Vesti

Skanimi, takime në Viti e Kamenicë

Një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke monitoruar implementimin e projektit "Skanimi i Dokumenteve Arkivore për Zyrat Kadastrale", dhe për këtë arsye janë vizituar Zyrat Kadastrale Komunale në Viti dhe në Kamenicë. Në Komunën e Vitisë ekipi i AKK-së u prit nga drejtoresha për Gjeodezi dhe Kadastër z-nja Majlinda Ostrogllava.  Ajo së bashku me bashkëpunëtorë njoftuan mbi mbarëvajtjen e rregullt të punës në skanimet e dokumenteve kadastrale, si dhe shprehën gatishmërinë që të japin mbështetjen e tyre që ky proces të shkoj sa më mirë.  Po ashtu gjatë vizitës në këtë Komunë ekspertët e AKK monitoruan nga afër skanimin e dokumenteve nga Kompania përgjegjëse për skanim, dhe u konstatua që procesi po zhvillohet sipas planit dinamik. Menaxherja e projektit Ajshe Gashi iu prezantoj disa gabime dhe dha disa vërejtje më të shpeshta duke iu referuar raporteve që janë bërë nga zyrtarët e AKK-së në mënyrë që këto gabime mos të përsëriten më. Po ashtu nga drejtoresha për gjeodezi dhe kadastër u kërkua të caktohet një zyrtarë komunal, që të jetë i pranishëm në zyrën e skanimeve për ti asistuar në proces. Ndalesa tjetër gjatë kësaj vizite ishte në Komunën e Kamenicës ku ekipi i AKK-së  u prit nga Drejtoresha për Gjeodezi dhe Kadastër z-nja Krenare Mavriqi. Gjatë monitorimit të punëve u konstatua që njëri nga dy skenerët që gjenden në zyre nuk punon dhe është i vjetër, ndërsa u konstatua nevoja që i njëjti të zëvendësohet me të ri. Po ashtu, gjatë vizitës në Kamenicë u konstatua se stafi i përfshirë në skanim, ka nevojë për trajnim shtesë.


AKK, diskutim mbi buxhetin

Me qëllim të diskutimit mbi shkallën e realizimit të buxhetit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për vitin 2019 dhe mbi projektet e parapara për implementimit për vitin 2020, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti ka mbajtur një takim pune me drejtorët e drejtorive të AKK-së dhe me ekspertët financiar dhe të prokurimit në AKK. Gjatë takimit u prezantua gjendja e buxhetit, çka është realizuar nga projektet e parapara për realizim për vitin 2019 dhe çka mbetet për tu realizuar deri në përfundim të vitit. Sa i përket ecurisë së projekteve kapitale si Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Skanimi dhe indeksimi i dokumenteve arkivore nëpër ZKK, migrimi i të dhënave, e ngjashëm u konstatua se ato po zhvillohen konform planit dinamik dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të parapara. Për projektet e mbetura, si pajisje me pajisje për TI, krijimi i disa ueb aplikacioneve të reja,  planifikimi i tyre po shkon sipas parashikimeve dhe pritet që të njëjtat të përfundojnë po ashtu brenda këtij viti, që do të rezultonte me shkallë të kënaqshme të realizimit të buxhetit. 


Ecuria e skanimit të dokumenteve arkivore

Një nga projektet kapitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që është duke u implemnentuar është Skanimi dhe indeksimi i dokumenteve arkivore nëpër zyrat kadastrale komunale. I njeti është duke u zhvilluar sipas planit të paraparë dinamik, ndërsa nga data e fillimit të projektit të skanimit e deri me datë 14.08.2019 janë skanuar 384263 faqe, si vijon:
Në komunën e Ferizajt, janë skanuar 285488 faqe nga 608305 faqe të parapara për skanim;
Në komunën e Vitisë , janë skanuar 13492 faqe nga 27512 faqe të parapara për skanim;
Në komunën e Kaçanikut, janë skanuar 28524 faqe nga 94918 faqe të parapara për skanim;
Në komunën e Kamenicës, janë skanuar 19399 faqe nga 228029 faqe të parapara për skanim;
Në komunën e Shtimes, janë skanuar 37090 faqe nga 112932 faqe të parapara për skanim;
Ndërsa në total nga 1071696  faqe të parapara për skanim, janë skanuar 383993 faqe.
Ndërsa, edhe krahas disa sfidave teknike, parashihet që projekti të përfundoj me sukses dhe brenda planit të paraparë. Përndryshe, nga ky projekt do të ngritët edhe kualiteti dhe shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.


AKK takim me KRU “Gjakova”

Zyrtarë të  Agjencisë Kadastrale të Kosovës përkatësisht stafi nga projekti IMPULS, kanë mbajtur një takim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova" SH.A.  dhe zyrtarë të KRU "Gjakova". Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i të të dhënave Gjeohapësinore të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit,  që i përkasin temës " Shërbimet Publike Komunale Qeveritare" nga direktiva "INSPIRE",  për prezantim në  Gjeoportalin Shtetëror. Në parim të dyja palët u dakorduan që bashkëpunime të tilla janë mjaft të rëndësishme si për qytetarin e Kosovës ashtu edhe për institucionet,  që të prezantohen të dhënat që Kompania Rajonale e Ujësjellësit " Gjakova" posedon dhe mirëmban, mirëpo kësaj marrëveshje do ti paraprijë  kërkesa zyrtare nga kryeshefi i AKK-së z. Avni Ahmeti, për shkëmbimin e të dhënave përkatëse. Ndërsa  në fund të këtij takimi u potencua se është e rëndësishme të prezantohen këto veçori si :  Linja e gypit kryesor, linja e gypit shpërndarës,  linja gypit furnizues, rrjeti i kanalizimit fekal, rrjeti i ujërave atmosferike si dhe ujëmbledhëset.
Takime dhe bashkëpunime të tilla janë të mirëseardhura për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.  


Takim bashkëpunimi në mes të AKK–së, dhe KOSTT

Përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), sot më datë 08.08.2019 mbajtën takim pune me përfaqësues nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), me qëllim të shkëmbimit të të dhënave gjeohapësinore që mirëmban KOSTT për prezantim në gjeoportalin shtetëror në kuadër të temës "Shërbimet publike komunale dhe qeveritare" nga direktiva "INSPIRE". Në takim me menaxherin e zyrës për zhvillim dhe planifikim z. Gazmend Kabashi dhe zyrtarët tjerë nga KOSTT u dakorduam që të dorëzohen të dhënat gjeohapësinore rreth rrjetit elektrik të transmisionit, përkatësisht linjat 400kV, 220 kV dhe 110 kV, shtyllat përkatëse dhe nënstacionet.