëve" e cila u mbajt më 05 nëntor 2019 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë në të cilën morën pjesë rreth 60 zyrtarë të pushtetit qendror dhe lokal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare nga rajoni i zgjerimit të BE, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte fillimi i hartografimit të shtëpive ku jetojnë Romët në rajon, duke paraqitur dhe diskutuar një metodologji rajonale për hartografimin, krijimin e një grupi rajonal të punës dhe fillimin e një procesi të pilotimit në dy komuna për ekonomi, me qëllim të identifikimit të nevojave për këtë kategori të shoqërisë si dhe mundësitë e investimit të Komisionit Evropian për përmirësimin e kushteve të jetesës. Konferenca të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen si dhe pritet të fillohet edhe me pilot projekte lidhur me metodologjinë e prezantuar në këtë konferencë.


Prikaz 1 - 5 od 120 rezultate.
Artikli po strani 5
od 24